Rriten sërish lejet e ndërtimit/ Lezha kalon Tiranën, duke marrë gati 1/4 e lejeve në T3

Numri i lejeve të ndërtimit e ka mbyllur me rritje tremujorin e tretë. Duket se sektori i ndërtimit ka ndërmarrë zhvillime të vrullshme, si në numër lejesh, po ashtu nga ana tjetër edhe në sipërfaqe. Mbështetur në të dhënat nga "Instituti i Statistikave" mbi “Lejet e Ndërtimit” në tremujorin e tretë të këtij viti, shohim se janë miratuar gjithsej 442 leje ndërtimi për ndërtesa të reja. Lejet shihet të kenë shënuar një rritje me 68.7% krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, i cili regjistroi 262 leje. Të njejtin ndryshim shihet të ketë pësuar edhe treguesi i sipërfaqeve të lejeve të ndërtimit, i cili vjen në rritje prej 41.8% këtë tremujor nga 397.947 m2 i miratuar në 2020-ën në 564.266 m2 gjatë këtij viti. Në tremujorin e tretë të vitit 2021 vlera e përafërt e leje të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 22.5 mld lekë, duke shënuar po ashtu një rritje me 15.2%. Rritje po ashtu kanë pësuar lejet e ndërtimit krahasuar edhe me tremujorin e dytë të këtij viti. Të dhënat tregojnë se gjatë tremujorit të dytë janë dhënë 347 leje. Rritja në përqindje është 27.3%.
Numri i lejeve dominohet nga ndërtimet rezidenciale, kryesisht nga ndërtesa me një kat ose me dy kate. Nga të dhënat e marra në shqyrtim shohim se nga 442 leje gjithsej, 357 janë dhënë për ndërtime rezidente dhe 85 janë dhënë për ndërtesa jo rezidente. Mes lejeve për ndërtesa jo rezidente, numrin më të madh e regjistrojnë ndërtesat industriale, me 37 leje, ndjekur nga ndërtesa tregtare, me 22 leje.
Le të shohim se si paraqiten lejet e ndërtimit sipas qarqeve. INSTAT, përmes publikimit, raporton se qarku me numrin më të madh të lejeve për tremujorin e tretë është qarku i Lezhës me 131 leje. Lezha ndiqet nga kryeqyteti me 109 leje ndërtimi dhe qarku i Durrësit me 64 të tilla. "Scan Intelligence Unit” gjithashtu ka analizuar rritjen e lejeve të ndërtimit sipas qarqeve krahasuar me tremujorin e dytë. Rritjen më të lartë të lejeve e ka pësuar qarku Lezhë, i cili paraqitej dhe më numrin më të madh. I dyti me rritjen më të madhe është qarku i Kukësit, me 400%. Nga ana tjetër, qarqe si Fieri, Dibra, Durrësi, Elbasani, Berati dhe Shkodra kanë pësuar rënie të numrit të lejeve gjatë tremujorit të tretë, krahasuar me tremujorin e dytë. Qarku i Gjirokastrës dhe ai i Vlorës nuk kanë pësuar ndryshim. Rikujtojmë se sektori i ndërtimit dhe bizneset e lidhura me të kanë qenë më pak të goditura nga pandemia Covid-19.
Sondazh

Si kanë ndryshuar shpenzimet e qeverisë? Strehimi dhe shëndetësia me rritjen më të madhe, rendi dhe mjedisi, me rënie
Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se si kanë ndryshuar shpenzimet e qeverisë qendrore sipas klasifikimit funksional në gusht të këtij......

1 në 3 gra shqiptare, e dhunuar/ Raporti i OKB: Me pandeminë, dhuna ndaj grave është rritur me 23% në Shqipëri
34% e grave në Shqipëri kanë raportuar shfaqen ose kërcënimin e dhunës fizike në shtëpi, që nga pandemia Covid-19, tregojnë të dhënat e raportit të Kombeve të......

"Made in Albania", 50 kompani zënë gjysmën e tregut/ Eksportet dominohen nga industria, në masën 80%
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar tregtinë e jashtme të mallrave këtë herë duke u ndalur sipas karakteristikave të ndërmarrjeve si dhe partnerëve kryesorë.......

Turizmi, vjeshta rikthehen efektet e pandemisë/ Në Tetor, 22.8% më pak turistë se në 2019, për 10-mujorin "mungojnë" 600 mijë turistë
Statistikat e lëvizjes së shtetasve për muajin tetor të këtij viti, të publikuara nga Instituti i Statistikave, paraqesin një rritje të këtij treguesi......

Rritja e çmimeve shtyn tregtinë e jashtme, - Eksport/import, rritje me thuajse 30%, por vetëm në vlerë, jo në volum
Shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave vijojnë të konfirmojnë “boom-in” e tregtisë së jashtme. Në tetor, eksportet prekën vlerën e 34 miliardë......

Sezoni veror, hoteleria "thyen" edhe 2019/ Tejkalon krizën, akomodimet në T3, më të larta se 2019, edhe pse ka pasur më pak vizitorë
Treguesit statistikorë mbi strukturat akomoduese paraqiten pozitive për tremujorin e tretë të vitit 2021, krahasuar më një vit më parë, tregojnë shifrat më të......

Prosperiteti, Shqipëra humb një pozicion. Zë vendin e 69-të në renditje, mes vendeve të fundit në Europë
Raporti ndërkombëtar i Indeksit të Prosperitetit për 2021, i publikuar nga “Legatum Institute” e rendit Shqipërinë në vend të 69-të nga 167 vende në total. Ky......

Vetëm 4 në 10 shqiptarë pushuan në verë/ Mes atyre që bënë pushime, 89% në Shqipëri, 40% shpenzuan deri në 50 mijë lekë
Barometri Ekonomik Scan, në këtë edicion të tretë, ka ofruar ndër të tjera dhe një modul pyetjesh ndaj të anketuarve lidhur me pushimet verore. A kanë bërë......