23% e shqiptarëve në prag të varfërisë, instat publikon të dhënat e 2019-ës

Instituti i Statistikave ka publikuar "Anketën e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës" për vitin 2019, vit para pandemisë, e cila pasqyron nivelin e jetesës në vendin tonë si dhe varfërinë relative dhe privimin material. Anketa tregoi se për vitin 2019 shkalla e rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri ishte 23.0%, nga 23.4% që pati qenë në vitin 2018. Ky tregues duket që ka pësuar rënie me 0.4 pikë përqindje, pra mund të themi se varfëria relative ka pësuar rënie . Kufiri i varfërisë relative për vitin 2019 shohim se është rritur me rreth 10 mijë lekë, nga 160 mijë lekë në vitin 2018, në 170 mijë lekë gjatë vitit 2019. Sipas Instat, janë gjithsej 659.000 shqiptarë që jetojnë poshtë kufirit të varfërisë relative, 12 mijë më pak krahasuar me vitin 2018. Kjo tregon se numri i individëve në rrezik për të qenë të varfër është ulur.
“Scan Intelligence Unit” gjithashtu ka analizuar Shkallën e privimit material për vitin 2019 duke e krahasuar jo vetëm me vitin 2018, por gjithashtu duke e krahasuar edhe me të dhënat e Barometrit Ekonomik Scan mbi privimin material. Duhet theksuar se metodoloogjia e përdorur në Barometrin Ekonomik është e njejtë me atë të INSTAT dhe EUROSTAT. Sipas të dhënave të Instat, shohim se treguesi për privimin material gjatë vitit 2019 regjistrohet në 37,1% nga 38,3 % i vlerësuar në vitin 2018. Pra shkalla e privimit material ka shënuar një rënie prej 1,2 pikë përqindje. Po ta krahasojmë me të dhënat e Barometrit Ekonomik për tremujorin e parë të vitit 2021, privimi material vlerësohet të jetë në nivelin e 40%, pra një rritje me gati 3 pikë përqindje. Kjo tregon se rreth 40% e familjeve të anketuara nuk përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit material. Vlen të themi se ky tregues paraqitet disi negative sipas të dhënave.
Fakti që varfëria relative ka rënë, mund të interpretohet si një zhvillim pozitiv, por sidoqoftë treguesi i rrezikut të varfërisë në Shqipëri ngelet në vendin e katërt më të lartë në Europë. Vetëm serbët, rumunët dhe malazezët kanë një shkallë më të lartë të varfërisë relative. Vlera më e lartë e varfërisë relative shënohet në Mal të Zi me 24,5%, në Rumani me 23,8 %, në Serbi me 23,2% ndjekur nga Shqipëria me 23,0%. Vlerat më të ulëta të varfërisë regjistrohen në Republikën Çeke, Finlandë, Sllovaki, Slloveni, e ndërsa mesatrja e Bashkimit Europian llogaritet në 16.8%
Sondazh

Barometri Ekonomik Scan: 31% e familjeve me të ardhura deri në 30 mijë lekë në muaj
Në një tjetër vrojtim të Barometrit Ekonomik Scan të publikuar nga “Radio Televizioni Scan” dhe “Scan Intelligence Unit” në bashkëpunim me “IDRA Research &......

Tkurret popullsia e vendit në T1 2021. Vdekjet "kërcënojnë" lindjet duke i tejkaluar ato me 3 651 persona
Shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e parë të vitit 2021 ka pësuar një rënie po ta krahasojmë me të njejtën periudhë të vitit 2020. Kjo situatë......

17% e deputetëve të ri do të jenë sipërmarrës! Partia Demokratike, me përfaqësimin më të madh
“Scan Intelligence Unit” ka kryer një tjetër analizë në lidhje me kandidatët që janë sipërmarrës, por kësaj here janë marrë në analizë vetëm deputetët që do të......

Shkalla e "Privimit Material" për Shqipërinë llogaritet në 40%, më e larta në krahasim me vendet e rajonit! Vetëm 35% e shqiptarëve mund të bëjnë pushime vjetore
Së fundmi “Radio Televizioni Scan” dhe “Scan Intelligence Unit” në bashkëpunim me “IDRA Research & Consulting” kanë publikuar Barometrin Ekonomik Scan i cili......

Kreditë me probleme bien nën 8% - Shifrat e Marsit, rekordi më pozitiv që prej vitit 2009
Sektori bankar në vendin tonë vijon të raportojë shifra mjaft pozitive sa i përket shëndetit financiar. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë......

Barometri Ekonomik Scan: 62% e familjeve shqiptare të pakënaqura me nivelin e jetesës
Barometri ekonomik, produkti i cili vjen për publikun nga Scan Media dhe “Scan Intelligence Unit”, në bashkëpunim me IDRA research , për tremujorin e parë të......

Barometri Ekonomik Scan: më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk munden të kursejnë
Barometri Ekonomik Scan për tremujorin e parë të vitit, i sapopublikuar, përpos Indeksit të Besimit Konsumator gjithashtu prek edhe edhe një sërë çështjesh të......

Barometri Ekonomik Scan: Në 6 muajt e ardhshëm, 6% e shqiptarëve kërkojnë të blejnë shtëpi/pronë
Barometri Ekonomik Scan, veç Indeksit të Besimit Konsumator përfshin edhe një sërë çështjesh të tjera, të cilat lidhen drejtpërdrejtë apo edhe indirekt me......