Barometri Ekonomik Scan: 31% e familjeve me të ardhura deri në 30 mijë lekë në muaj
Në një tjetër vrojtim të Barometrit Ekonomik Scan të publikuar nga “Radio Televizioni Scan” dhe “Scan Intelligence Unit” në bashkëpunim me “IDRA Research & Consulting”, flitet për madhësinë e familjeve shqiptare si edhe për të ardhurat e tyre mujore. Nga të dhënat, shohim se pothuajse gjysma e të anketuarve ose e shprehur në përqindje 46%, kanë deklaruar se familja e tyre përbëhet nga 3 deri në 4 persona. Përqindja më e ulët shkon për familjet me 1 deri në 2 persona, 16% e tyre kanë thënë se janë 1 deri në 2 anëtarë në familjen e tyre dhe 38% janë familje me 5 ose mbi 5 pjestarë.
Referuar sasisë së përgjithshme të të hyrave mujore në familjet shqiptare shohim se të dhënat nuk paraqiten aq pozitive, duke qenë se shpezimet janë në rritje e gjithashtu duke marrë parasysh dhe madhësinë e familjes. Rreth 31% e të anketuarve janë shprehur përmes anketës se të ardhurat e tyre mujore shkojnë në 30 mijë lekë dhe vetëm 9% e tyre kanë të ardhura mujore mbi 100 mijë lekë. Nga të dhënat po ashtu shohim se më pak se një në katër persona ose e shprehur në përqindje 22% e të pyeturve kanë thënë se të ardhurat e tyre mujore prekin vlerën e 31 mijë lekë deri në 50 mijë lekë. Rreth 27% deklaruan të kenë të ardhura familjare midis 50 mijë lekë deri në 70 mijë lekë dhe 12% thanë se kanë të ardhura deri në 100 mijë lekë. Theksojmë se 11% e persona të anketuar kanë hezituar të përgjigjen për këtë pyetje.
Klikoni këtu për të parë raportin e plotë
Sondazh

Tkurret popullsia e vendit në T1 2021. Vdekjet "kërcënojnë" lindjet duke i tejkaluar ato me 3 651 persona
Shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e parë të vitit 2021 ka pësuar një rënie po ta krahasojmë me të njejtën periudhë të vitit 2020. Kjo situatë......

17% e deputetëve të ri do të jenë sipërmarrës! Partia Demokratike, me përfaqësimin më të madh
“Scan Intelligence Unit” ka kryer një tjetër analizë në lidhje me kandidatët që janë sipërmarrës, por kësaj here janë marrë në analizë vetëm deputetët që do të......

Shkalla e "Privimit Material" për Shqipërinë llogaritet në 40%, më e larta në krahasim me vendet e rajonit! Vetëm 35% e shqiptarëve mund të bëjnë pushime vjetore
Së fundmi “Radio Televizioni Scan” dhe “Scan Intelligence Unit” në bashkëpunim me “IDRA Research & Consulting” kanë publikuar Barometrin Ekonomik Scan i cili......

Kreditë me probleme bien nën 8% - Shifrat e Marsit, rekordi më pozitiv që prej vitit 2009
Sektori bankar në vendin tonë vijon të raportojë shifra mjaft pozitive sa i përket shëndetit financiar. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë......

Barometri Ekonomik Scan: 62% e familjeve shqiptare të pakënaqura me nivelin e jetesës
Barometri ekonomik, produkti i cili vjen për publikun nga Scan Media dhe “Scan Intelligence Unit”, në bashkëpunim me IDRA research , për tremujorin e parë të......

Barometri Ekonomik Scan: më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk munden të kursejnë
Barometri Ekonomik Scan për tremujorin e parë të vitit, i sapopublikuar, përpos Indeksit të Besimit Konsumator gjithashtu prek edhe edhe një sërë çështjesh të......

Barometri Ekonomik Scan: Në 6 muajt e ardhshëm, 6% e shqiptarëve kërkojnë të blejnë shtëpi/pronë
Barometri Ekonomik Scan, veç Indeksit të Besimit Konsumator përfshin edhe një sërë çështjesh të tjera, të cilat lidhen drejtpërdrejtë apo edhe indirekt me......

"Tkurret" popullsia e Shqipërisë, shtesa natyrore bie me 92.9%. Tirana dhe Durrësi të vetmet qarqe me rritje
Shtesa natyrore e popullsisë ishte 470 banorë gjatë vitit 2020, tregues i cili pasqyron një rënie prej 92.9% në krahasim me një vit më parë. Këtë tregojnë......