Indeksi i Cilësisë së Elitave,- Shqipëria e 77-ta në botë, me cilësi mesatare
Fondacioni për krijimin e vlerave (The Foundation for Value Creation) ka publikuar së fundmi “Indeksin e Cilësisë së Elitave 2021” (The 2021 Elite Quality Index). Ky indeks është një renditje globale e 151 vendeve të ndërtuara mbi nocionin e 'cilësisë së elitës'. Cilësia e elitës kuptohet si ndikimi i përgjithshëm i modeleve elitare të biznesit pasi ato çojnë në krijimin e vlerës pozitive ose negative në tregun ekonomik. Po çfarë kuptojmë me elitat? Elitat janë grupe të ngushta, të koordinuara me modele biznesi që grumbullojnë me sukses pasurinë. Ato janë koalicione dominuese dhe funksionojnë si modele të larta biznesi. Ky indeks përdor të dhëna nga 107 tregues për të vendosur renditjen krahasuese të cilësisë së elitës për 151 vende të botës ku mes tyre gjendet edhe Shqipëria. Në kuadër të të dhënave për elitën e secilit vend të shohim se si pasqyrohet vendi ynë sa i përket qëndrueshmërisë së modeleve elitare të biznesit. Shqipëria renditet mes vendeve që kanë cilësi të mesme të elitave të biznesit, konkretisht në vendin e 77-të, duke grumbulluar 47.2 pikë dhe duke lënë pas vende të europës e botës, si Turqia, Brazili, Armenia. Nga të dhënat e pasqyruara, sa i përket cilësisë së elitave të biznesit në Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit, shohim se vendi ynë ka lënë pas Bosnje Hercegovinën, e cila renditet e 114-ta me një total prej 43 pikësh. Në këtë indeks nuk gjejmë të renditur Kosovën dhe Malin e Zi. Serbia dhe Maqedonia e Veriut qëndrojnë para Shqipërisë në këtë renditje, ku Serbia renditet në vendin e 70, pra 7 vende para vendit tonë dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 59, duke lënë pas vendet e rajonit.
Sa i përket elitave të bisnesit me cilësi më të lartë, në vend të parë qëndron Singapori me rreth 68 pikë, e ndjekur nga Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe Hollanda. Ndërsa ndër vendet me cilësinë më të ulët të elitave të bianësit shohim të renditur vende si Siria, Libia, Irani e Iraku.
Sondazh

Moody`s mban të pandryshuar notën e Shqipërisë Në B1 me perspektivë të qendrueshme, falë menaxhimit të krizës dhe sektorit bankar
Agjencia e vlerësimit të kreditit, Moody`s ka mbajtur të pandryshuar notën e borxhit sovran të Shqipërisë, në B1 me perspektivë të qendrueshme. Vendimi për të......

25.8% më shumë vdekje gjatë 2020-ës. Covid-19 rrit me 4.5 herë vdekshmërinë nga sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes
INSTAT ka publikuar të dhënat e fundit mbi shkaqet e vdekshmërisë në vend për vitin 2020, të cilat përfshijnë të dhënat mbi vdekshmërinë meshkuj dhe femra,......

Pakësohen azilantët shqiptarë, 11.2% më pak kërkesa gjatë marsit të vitit 2021 se një vit më parë
Të dhënat e marsit nga “Zyra Europiane për mbështjen e azilantëve” tregojnë një ulje të kërkesave për azil të shqiptarëve në një prej shteteve të Bashkimit......

Shqipëria dhe rajoni në fokus të kompanive europiane, - Raporti i Institutit të Vienës: Kompanitë europiane duan të lëvizin. Farmaceutika, automotivet dhe IT janë “gati”
Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare ka publikuar së fundmi një raport të zgjeruar për mundësinë e “artë” që ka Shqipëria së bashku me 5......

Veriu bëhet më tërheqës për vendasit, rritet numri i vizitorëve me 47.3% gjatë T1 2021
Instituti i Statistikave ka publikuar së fundmi treguesit statistikorë rreth akomodimit për turizmin shqiptar, tregues të cilët janë përpunuar nga “Scan......

Lista e borxheve të institucioneve, kryesojnë "super ministritë" dhe Bashkitë e qarkut Tiranë, - Presidenca, Bujqësia, KLGJ dhe Bashkia Shkodër, më të "ndershmet"
Detyrimet e prapambetura të institucioneve qendrore dhe institucioneve vendore deri në fund të marsit të këtij viti rezultojnë në rreth 20.7 mld lekë, nga......

Prilli regjistron rekord historik të importit të produkteve farmaceutike dhe të pijeve
Muaji prill i vitit 2021 duket se është një moment interesant sa i takon Tregtisë së Jashtme të mallrave. Gjatë këtij muaji, sipas të dhënave të Institutit të......

Tregtia e jashtme në “rrugën” e duhur. Eksportet dhe importet, rritje me 92,3% dhe 72,9% gjatë muajit Prill 2021
Pandemia dhe kriza ekonomike që e ka shoqëruar atë duket se nuk e vijojnë më ndikimin negativ në tregtinë e jashtme të vendit tonë. Të dhënat më të fundit të......