Shqipëria Postuar më 26 Maj 2021, 09:33

Kartat bankare prekin rekord të ri, arrijnë në 1.3 mln në T1, "kërcen" kërkesa për karta krediti

Nga SCAN TV
Kartat bankare prekin rekord të ri, arrijnë në 1.3 mln në

Numri i kartave bankare në qarkullim në vendin tonë ka prekur shifrën e rreth 1 milionë e 305 mijë të tillave në tremujorin e parë të vitit. Në fUnd të tremujorit të katërt të vitit të kaluar, kjo shifër fiksohej pranë 1 milionë e 264 mijë. Krahasuar me tremujorin paraardhës, rritja fiksohet në masën 3.4% tregojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Gjatë të gjithë vitit të kaluar ndërkohë, rritja ishte në masën 5.1%. Në rast se e njëjta tendencë do të vihet re gjatë tremujorëve pasardhës, atëherë 2021 do të shënonte një rekord të ri historik sa i përket termave të rritjes.

Po t`i shohim të dhënat sipas tipoligjisë së kartave bankare ndërkohë, pra krediti apo debiti, vëmë re se kartat e kreditit i janë rikthyer termave të rritjes, pas një kontraktimi të ndjeshëm gjatë vitit të kaluar, atë të pandemisë. Madje, rritja e këtyre kartave gjatë tremujorit të parë të vitit është ën masën 8%, përtej rritjes vjetore të të gjithë vitit 2019. Kjo rritje është më e madhe edhe se ajo e kartave të debitit, prej 3.1%, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Pavarësisht kësaj rritje, kartat e debitit mbeten ndjeshëm më të preferuara se ato të kreditit, rreth 1 milionë më shumë, ose 9.5 herë.

Ndërkohë, po të vlerësojmë termat e rritjes në tremujorin e parë të vitit sipas llojit të qarkut, Mastercard, Visa apo American Express vëmë re se vetëm Mastercard regjistrohet në rritje gjatë tremujorit të parë të këtij viti, me 7.3%. Kartat Visa kanë rënë me 0.2% krahasuar me fundin e vitit të kaluar, ndërkohë që ato American Express regjistrojnë një rënie prej 5.4%, tregojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat