Shpenzimet për shëndetësinë dhe strehimin rriten nga 20%-41% në T1 të vitit, bien vetëm ato për argëtimin

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka përditësuar të dhënat për tremujorin e parë për vitin 2021 sa i përket “Shpenzimeve sipas klasifikimit funksional”, në të cilën përfshihen 10 grupe shpenzimesh funksionale që prej vitit 2007. Të dhënat janë në mln lekë dhe janë marrë në analizë krahasimi periudhat T1-2018, T1-2019, T1-2020 dhe T1-2021. Nëpërmjet këtyre të dhënave dhe paraqitjes grafike të tyre do të arrijmë të kuptojmë se cili nga 10 grupet “rëndon” më shumë financat e Qeverisë Shqiptare, cilat nga periudhat e marra në analizë ka rregjistruar shpenzimet më të mëdha dhe nëse ka pasur rritje të shpenzimeve për 10 grupet nga njeri tremujor në tremujorin tjetër, gjithashtu dhe sa ka qënë rritja e shprehur në përqindje.
Grupi që ka regjistruar shpenzimet më të larta është ai i “Mrojtjes Sociale”. Në mars të vitit 2018 shpenzimet për këtë grup ishin 330 mln lekë. Krahasuar me po të njëjtën periudhë të viteve 2019, 2020 dhe 2021 ky grup është rritur me rreth 55 mln lekë. Grupi tjetër që rregjistron shpenzime të larta është ai i shërbimeve të përgjithshme publike. Ky grup për T1 të vitit 2018 fiksohet në vlerën e 204 mln lekëve. Krahasuar me periudhat e marra në studim, shohim vetëm se për T1 të vitit 2020 vlera e shpenzimeve ka rënë nën 200 mln lekë.
Grupet si "Shëndetësia" dhe "Arsimi" fiksohen në vlera të përafërta shpenzimesh, ku përsëri në T1 të 2020 ka pasur ulje të shpenzimeve për këto dy grupe. Ndërsa T1 2021 rregjistron vlerat më të larta për periudhat e marra në studim, ku shpenzimet për grupin “Shëndetësia” tejkalojnë shpenzimet e grupit “Arsim”.
Grupet me shpenzimet më të ulëta është ai i “Mrojtjes së mjedisit” dhe grupi “Argëtim, kulturë dhe çështjet fetare” ku në të cilat shihet edhe një ulje e vlerës së shpenzimeve nga T1 2018 në T1 2021.
Totali i shpenzimeve sipas klasifikimit funksional shihet të jetë më i larti në periudhën T1 2021 i cili fiksohet në vlerën e 1.18 mld lekëve. Parë grafikisht shohim se totali i shpenzimeve ka vijuar të rritet nga viti në vit. Nga T1 2018 në T1 2021 rritja e shpenzimeve arrin në shifrat 118 mln lekë. Rritja e shpenzimeve shihet të jetë graduale nga krahasimi i periudhave të njëjta, përveç T1 të vitit 2021, ku kemi një rritje me rreth 112 mln lekë.
Nëse do të shihnim se me sa përqind (%) janë rritur shpenzimet për 10 grupet, bie në sy grupi i “Strehim dhe komoditetet e komunitetit”. Ky është grupi me rritjen më të madhe të shpenzimeve për periudhën T1 2020 - T1 2021, me 41.44%. Grupi i dytë që rregjistron rritje të shpenzimeve është ai i shëndetësisë me 20.84% për periudhën T1 2020 - T1 2021. Dhe grupet e tjera kanë shënuar rritje të shpenzimeve, përvec grupit të “Argëtim, kulturë dhe çështjet fetare”. Ky rregjistron -2.71%, që do të thotë se shpenzimet për këtë grup janë ulur me 2.71% ose 34 mln lekë.
Sondazh

Ekskluzive/ Raporti i zgjeruar i Moody`s për Shqipërinë, - Përmirësohet në ba2 nota e ekonomisë, vlerësim për rezultatin e 25 prillit
“Scan Intelligence Unit” ka siguruar ekskluzivisht raportin e zgjeuar të agjencisë së vlerësimit të kreditit, Moody`s, që shoqëron vendimin për të mbajtur të......

Indeksi i Cilësisë së Elitave,- Shqipëria e 77-ta në botë, me cilësi mesatare
Fondacioni për krijimin e vlerave (The Foundation for Value Creation) ka publikuar së fundmi “Indeksin e Cilësisë së Elitave 2021” (The 2021 Elite Quality......

Moody`s mban të pandryshuar notën e Shqipërisë Në B1 me perspektivë të qendrueshme, falë menaxhimit të krizës dhe sektorit bankar
Agjencia e vlerësimit të kreditit, Moody`s ka mbajtur të pandryshuar notën e borxhit sovran të Shqipërisë, në B1 me perspektivë të qendrueshme. Vendimi për të......

25.8% më shumë vdekje gjatë 2020-ës. Covid-19 rrit me 4.5 herë vdekshmërinë nga sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes
INSTAT ka publikuar të dhënat e fundit mbi shkaqet e vdekshmërisë në vend për vitin 2020, të cilat përfshijnë të dhënat mbi vdekshmërinë meshkuj dhe femra,......

Pakësohen azilantët shqiptarë, 11.2% më pak kërkesa gjatë marsit të vitit 2021 se një vit më parë
Të dhënat e marsit nga “Zyra Europiane për mbështjen e azilantëve” tregojnë një ulje të kërkesave për azil të shqiptarëve në një prej shteteve të Bashkimit......

Shqipëria dhe rajoni në fokus të kompanive europiane, - Raporti i Institutit të Vienës: Kompanitë europiane duan të lëvizin. Farmaceutika, automotivet dhe IT janë “gati”
Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare ka publikuar së fundmi një raport të zgjeruar për mundësinë e “artë” që ka Shqipëria së bashku me 5......

Veriu bëhet më tërheqës për vendasit, rritet numri i vizitorëve me 47.3% gjatë T1 2021
Instituti i Statistikave ka publikuar së fundmi treguesit statistikorë rreth akomodimit për turizmin shqiptar, tregues të cilët janë përpunuar nga “Scan......

Lista e borxheve të institucioneve, kryesojnë "super ministritë" dhe Bashkitë e qarkut Tiranë, - Presidenca, Bujqësia, KLGJ dhe Bashkia Shkodër, më të "ndershmet"
Detyrimet e prapambetura të institucioneve qendrore dhe institucioneve vendore deri në fund të marsit të këtij viti rezultojnë në rreth 20.7 mld lekë, nga......