Turizmi nuk e ndal ritmin - 95% më shumë netë qëndrime në hotele nga të huajt gjatë Prillit

Shifrat e strukturave akomoduese të publikuara nga “Instituti i Statistikave” tregojnë se turizmi në vend ka patur një ecuri mjaft pozitive përgjatë katër muajve të parë të vitit. Të dhënat për muajin prill sërish flasin për një rekord si të numrit të vizitorëve ashtu edhe të numrit të netë qëndrimeve, nëse do ta krahasonim me të njejtin muaj të viteve të kaluara.
Në prill janë regjistruar gjithsej 115,033 vizitorë. Kjo shifër është jo vetëm më e lartë se prilli i vitit 2022 dhe 2021, por ka tejkaluar edhe prillin e vitit 2019-të dhe 2018-të, të cilët regjistronin rreth 103 mijë dhe 145 mijë vizitorë gjithsej. Po t’i analizojmë sipas tipologjisë së tyre, numri i turistëve vendas për muajin prill ka shënuar rritje me 26.5%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë dhe regjistrohen në rreth 47 mijë. Nga ana tjetër, numri i vizitorëve të huaj llogaritet gjithsej në rreth 67.6 mijë dhe rritja vjetore është 85.6%. Në total, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 55.6%, në krahasim me të njejtin muaj të një viti më parë.
Numri i netë qëndrimeve në total është rritur me 81%, krahasuar me prillin e një viti më parë, ndërkohë që nëse e analizojmë sipas tipologjisë, netë qëndrimet nga vizitorët vendas paraqiten me rritje deri në 62.6%. Në shifra absolute numri i netë qëndrimeve gjithsej për muajin prill të vitit 2023 është regjistruar në 250,769 ndërkohë sipas tipologjisë së tyre janë regjistruar rreth 96 mijë netë qëndrime nga vizitorë të vendas, dhe 154 mijë netë qëndrime nga vizitorë të huaj, të cilat janë rritur me 94.9%. Shifrat që nga viti 2018-të tregojnë se numri i netë qëndrimeve për prillin e këtij viti ka prekur rekord, krahasuar me të njejtin muaj të 6-të viteve më parë.
Vizitorët e huaj të cilët kanë zgjedhur si destinacion Shqipërinë për muajin prill të këtij viti janë kryesisht nga Kosova dhe zënë rreth 17%, Italia me 9.2%, Gjermania me 6.9%, Anglia me 3% dhe Turqia me 2.3%.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Raporti i WMO: Ngrohja globale në Europë po përparon më shpejt se sa pritej!
Sipas raportit vjetor të Organizatës Botërore Meteorologjike dhe rrjetit Europian Copernicus, temperatura mesatare në kontinentin e vjetër është 2.3 gradë më e......

Nafta, e qëndrueshme pranë 76 USD - Mbështetet nga ulja e interesave të kredive në Kinë
Nafta Brent e Londrës po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa nafta Bruto amerikane po qëndron në rënie me rreth 1%, për shkak se Banka Qendrore......

Tregu monetar, i qëndrueshëm - Investitorët presin inflacionin në Britani dhe takimin e Bankës së Anglisë
Dollari amerikan po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë preku nivelin më të lartë në 7 muajt e fundit përballë jenit......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë globale
Bursat europiane janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi besimi i investitorëve vijon të jetë i dobët. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur......

Importet e naftës ruse të BE-së bien me 90% si rezultat i ndalimeve gjithëpërfshirëse!
Si rezultat i ndalimeve gjithëpërfshirëse të vendosura si reagim ndaj luftës në Ukrainë, importet e bllokut të naftës ruse janë ulur me 90% në harkun kohor të......

Qeveria gjermane bie më në fund dakord për ligjin e emigracionit për punëtorët e kualifikuar!
Grupet parlamentare të SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së kanë rënë dakord për ndryshimet e fundit në ligjin për imigrimin e punonjësve të kualifikuar. Siç......

Valutat kryesore sërish në 'të kuqe' – Dobësohen ndjeshëm Dollari, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish zbritje të ndjeshme të kuotës pas një rikuperimi të lehtë që pati ditën e hënë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 97.9......

Rikuperimi i euros zgjat vetëm një javë, bie përsëri - E mbylli fundjavën në kuotën mesatare 108.19, por u “zgjua” të hënën 107.97 lekë
Ka zgjatur vetëm pesë ditë ringritja e euros në raport me lekun. Dita e parë e kësaj jave ka rikthyer nënçmimin në Shqipëri të monedhës evropiane, trend që ka......