Shkalla e "Privimit Material" për Shqipërinë llogaritet në 40%, më e larta në krahasim me vendet e rajonit! Vetëm 35% e shqiptarëve mund të bëjnë pushime vjetore
Së fundmi “Radio Televizioni Scan” dhe “Scan Intelligence Unit” në bashkëpunim me “IDRA Research & Consulting” kanë publikuar Barometrin Ekonomik Scan i cili përmban të dhëna për një sërë çështjesh dhe problematika të familjeve shqiptare, në të cilën bënë pjesë edhe Treguesi i Privimit Material. Shkalla e privimit material është një tregues që shpreh pamundësinë për të përballuar disa artikuj dhe shërbime që konsiderohen nga shumica e njerëzve si të dëshirueshëm ose madje të nevojshëm për të bërë një jetë të përshtatshme.
Treguesi i privimit material në total për Shqipërinë është vlerësuar me 40%, që do të thotë se rreth 40% e familjeve të anketuara nuk përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit material.
Nga anketimi shohim se vetëm pak më shumë se një në tre familje, që përkthyer në shifra do të thotë 35% e familjeve arrijnë të përballojnë financiarisht pushime vjetore një javore. Kur familjet e akentuara u pyeten nëse mund t'i përballojnë financiarisht një herë në dy ditë një vakt me mish/pule/peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët), 6 në 10 persona që në përqindje do të thotë 60%, shprehen se familja e tyre mund ta përballojë. Për pyetjen nëse mundet që familja juaj të përballojë një shpenzim të papritur, në shumën mbi 30,000 lekë të reja dhe të paguajë përmes të ardhurave vetjake (jo kredi ose duke marrë para borxh) , më pak se gjysma e të anketuarve janë në gjendje ta përballojnë.
Nga anketimi shohim se të gjithë kanë dhënë një përgjigje pozitive kur janë pyetur nësë kanë në familjen e tyre një telefon celular, që përkthyer në përqindje do të thotë 100%. Në të njëjta shifra rezulton edhe përgjigja për pyetjen nëse në familjen e tyre kanë një televizor, ku 1% janë shprehur se nuk mund ta përballojnë financiarisht dhe 1% nuk u nevojitet. Për pyetjen nëse kanë në familjen e tyre një makinë larëse 94% u shprehën se e kanë një të tillë. 4% e u shprehën se nuk mund ta përballojnë financiarisht dhe 1% u shprehën se nuk u nevojitet. Ndërsa për pasjen e një automjeti/makinë për përdorim vetjak 52% pohuan se e zotërojnë një të tillë në familje. 37% e të anketuarëve u shprehën “JO”, sepse nuk mund ta përballojnë financiarisht, ndërsa 11% nuk i nevojitet.
Rreth 35% e të anketuarve shprehen se nuk mund të përballojnë shpenzimet për mbajtjen e temperaturës së duhur të shtëpisë, nga ku 21% shprehen “në të shumtën e rasteve jo” dhe 14% “asnjëherë”. Nga ana tjetër, 37% arrijnë të përballojnë shpenzimet për mbajtjen e temperaturës së duhur por jo gjithmonë dhe vetëm 27% shprehen se mund ta përballojnë gjithmonë.
Të anketuarit u pyetën nësë ka nodhur që në 12 muajt e fundit familja e tyre nuk ka qënë në gjendje të paguajë në kohë për shkak të vështirësive financiare faturat si atë të shërbimeve për energjinë elektrike, ujë, gaz, këstin e kredisë apo qiranë e shtëpisë nëse kanë një të tillë. Kur u pyetën për pagesën e qirasë së shtëpisë, vetëm 15% e të anketuarëve janë shprehur se kanë qënë në gjendje të paguajnë qiranë e shtëpisë në kohë. 13% e kanë vonuar qeranë më shumë se një herë dhe 4% e kanë vonuar vetëm një herë. Për vonesat në pagimin e këstit të kredisë, 3% janë shprehur se ka ndodhur vetëm njëherë që të mos e ketë paguar në kohë këstin, 9% pohojnë se nuk kanë arritur ta paguajnë këstin në kohë më shumë se një herë dhe vetëm 15% kanë arritur ti bejnë pagesat në kohë.
Për sa i përket shlyerjes në kohë të fatuarave për shërbime elektrike, ujë, gaz, etj, 59% shprehen se kanë arritur ti paguajnë këto fatura në kohë.
Krahasimi i Shqipërisë me vendet e rajonit tashmë mund të bëhet edhe më thjesht për arsye se metodologjia e përdorur në Barometrin Ekonomik Scan është e njëjtë me atë që përdor edhe Agjencia Europiane e Statistikave (Eurostat) i cili përmban të dhëna për vendet e rajonit si: Serbia, Madedonia e Veriut dhe Mali I Zi.
Nga krahasimi i të dhënave shohim se Shqipëria ka nivelin më të lartë për këtë tregues, rreth 40.0%. Kjo do të thotë se 40% kanë shprehur pamundësinë për të përballuar disa nga artikujt që konsiderohen nga shumica e njerëzve si të dëshirueshëm ose madje të nevojshëm për të bërë një jetë të përshtatëshme. Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Verit me 30.4%, pas saj Serbia dhe në vend të fundit Mali i Zi me 12%. Kjo do të thotë se popullsia e Malit të Zi ka një shkallë të ulët dhe se ato artikujt që konsiderohen nga shumica e njerzëve si të dëshirueshëm ose madje të nevojshëm zotërohen pothuajse nga 88% e popullsisë.
Klikoni këtu për të parë raportin e plotë
Sondazh

