Veriu bëhet më tërheqës për vendasit, rritet numri i vizitorëve me 47.3% gjatë T1 2021

Instituti i Statistikave ka publikuar së fundmi treguesit statistikorë rreth akomodimit për turizmin shqiptar, tregues të cilët janë përpunuar nga “Scan Intelligence Unit”. Po çfarë tregojnë të dhënat? Ato ndjekin një trend në rritje për tremujorin e parë të vitit 2021, krahasuar me një vit më parë, kjo padyshim për shkak të zbutjeve të masave ndaluese të pandemisë si pasojë e fushatës së vaksinimit. Nga të dhënat e përpunuara, të pasqyruara dhe në grafikun më poshtë shohim se është rritur numri i vizitorëve gjithsej me 6.3%. Nëse do të flisnim për vizitorët rezident ose jo-rezident, gjithashtu edhe këta dy tregues kanë pësuar rritje në tremujorin e parë të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e vitit të kaluar. Numri i vizitorëve vendas është rritur me 10.1%, ndërsa ai i vizitorëve të huaj është rritur me 1.8%.
Nga ana tjetër numri i netë qëndrimeve nuk ka pësuar të njejtin ndryshim si numri i vizitorëve. Numri i netë qëndrimeve gjithsej është ulur me 7,0%, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2020. Ndërsa dy treguesit e tjerë pra numri i netë qëndrimeve nga vizitorë resident është ulur me 16.4%, ndërsa numri i netë qëndrimeve nga vizitorë jo-rezident ka pësuar një ndryshim pozitiv duke u rritur me 7%.
Nga të dhënat sipas rajoneve për numrin e vizitorëve në strukturat akomoduese, shohim se rënien më të madhe krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020 e ka patur rajoni i jugut për vizitorë të huaj me 30.3%. Një rritje të ndjeshme ka pësuar rajoni i veriut për vizitorët rezidentë me 47,3%, e ndërsa për vizitorë jo-rezident ky rajon regjistron ulje me 3,9%. Gjithësesi, sipas INSTAT në tremujorin e parë 2021, numri më i lartë i vizitorëve rezulton në “Rajonin Qendër“
Sondazh

Lista e borxheve të institucioneve, kryesojnë "super ministritë" dhe Bashkitë e qarkut Tiranë, - Presidenca, Bujqësia, KLGJ dhe Bashkia Shkodër, më të "ndershmet"
Detyrimet e prapambetura të institucioneve qendrore dhe institucioneve vendore deri në fund të marsit të këtij viti rezultojnë në rreth 20.7 mld lekë, nga......

Prilli regjistron rekord historik të importit të produkteve farmaceutike dhe të pijeve
Muaji prill i vitit 2021 duket se është një moment interesant sa i takon Tregtisë së Jashtme të mallrave. Gjatë këtij muaji, sipas të dhënave të Institutit të......

Tregtia e jashtme në “rrugën” e duhur. Eksportet dhe importet, rritje me 92,3% dhe 72,9% gjatë muajit Prill 2021
Pandemia dhe kriza ekonomike që e ka shoqëruar atë duket se nuk e vijojnë më ndikimin negativ në tregtinë e jashtme të vendit tonë. Të dhënat më të fundit të......

23% e shqiptarëve në prag të varfërisë, instat publikon të dhënat e 2019-ës
Instituti i Statistikave ka publikuar "Anketën e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës" për vitin 2019, vit para pandemisë, e cila pasqyron nivelin e jetesës në......

Barometri Ekonomik Scan: 31% e familjeve me të ardhura deri në 30 mijë lekë në muaj
Në një tjetër vrojtim të Barometrit Ekonomik Scan të publikuar nga “Radio Televizioni Scan” dhe “Scan Intelligence Unit” në bashkëpunim me “IDRA Research &......

Tkurret popullsia e vendit në T1 2021. Vdekjet "kërcënojnë" lindjet duke i tejkaluar ato me 3 651 persona
Shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e parë të vitit 2021 ka pësuar një rënie po ta krahasojmë me të njejtën periudhë të vitit 2020. Kjo situatë......

17% e deputetëve të ri do të jenë sipërmarrës! Partia Demokratike, me përfaqësimin më të madh
“Scan Intelligence Unit” ka kryer një tjetër analizë në lidhje me kandidatët që janë sipërmarrës, por kësaj here janë marrë në analizë vetëm deputetët që do të......

Shkalla e "Privimit Material" për Shqipërinë llogaritet në 40%, më e larta në krahasim me vendet e rajonit! Vetëm 35% e shqiptarëve mund të bëjnë pushime vjetore
Së fundmi “Radio Televizioni Scan” dhe “Scan Intelligence Unit” në bashkëpunim me “IDRA Research & Consulting” kanë publikuar Barometrin Ekonomik Scan i cili......