Transporti ajror, Shqipëria me performancën më mirë në Europë / ACI: Rritje me 7.1%, Kosova ndjek në vend të dytë
Organi Tregtar Europian i Aeroportit, “ACI EUROPE”, ka publikuar së fundmi raportin e trafikut ajror për muajin tetor të vitit 2021. Raporti tregon se trafiku i pasagjerëve në rrjetin e aeroporteve europiane është ulur me 36.7% në tetor krahasuar me të njëjtën periudhë para pandemisë, pra në tetorin e vitit 2019-të. Megjithatë shihet një përmirësim kahasuar me ndryshimin e muajit Shtator, i cili po ta krahasojmë me shtatorin e vitit 2019, këtë rënie e regjistronte në 42.9%.
Humbjet më të ulëta të trafikut të pasagjerëve erdhën kryesisht nga aeroportet në zonën e Bashkimit Europian, ndërsa aeroportet në zonat që nuk janë pjesë e BE-së ende vazhdojnë të performojë më mirë në tetor. Ky raport mes të tjerash ka të dhëna dhe për Shqipërinë. Këto të dhëna paraqiten pozitive dhe tregojnë se aeroporti i Shqipërisë, rezulton me performancën më të mirë dhe gjithashtu me rritjen më të madhe prej 7,1%, krahasuar me tetorin e vitit 2019. Një rritje po ashtu regjistron dhe aeroporti i Kosovës me 4.1%. Rapoti tregon se Shqipëria dhe Kosova janë të vetmet vende që rezltojnë jo vetëm më rritje të trafikut të pasagjerve, por dhe me performancë të mirë.
Të dhënat tregojnë se fushata e vaksinimit ka sjellë një performancë pozitive për shumë aeroporte si brenda vendeve të Bashkimit Europian, por edhe në vendet që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian. Megjithtë aeroportet më të mëdha të vendeve të bashkimit Europian janë ende nën ndikimin e masave të rrepta si pasojë e pandemisë. Kjo ka ndikuar dhe në performancën e trafikur ajror.
Sondazh

Remitancat, niveli më i lartë prej 2008-ës/ Shifrat e T3 2021 “flasin” për 199.5 mln euro dërgesa nga emigrantët
Remitancat gjatë tremujorit të tretë të vitit në vendin tonë kanë prekur vlerën e 199.57 milionë eurove, tregojnë shirat më të fundit të bëra publike nga......

Siguria shëndetësore, Shqipëria e 59-ta në botë/ Studimi i "John Hopkins": Asnjë ndryshim pozicioni, por ulje në pikëzim
Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore (GHS) 2021, i publikuar nga "Qendra për Sigurine Shëndetësore", Johns Hopkins, mat në 195 vende të botës sigurinë......

Huatë me probleme zbresin në 6.35%/ Muaji i 9-të me radhë në rënie dhe niveli më i ulët në 13 vite
Treguesi i kredive me probleme është regjistruar në rënie për të 9-tin muaj me radhë gjatë tetorit, duke zbritur kështu pranë 6.35%, nga 6.49%. Ky tregues,......

Inflacioni ngjitet në 3.1%/ Shifra më e lartë që prej vitit 2011. Ushqimet, 5.4% më të “kripura” se vjet
Inflacioni ka kapërcyer nivelin 3% gjatë nëntorit, tregojnë shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave. Kështu, norma e inflacionit gjatë nëntorit ka......

Biznesi i elektroshtëpiakeve/ Shqiptarët shpenzojnë 105 mln euro në vit në 4 kompanitë më të mëdha
“Scan Intelligence Unit” vijon sërish me analizën e tregjeve. Këtë herë në fokus vjen performanca financiare e kompanive të cilat operojnë në fushën e......

Rriten çmimet e prodhimit dhe ato të importit, - Me 4.3% dhe 3.3% gjatë tremujorit të tretë të vitit 2021
Instituti i Statistikave ka publikuar “Indeksin e çmimeve të prodhimit” që mat çmimet me të cilin ato hidhen në treg nga prodhuesit. Sipas INSTAT, në......

Rriten kostot e ndërtimit/ Në T3, 2.2% më të larta, falë materialeve dhe energjisë
Kostot e ndërtimit kanë shënuar rritje në tremujorin e tretë të vitit 2021, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë, por gjithashtu dhe krahasuar......

Personat me aftësi të kufizuar, 1 në 2 në rrezik varfërie, - Eurostat: Shqipëria me normën më të lartë në Europë
"Agjencia Europiane e Statistikave", ka publikuar raportin e rrezikut të varfërisë apo përjashtimit social, këtë herë për personat me aftësi të kufizuar. Këto......