ARRSH shpall planin e ri të menaxhimit të trafikut në autostradën Tiranë–Durrës/ Bllokim i qarkullimit gjatë natës nga ora 23:00 deri në 06:00
Autoriteti Rrugor Shqiptar në koordinim me Policinë e Shtetit ka vendosur të ndryshojë planin e menaxhimit të trafikut në autostradën Tiranë - Durrës, për të mundësuar ndërhyrjen rehabilituese në pjesēn nga Vora deri te ura e Dajlanit.
Në një njoftim të publikuar në faqen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë thuhet se "nisur nga situata e trafikut të rënduar në autostradën Tiranë–Durrës, si pasojë e ndërhyrjeve për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, ka hartuar një Plan të ri të Menaxhimit të Trafikut me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë rrugore gjatë fazës së punimeve".
Sipas këtij plani, duke filluar nga sonte, datë 14 tetor, në orën 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, do të zbatohet bllokimi i përkohshëm i qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës, në këto segmente:
* Vorë – Maminas
* Maminas – Sukth
* Sukth – Fllakë
* Fllakë – Mbikalimi i Shkozetit
* Mbikalimi i Shkozetit – Ura e Dajlanit
Kohëzgjatja e punimeve parashikohet të jetë 1 deri në 2 ditë për çdo segment, në varësi të kushteve atmosferike dhe progresit të punës.
Gjatë orareve të mbylljes së qarkullimit, përdoruesit e rrugës do të duhet të ndjekin rrugën alternative:
Vorë – Maminas – Katër rrugët e Shijakut – Durrës.
Pas përfundimit të punimeve në drejtimin Vorë–Durrës, do të vijojë ndërhyrja edhe në kahun tjetër të autostradës, Ura e Dajlanit – Vorë, duke ndjekur të njëjtin plan pune dhe afat kohor për çdo segment.
ARRSH në njoftimin e saj thekson se ndërhyrja në këtë aks rrugor është e domosdoshme për rehabilitimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për përdoruesit. Institucioni kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, duke i ftuar të përdorin rrugët alternative në oraret e planifikuara të punimeve, për të kontribuar në mbarëvajtjen e procesit.
Në përfundim të ndërhyrjes, autostrada Tiranë–Durrës do të ofrojë një standard më të lartë sigurie dhe komoditeti, duke reduktuar ndjeshëm problematikat aktuale të trafikut dhe amortizimit të shtresave rrugore.

Ministri Salla takon zyrtaren e KE: Modernizimi i bujqësisë prioritet për anëtarësimin në BE
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla priti sot në një takim pune drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për......

Raportimi në Parlament, Dumani: Na duhet portofol dixhital, kemi sekuestruar 11 mln euro kriptomonedha
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 11 milionë euro kriptomonedha gjatë vitit 2024. Shifra u përmend nga kreu i SPAK Altin Dumani gjatë raportimit në......

Mijëra vizitorë i bashkohen festës së 20 vjetorit të QTU!
QTU ka ngritur siparin e festimeve për 20-vjetorin e saj me një fundjavë plot energji, surpriza dhe ulje spektakolare deri në 70%. Për tri ditë me radhë,......

471 milionë euro suficit në arkën e shtetit - Rriten të ardhurat, tatimi mbi pagat dhe konsumi, ndikim kryesor
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 562.5 miliardë lekë në 9 muajt e parë të vitit, apo afro, 33.6 miliardë lekë ose 336 milionë euro më shumë se një vit më......

Nga kamarieri, të juristi, tregu ka nevojë për punonjës! - AKPA, në dy javë liston 1143 vende të lira pune
Në të gjithë Shqipërinë janë aktualisht të listuara 6916 vende të lira pune, sipas të dhënave të fundit nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive.......

“Novatorët, kapital strategjik njerëzor për vendin” - Rama, në Hackathon: Për ju që keni ide, do të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë
Qeveria shqiptare do të ofrojë më tepër mbështetje për të gjithë të rinjtë që kanë një ide inovatore. Së fundmi, u hap një thirrje për ata që kishin një ide......

Shqipëria afrohet me mesataren europiane/ Shkalla e punësimit 74.1% në 2024 kundrejt 75.8% në BE
Vit pas viti, tregu i punës në Shqipëri po shënon përmirësime të qëndrueshme, sipas statistikave zyrtare. Analiza e “Scan Intel” për grupmoshën 20-64 vjeç......

“400 mln euro nga projektet me BE” - Manjani: Letrat e qëllimit treguan përpjekjet e para për të forcuar lidhjet ekonomike
Nga letrat e qëllimit që u nënshkruan në ditën e parë të Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, pritet të zbatohen projekte në një vlerë prej 400......