Valuta “fryn” depozitat bankare/ Totali arrin në 1.194 trilionë lekë në tetor, falë monedhës së huaj

Totali i depozitave në paranë e gjerë në vendin tonë gjatë tetorit ka prekur shifrën e 1.194 trilionë lekëve, nga 1.186 trilionë lekë që ishte gjatë muajit shtator të këtij viti, duke regjistruar kështu muajin e 18-të me radhë në rritje. Rritja mujore e depozitave fiksohet kështu pranë 8.3 miliardë lekësh. Nga analiza e të dhënave, vihet re se gjatë periudhës së pandemisë, pra Mars 2020 - Tetor 2021, mesatarja mujore e rritjes së këtij treguesi fiksohet pranë 0.7%, ndërkohë që për të njëjtën periudhë kohore, pararendëse të pandemisë, kjo normë fiksohet pranë vetëm 0.1%. Kjo tendencë në rritje e depozitave në sektorin bankar, me pandeminë, duket se është rrjedhojë e situatës, pra ngadalësimit të investimeve dhe fokusit më të madh për kursime, si nga biznesi, ashtu edhe nga individët, për shkak të pasigurisë që ka krijuar kriza.
Ndërkohë, sa i përket depozitave vetëm në lekë, ato janë rritur nga 531.89 miliardë lekë që ishin në shtator, në 532.54 miliardë lekë në muajin tetor, në rritje me vetëm 0.06%. Sa i përket depozitave në valutë ndërkohë, gjatë tetorit janë ngjitur në 662 miliardë lekë, nga 654 miliardë lekë që ishin gjatë muajit shtator, në rritje me 1.17%. Pra, siç duket qartë nga shifrat, rritja e depozitave në valutë gjatë tetorit ka qenë ndjeshëm më e lartë se në lek, çka i ka dhënë edhe shtysën kryesore rritjes së totalit të depozitave në paranë e gjerë. Kontributi i depozitave në valutë në rritjen e totalit të depozitave gjatë tetorit ka qenë prej rreth 91.5%, ndërkohë që kontributi i depozitave në lekë ka qenë vetëm 8.5%.
Të dhëna të tjera të publikuara nga Banka e Shqipërisë për tetorin tregojnë se, tendenca e huamarrjes për blerje banese, pas 17 muajsh është rikthyer në favor të euros, duke lënë pas kreditë e reja në lekë.
Sondazh

Kreditimi prek rekorde të reja në tetor/ Rritet me 7.8%, shifra më e lartë në 5 vite. Por, sinjale ndryshimi vijnë nga kredia për blerje shtëpie
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se huaja re e sektorit bankar gjatë tetorit ka prekur vlerën e 22.6 miliardë lekëve, në rritje me 7.8%......

Sa vlejnë eksportet shqiptare? Deri në 10 herë më të shtrenjta se importi, për të njëjtin produkt
Shifrat e tregtisë së jashtme vijnë në dy dimensione, atë të vlerës dhe atë të peshës, nga ku mund të arrijmë edhe në përfundime të tjera, veç atyre të termave......

Bien interesat për kredi në lekë/ BSH: Por, rriten lehtë normat për kreditë e reja në euro
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se normat mesatare të interesit për kreditë e reja në lekë, për biznesin privat apo individët,......

Vetëm 7% e shqiptarëve blejnë online, - Renditemi të fundit në rajon dhe në Europë për vitin 2019
Të dhënat e anketës vjetore për përdorimin e teknologjisë në familje nga individët, e publikuar së fundmi nga "Agjencia Europiane e Statistikave", jep të dhëna......

Ekskluzive/ Moody`s rrit projeksionet për Shqipërinë, - Por, korrupsioni, borxhi publik, investimet e huaja, vaksinimi, janë rreziku kryesor
“Scan Intelligence Unit” ka siguruar ekskluzivisht raportin e agjencisë së vlerësimit të kreditit, Moody`s, për Shqipërinë. Agjencia ka rishikuar me rritje......

Rriten sërish lejet e ndërtimit/ Lezha kalon Tiranën, duke marrë gati 1/4 e lejeve në T3
Numri i lejeve të ndërtimit e ka mbyllur me rritje tremujorin e tretë. Duket se sektori i ndërtimit ka ndërmarrë zhvillime të vrullshme, si në numër lejesh, po......

Si kanë ndryshuar shpenzimet e qeverisë? Strehimi dhe shëndetësia me rritjen më të madhe, rendi dhe mjedisi, me rënie
Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se si kanë ndryshuar shpenzimet e qeverisë qendrore sipas klasifikimit funksional në gusht të këtij......

1 në 3 gra shqiptare, e dhunuar/ Raporti i OKB: Me pandeminë, dhuna ndaj grave është rritur me 23% në Shqipëri
34% e grave në Shqipëri kanë raportuar shfaqen ose kërcënimin e dhunës fizike në shtëpi, që nga pandemia Covid-19, tregojnë të dhënat e raportit të Kombeve të......