Vetëm 7% e shqiptarëve blejnë online, - Renditemi të fundit në rajon dhe në Europë për vitin 2019
Të dhënat e anketës vjetore për përdorimin e teknologjisë në familje nga individët, e publikuar së fundmi nga "Agjencia Europiane e Statistikave", jep të dhëna gjithashtu dhe për mallrat apo shërbimet që blihen online. Në vitin 2020 rreth 65% e të rriturve në Bashkimin Europian kanë raportuar se kanë bërë blerje ose kanë porositur online gjatë 12 muajve para se të zhvillohet anketa. Ky publikim gjithashtu ka të dhëna edhe për Shqipërinë. Vendi ynë në hartën e Europës paraqitet me ngjyrë blu të errët, që na klasifikon ndër shtetet më të dobëta në këtë drejtim. Me të njejtën ngjyrë në hartë paraqiten dhe vendet e rajonit, por gjithashtu dhe jugu i Italisë
Përqindja e personave që kanë porositur mallra apo shërbime online
Të dhënat për Shqipërinë, referuar vitit 2019, pasi për 2020-ën nuk janë përditësuar ende, tregojnë se vetëm 7% e individëve kanë bërë blerje online. Krahasuar me vitin 2018, ky tregues është rritur me 2 pikë përqindje, nga 5% që ishte, në 7%. Krahasuar me vendet e rajonit, për vitin 2019, vendi ynë duket më primitivi sa i përket blerjeve online, pasi renditemi të fundit. Në Kosovë janë 30% e individëve të cilët kanë raportuar se kanë bërë blerje. Kosova renditet e dyta në rajon për këtë tregues, ndërsa në vend të parë renditet Serbia, me 34%. Ndjek Maqedonia e Veriut, me 29% dhe Bosnje Hercegovina, me 23%. Në vend të parafundit shohim të renditur Malin e Zi, me vetëm 16% të individëve, të cilët kanë bërë blerje online për vitin 2019.
Vendi ynë renditet i fundit edhe në krahasim me vendet e Europës, megjithatë pritjet janë se blerjet online mund të jenë rritur në vijim, ndikuar nga pandemia COVID-19. Pandemia dhe situata e krijuar prej saj kanë sjellë një rikonceptim të teknologjisë, por edhe të blerjeve apo porosive online dhe gjithashtu kanë ndikuar veçanërisht në sjelljen e konsumatorit online.
Sondazh

Ekskluzive/ Moody`s rrit projeksionet për Shqipërinë, - Por, korrupsioni, borxhi publik, investimet e huaja, vaksinimi, janë rreziku kryesor
“Scan Intelligence Unit” ka siguruar ekskluzivisht raportin e agjencisë së vlerësimit të kreditit, Moody`s, për Shqipërinë. Agjencia ka rishikuar me rritje......

Rriten sërish lejet e ndërtimit/ Lezha kalon Tiranën, duke marrë gati 1/4 e lejeve në T3
Numri i lejeve të ndërtimit e ka mbyllur me rritje tremujorin e tretë. Duket se sektori i ndërtimit ka ndërmarrë zhvillime të vrullshme, si në numër lejesh, po......

Si kanë ndryshuar shpenzimet e qeverisë? Strehimi dhe shëndetësia me rritjen më të madhe, rendi dhe mjedisi, me rënie
Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se si kanë ndryshuar shpenzimet e qeverisë qendrore sipas klasifikimit funksional në gusht të këtij......

1 në 3 gra shqiptare, e dhunuar/ Raporti i OKB: Me pandeminë, dhuna ndaj grave është rritur me 23% në Shqipëri
34% e grave në Shqipëri kanë raportuar shfaqen ose kërcënimin e dhunës fizike në shtëpi, që nga pandemia Covid-19, tregojnë të dhënat e raportit të Kombeve të......

"Made in Albania", 50 kompani zënë gjysmën e tregut/ Eksportet dominohen nga industria, në masën 80%
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar tregtinë e jashtme të mallrave këtë herë duke u ndalur sipas karakteristikave të ndërmarrjeve si dhe partnerëve kryesorë.......

Turizmi, vjeshta rikthehen efektet e pandemisë/ Në Tetor, 22.8% më pak turistë se në 2019, për 10-mujorin "mungojnë" 600 mijë turistë
Statistikat e lëvizjes së shtetasve për muajin tetor të këtij viti, të publikuara nga Instituti i Statistikave, paraqesin një rritje të këtij treguesi......

Rritja e çmimeve shtyn tregtinë e jashtme, - Eksport/import, rritje me thuajse 30%, por vetëm në vlerë, jo në volum
Shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave vijojnë të konfirmojnë “boom-in” e tregtisë së jashtme. Në tetor, eksportet prekën vlerën e 34 miliardë......

Sezoni veror, hoteleria "thyen" edhe 2019/ Tejkalon krizën, akomodimet në T3, më të larta se 2019, edhe pse ka pasur më pak vizitorë
Treguesit statistikorë mbi strukturat akomoduese paraqiten pozitive për tremujorin e tretë të vitit 2021, krahasuar më një vit më parë, tregojnë shifrat më të......