Tkurret popullsia e vendit në T1 2021. Vdekjet "kërcënojnë" lindjet duke i tejkaluar ato me 3 651 persona

Shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e parë të vitit 2021 ka pësuar një rënie po ta krahasojmë me të njejtën periudhë të vitit 2020. Kjo situatë patjetër që gjendet në debatin e pandemisë pasi gjatë tremujorit të parë të vitit 2020 vendi ynë nuk kishte hyrë akoma nën presionin e pandemisë, ndryshe nga tremujori i vitit 2021. Instituti i Statistikave ka publikuar "Treguesit Demografikë" për 3-mujorin e parë të vitit, duke evidentuar një diferencë mes lindjeve dhe vdekjeve në shifrën 3 651. Pra kemi një tejkalim shqetësues të numrit të vdekjeve mbi atë të lindjeve. Numri i lindjeve për tremujorin e pare të 2021 u regjistrua në 6.006, duke shënuar një rënie me 5,4%, ndërsa ai i vdekjeve rezulton 9.657, duke shënuar një rritje prej 55,8% krahasuar me tremujorin e parë të 2020-ës.
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar lindjet sipas qarqeve, ku siç e pasqyron dhe grafiku, vetëm katër qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, ndërsa në tetë të tjerat numri i lindjeve është ulur. Në tremujorin e parë 2021, numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 2.020 lindje, megjithatë krahasuar më të njejtën periudhë të një viti më parë kryeqyteti ka pësuar një rënie me 5.1%. Qarku me numrin më të vogël të lindjeve është ai i Gjirokastrës me 113 lindje, por nga ana tjetër, Gjirokastra shënon rritjen më të madhe në përqindje me 18.9% e pasuar nga Kukësi me 17.1%. Uljen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020,e zë qarku i Vlorës me 16,7%.
Sa i përket numrit të vdekjeve në tremujorin e parë të vitit në të gjitha qarqet vërehet rritje e numrit. Rritjen më të vogël në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të parë 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, e zë qarku i Korçës, me 11,5 %, ndërsa sipas të dhënave, rritjen më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të parë, e zë qarku i Tiranës me 77,5%.
Sondazh

17% e deputetëve të ri do të jenë sipërmarrës! Partia Demokratike, me përfaqësimin më të madh
“Scan Intelligence Unit” ka kryer një tjetër analizë në lidhje me kandidatët që janë sipërmarrës, por kësaj here janë marrë në analizë vetëm deputetët që do të......

Shkalla e "Privimit Material" për Shqipërinë llogaritet në 40%, më e larta në krahasim me vendet e rajonit! Vetëm 35% e shqiptarëve mund të bëjnë pushime vjetore
Së fundmi “Radio Televizioni Scan” dhe “Scan Intelligence Unit” në bashkëpunim me “IDRA Research & Consulting” kanë publikuar Barometrin Ekonomik Scan i cili......

Kreditë me probleme bien nën 8% - Shifrat e Marsit, rekordi më pozitiv që prej vitit 2009
Sektori bankar në vendin tonë vijon të raportojë shifra mjaft pozitive sa i përket shëndetit financiar. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë......

Barometri Ekonomik Scan: 62% e familjeve shqiptare të pakënaqura me nivelin e jetesës
Barometri ekonomik, produkti i cili vjen për publikun nga Scan Media dhe “Scan Intelligence Unit”, në bashkëpunim me IDRA research , për tremujorin e parë të......

Barometri Ekonomik Scan: më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk munden të kursejnë
Barometri Ekonomik Scan për tremujorin e parë të vitit, i sapopublikuar, përpos Indeksit të Besimit Konsumator gjithashtu prek edhe edhe një sërë çështjesh të......

Barometri Ekonomik Scan: Në 6 muajt e ardhshëm, 6% e shqiptarëve kërkojnë të blejnë shtëpi/pronë
Barometri Ekonomik Scan, veç Indeksit të Besimit Konsumator përfshin edhe një sërë çështjesh të tjera, të cilat lidhen drejtpërdrejtë apo edhe indirekt me......

"Tkurret" popullsia e Shqipërisë, shtesa natyrore bie me 92.9%. Tirana dhe Durrësi të vetmet qarqe me rritje
Shtesa natyrore e popullsisë ishte 470 banorë gjatë vitit 2020, tregues i cili pasqyron një rënie prej 92.9% në krahasim me një vit më parë. Këtë tregojnë......

Covid-19, problemi kryesor i familjeve shqiptare - Barometri ekonomik SCAN, ndjekin korrupsioni, papunësia dhe taksat
Barometri Ekonomik Scan për tremujorin e parë të vitit, i sapopublikuar, radhit edhe problematikat kryesore të familjeve shqiptare. Të anketuarve i është......