Lëvizjet e shtetasve, gjatë muajit prill 18 herë më shumë të huaj se një vit më parë

Statistikat e lëvizjes së shtetasve për muajin Prill të këtij viti, të publikuar nga Instituti i Statistikave, paraqesin një rritje të këtij treguesi krahasuar me muajin Prill të vitit 2020. Në prill të vitit 2021, numri i shtetasve gjithsej që kanë hyrë në territorin shqiptar regjistrohet në 466 283 duke pësuar një rritje gati 18 herë më shumë së gjatë prillit të vitit 2020, i cili regjistronte 25 257 hyrje në territorin shqiptar. Nëse do të flisim për periudhën Janar-Prill 2021 krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë po ashtu shohim se kemi një rritje me 1.17%. Nga të dhënat në muajin prill të këtij viti, në territorin shqiptarë kanë hyrë 241 015 shtetas të huaj nga 12188 që ishin gjatë prillit të vitit 2020. Po ta krahasojmë me muajin mars, muaj gjatë të cilit u regjistruar 170.279 hyrje të shtetasve të huaj, shohim se kemi gati 70 mijë hyrje më shumë. Kjo rritje vjen si pasojë e zbutjes së masave parandaluese të pandemisëë si rrjedhojë e vaksinimit të popullatës.
Nga ana tjetër po të flasim për daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Prill të vitit 2021, janë shënuar gjithsej 449.930 dalje duke pësuar kështu një rritje me gati 19 herë, po ta krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Referuar INSTAT mbi numrin e shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë shifrat tregojnë se janë 230.468 shtetas që kanë dalë nga 10 630 që ishte gjatë prillit të 2020-ës. Në terma katër mujorë pra Janar-Prill 2021, krahasuar me po të njejtën periudhë të një viti më parë ky tregues ka rënë. 1 110 928 shtetas shqiptarë kanë dalë gjatë kësaj periudhe në vitin 2020, ndërkohë gjatë vitit aktual regjistrohen 961.573.
Gjatë prillit, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Kosova mban vendin e parë e ndjekur nga Maqedonia dhe Mali i Zi, ndërsa shtetet me numrin më të vogël të hyrjeve janë Spanja, Polonia dhe Anglia.
Sondazh

Shpenzimet për shëndetësinë dhe strehimin rriten nga 20%-41% në T1 të vitit, bien vetëm ato për argëtimin
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka përditësuar të dhënat për tremujorin e parë për vitin 2021 sa i përket “Shpenzimeve sipas klasifikimit funksional”, në......

Ekskluzive/ Raporti i zgjeruar i Moody`s për Shqipërinë, - Përmirësohet në ba2 nota e ekonomisë, vlerësim për rezultatin e 25 prillit
“Scan Intelligence Unit” ka siguruar ekskluzivisht raportin e zgjeuar të agjencisë së vlerësimit të kreditit, Moody`s, që shoqëron vendimin për të mbajtur të......

Indeksi i Cilësisë së Elitave,- Shqipëria e 77-ta në botë, me cilësi mesatare
Fondacioni për krijimin e vlerave (The Foundation for Value Creation) ka publikuar së fundmi “Indeksin e Cilësisë së Elitave 2021” (The 2021 Elite Quality......

Moody`s mban të pandryshuar notën e Shqipërisë Në B1 me perspektivë të qendrueshme, falë menaxhimit të krizës dhe sektorit bankar
Agjencia e vlerësimit të kreditit, Moody`s ka mbajtur të pandryshuar notën e borxhit sovran të Shqipërisë, në B1 me perspektivë të qendrueshme. Vendimi për të......

25.8% më shumë vdekje gjatë 2020-ës. Covid-19 rrit me 4.5 herë vdekshmërinë nga sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes
INSTAT ka publikuar të dhënat e fundit mbi shkaqet e vdekshmërisë në vend për vitin 2020, të cilat përfshijnë të dhënat mbi vdekshmërinë meshkuj dhe femra,......

Pakësohen azilantët shqiptarë, 11.2% më pak kërkesa gjatë marsit të vitit 2021 se një vit më parë
Të dhënat e marsit nga “Zyra Europiane për mbështjen e azilantëve” tregojnë një ulje të kërkesave për azil të shqiptarëve në një prej shteteve të Bashkimit......

Shqipëria dhe rajoni në fokus të kompanive europiane, - Raporti i Institutit të Vienës: Kompanitë europiane duan të lëvizin. Farmaceutika, automotivet dhe IT janë “gati”
Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare ka publikuar së fundmi një raport të zgjeruar për mundësinë e “artë” që ka Shqipëria së bashku me 5......

Veriu bëhet më tërheqës për vendasit, rritet numri i vizitorëve me 47.3% gjatë T1 2021
Instituti i Statistikave ka publikuar së fundmi treguesit statistikorë rreth akomodimit për turizmin shqiptar, tregues të cilët janë përpunuar nga “Scan......