Transporti ajror vazhdon të vuajë pandeminë. Numri i pasagjerëve ulet me 57% krahasuar me vitin 2019

Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave bëjnë me dije se transporti të pasagjerëve, është rritur ndjeshëm si në rrugë detare po ashtu edhe në rrugë ajrore e hekurudhore, krahasuar me një vit më parë. 132 181 është numri i pasagjerëve gjithsej i regjistruar gjatë prillit të këtij viti, ku nga këto pasagjerë, 101.354 kanë udhëtuar në rrugë ajrore, 30.413 në rrugë detare dhe 414 me hekurudhë. Transporti i pasagjerëve në rrugë ajrore dominon duke u rritur kështu me gati 25,4 herë po ta krahasojmë me prillin e vitit 2020 dhe duke zënë 76,7% të transportit gjithsej. Megjithatë kemi një ulje të ndjeshme krahasuar me vitin 2019, ku shifrat sinjalizojnë se numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është ulur me 59%, ai me linjë ajrore me 57% dhe në linjë hekurudhore është ulur me 93%. Krahasuar me një muaj më parë, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë ajrore ka pësuar rrritje. Në mars regjistroheshin 82 872 pasagjerë në linjë ajrore, një rritje kështu këtë muaj me gati 22.3%. Nëse do të flisnim për tremujorin e parë të vitit 2021, numri i pasagjerëve rezulton më i ulët se gjatë katërmujorit të parë të vitit të kaluar, si në rrugë detare ashtu edhe në rrugë ajrore. Vetëm transporti i pasagjerëve me hekurudhë ka pësuar rritje krahasuar me vitin 2020.
Volumi i mallrave në rrugë detare, të ngarkuara dhe shkarkuara në porte, në muajin prill të vitit 2021 është 451,6 mijë ton, duke u rritur 27,7% krahasuar me prillin e vitit 2020. Të dhënat tregojnë se transporti detar dominon krahasuar me llojet e tjera të transportit. Në muajin Prill 2021, volumi i mallrave të transportuara me ajër është 161 ton, duke u rritur 2 herë, ndërsa volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 2.333 mijë ton-kilometër, duke u rritur 3,1 herë, krahasuar me të njejtin muaj të një viti më parë. Sipas informacionit të publikuar nga INSTAT po të flasim në terma katërmujorë volumi i mallrave shënon një rritje me 18,1%, krahasuar me katërmujorin e parë të vitit 2020.
Sa i përket importit dhe eksportit të mallrave vendi ynë ka hasur një rritje të përgjithshme të tyre në të gjitha llojet e transportit kryesisht atij detar dhe rrugor. Vlera totale e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 91,6 mld lekë dhe 46,8% e tyre janë transportuar në rrugë detare.
Sondazh

Marsi rrit transaksionet pa para,- Transaksionet në POS dhe homebanking rriten me 22% dhe 12.8%
Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, të cilat i referohen muajit mars, flasin për një rritje të ndjeshme të transaksioneve, si në numër ashtu edhe në......

Kartat bankare prekin rekord të ri, arrijnë në 1.3 mln në T1, "kërcen" kërkesa për karta krediti
Numri i kartave bankare në qarkullim në vendin tonë ka prekur shifrën e rreth 1 milionë e 305 mijë të tillave në tremujorin e parë të vitit. Në fUnd të......

Pandemia uli lehtë vdekjet nga vetëvrasja. Gjirokastra dhe Vlora në vend të parë
INSTAT ka bërë publike së fundmi statistikat për shkaqet e vdekjeve si pasojë e vetëvrasjes për vitin 2020. Në analizë është marrë periudha 2012-2020 për të......

Lëvizjet e shtetasve, gjatë muajit prill 18 herë më shumë të huaj se një vit më parë
Statistikat e lëvizjes së shtetasve për muajin Prill të këtij viti, të publikuar nga Instituti i Statistikave, paraqesin një rritje të këtij treguesi krahasuar......

Shpenzimet për shëndetësinë dhe strehimin rriten nga 20%-41% në T1 të vitit, bien vetëm ato për argëtimin
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka përditësuar të dhënat për tremujorin e parë për vitin 2021 sa i përket “Shpenzimeve sipas klasifikimit funksional”, në......

Ekskluzive/ Raporti i zgjeruar i Moody`s për Shqipërinë, - Përmirësohet në ba2 nota e ekonomisë, vlerësim për rezultatin e 25 prillit
“Scan Intelligence Unit” ka siguruar ekskluzivisht raportin e zgjeuar të agjencisë së vlerësimit të kreditit, Moody`s, që shoqëron vendimin për të mbajtur të......

Indeksi i Cilësisë së Elitave,- Shqipëria e 77-ta në botë, me cilësi mesatare
Fondacioni për krijimin e vlerave (The Foundation for Value Creation) ka publikuar së fundmi “Indeksin e Cilësisë së Elitave 2021” (The 2021 Elite Quality......

Moody`s mban të pandryshuar notën e Shqipërisë Në B1 me perspektivë të qendrueshme, falë menaxhimit të krizës dhe sektorit bankar
Agjencia e vlerësimit të kreditit, Moody`s ka mbajtur të pandryshuar notën e borxhit sovran të Shqipërisë, në B1 me perspektivë të qendrueshme. Vendimi për të......