Kreditë me probleme bien nën 8% - Shifrat e Marsit, rekordi më pozitiv që prej vitit 2009
Sektori bankar në vendin tonë vijon të raportojë shifra mjaft pozitive sa i përket shëndetit financiar. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë......

Barometri Ekonomik Scan: 62% e familjeve shqiptare të pakënaqura me nivelin e jetesës
Barometri ekonomik, produkti i cili vjen për publikun nga Scan Media dhe “Scan Intelligence Unit”, në bashkëpunim me IDRA research , për tremujorin e parë të......

Barometri Ekonomik Scan: më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk munden të kursejnë
Barometri Ekonomik Scan për tremujorin e parë të vitit, i sapopublikuar, përpos Indeksit të Besimit Konsumator gjithashtu prek edhe edhe një sërë çështjesh të......

Barometri Ekonomik Scan: Në 6 muajt e ardhshëm, 6% e shqiptarëve kërkojnë të blejnë shtëpi/pronë
Barometri Ekonomik Scan, veç Indeksit të Besimit Konsumator përfshin edhe një sërë çështjesh të tjera, të cilat lidhen drejtpërdrejtë apo edhe indirekt me......

"Tkurret" popullsia e Shqipërisë, shtesa natyrore bie me 92.9%. Tirana dhe Durrësi të vetmet qarqe me rritje
Shtesa natyrore e popullsisë ishte 470 banorë gjatë vitit 2020, tregues i cili pasqyron një rënie prej 92.9% në krahasim me një vit më parë. Këtë tregojnë......

Covid-19, problemi kryesor i familjeve shqiptare - Barometri ekonomik SCAN, ndjekin korrupsioni, papunësia dhe taksat
Barometri Ekonomik Scan për tremujorin e parë të vitit, i sapopublikuar, radhit edhe problematikat kryesore të familjeve shqiptare. Të anketuarve i është......

Indeksi i Besimit Konsumator SCAN. Fiksohet në 39 pikë në T1, më i ulët në jug, më i lartë në qendër
Indeksi i Besimit konsumator Scan, si produkti kryesor i barometrit ekonomik, të sapopublikuar nga Scan Media dhe “Scan Intelligence Unit”, nw bashkwpunim me......

SCAN del në treg me një produkt të ri. Publikohet për herë të parë “Barometri ekonomik dhe besimi konsumator Scan”
Scan, nëpërmjet Scan Intelligence Unit dhe Idra Research and Consulting ka nxjerrë në treg, për herë të parë një prudukt inovator; Barometrin Ekonomik dhe......