Personat me aftësi të kufizuar, 1 në 2 në rrezik varfërie, - Eurostat: Shqipëria me normën më të lartë në Europë
"Agjencia Europiane e Statistikave", ka publikuar raportin e rrezikut të varfërisë apo përjashtimit social, këtë herë për personat me aftësi të kufizuar. Këto të dhëna, të analizuara nga “Scan Intelligence Unit” tregojnë së gjatë vitit 2020, rreth 29% e popullsisë se Bashkimit Europian, së moshës 16 vjeç e lart, me aftësi të kufizuar, janë në rrezik të varfërisë dhe përjashtimit social.
Publikimi, gjithashtu, jep të dhëna për vendin tonë, referuar vitit 2019, pasi të dhënat për vitin 2020 nuk janë përditësuar ende. Mes vendeve të Europës, për vitin 2019, Shqipëria dhe Bullgaria, kanë përqindjen më të lartë të personave me aftësi të kufizuar, të cilët janë në rrezik të varfërisë dhe përjashtimit social. Si Shqipëria, ashtu dhe Bullgaria regjistrojnë të njejtën përqindje, pra 51.3%. Kjo shifër është rreth 22.9 pikë përqindje më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria po ashtu renditet e para me përqindjen më të lartë. Ndiqemi nga Maqedonia e Veriut, me 50.7%, e cila është e treta mes vendeve të Europës. Serbia e regjistron këtë tregues në 42.6%, ndërsa Mali i Zi, 31.8%, duke shënuar përqindjen më të ulët mes vendeve të rajonit.
Sa i përket shteteve anëtare të Bashkimit Europian, përveç Bullgarisë, për vitin 2019, kanë regjistruar përqindjen më të lartë të personave me aftësi të kufizuar që janë në rrezik të varfërisë dhe përjashtimit social, shtete si Letonia, Estonia, Lituania dhe Irlanda. Sllovakia, Danimarka, dhe Austria janë vendet që kanë dhe përqindjen më të ulët të këtij treguesi.
Sondazh

Rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri/ Eurostat: Për familjet e varfëra, në rrezik 1 në 4 fëmijë, për ato me mirëqenie, 1 në 5
“Agjencia Europiane e Statistikave” ka bërë publik së fundmi një studim, i cili flet mbi varfërinë e të rriturve të sotëm si rrjedhojë e financave të prindërve......

Rekord i ri azilkërkuesish nga Shqipëria/ Rriten me 52% në shtator, kërkesat në BE arrijnë në 2130 në një muaj
Shifrat e muajit gusht “flisnin” për një rritje të ndjeshme të numrit të azilkërkuesve shqiptarë në Bashkimin Europian, si dhe një rikthim në nivelet e para......

Transporti ajror kalon nivelet e para pandemisë/ Në Tetor 2021, regjistrohen rreth 20 mijë pasagjerë më shumë se në 2019-ën
Të dhënat më të fundit të "Institutit të Statistikave" referuar shifrave të transportit tregojnë se në muajin Tetor të këtij viti shihet një rritje e numrit të......

Cilat biznese po marrin më shumë kredi? Shifrat e tetorit, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me rritjen më të madhe
Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë në lidhje me aktivitetin kreditues gjatë muajit tetor të këtij viti, tregojnë edhe ecurinë sipas sektorëve të......

Valuta “fryn” depozitat bankare/ Totali arrin në 1.194 trilionë lekë në tetor, falë monedhës së huaj
Totali i depozitave në paranë e gjerë në vendin tonë gjatë tetorit ka prekur shifrën e 1.194 trilionë lekëve, nga 1.186 trilionë lekë që ishte gjatë muajit......

Kreditimi prek rekorde të reja në tetor/ Rritet me 7.8%, shifra më e lartë në 5 vite. Por, sinjale ndryshimi vijnë nga kredia për blerje shtëpie
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se huaja re e sektorit bankar gjatë tetorit ka prekur vlerën e 22.6 miliardë lekëve, në rritje me 7.8%......

Sa vlejnë eksportet shqiptare? Deri në 10 herë më të shtrenjta se importi, për të njëjtin produkt
Shifrat e tregtisë së jashtme vijnë në dy dimensione, atë të vlerës dhe atë të peshës, nga ku mund të arrijmë edhe në përfundime të tjera, veç atyre të termave......

Bien interesat për kredi në lekë/ BSH: Por, rriten lehtë normat për kreditë e reja në euro
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se normat mesatare të interesit për kreditë e reja në lekë, për biznesin privat apo individët,......