Si kanë ndryshuar shpenzimet e qeverisë? Strehimi dhe shëndetësia me rritjen më të madhe, rendi dhe mjedisi, me rënie

Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se si kanë ndryshuar shpenzimet e qeverisë qendrore sipas klasifikimit funksional në gusht të këtij viti. Në total, shpenzimet e qeverisë janë rritur me 10% në gushtin e këtij viti, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Në terma nominalë, kjo është rritja më e madhe që prej gushtit të vitit 2017, sinjalizojnë të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, të analizuara nga “Scan Intelligence unit”.
Por cilat janë funksionet e qeverisë që regjistrojnë rritjen më të madhe vjetore të shpenzimeve? “Strehimi dhe komoditetet e komunitetit” është zëri që regjistron pikërisht rritjen më të madhe vjetore të shpenzimeve, me 68.8%, sinjalizojnë shifrat. Kjo rritje e ndjeshme e shpenzimeve për këtë zë duket të jetë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e procesit të rindërtimit dhe strehimit të të demtuarve nga termeti i 26 nëntorit të dy viteve më parë. Në vend të dytë ndërkohë ndjek një tjetër zë i prekur nga kriza tjetër, ajo e pandemisë; shëndetësia. Shpenzimet e qeverisë shqiptare për shëndetësinë në gusht të këtij viti kanë qenë 32.5% më të larta se gushti i vitit të kaluar. Në vend të tretë ndërkohë gjejmë “shpenzimet e përgjithshme publike”, në rritje me 14.2% në terma vjetorë gjatë gushtit të këtij viti. Në renditje ndjek arsimi, me shpenzimet 7.9% më të larta. Lista vijon me “argëtimi/kultura/çështjet fetare”, me 6.4% rritje, si dhe me “Mbrojtjen”, me 6.3% rritje. Ndër ato me rritje, “rendi dhe siguria publike” është zëri me rritjen më të ulët, prej vetëm 5%. Sa i përket zerave që janë në rënie në nivel shpenzimesh krahasuar me një vit më parë, “çështjet ekonomike” regjistrojnë rënien më të madhe, me -5.9%. “Mbrojtja sociale” dhe “mbrojtja e mjedisit” janë dy zërat e tjera me rënie të shpenzimeve, me -0.8% dhe -0.5% respektivisht.
Sondazh

1 në 3 gra shqiptare, e dhunuar/ Raporti i OKB: Me pandeminë, dhuna ndaj grave është rritur me 23% në Shqipëri
34% e grave në Shqipëri kanë raportuar shfaqen ose kërcënimin e dhunës fizike në shtëpi, që nga pandemia Covid-19, tregojnë të dhënat e raportit të Kombeve të......

"Made in Albania", 50 kompani zënë gjysmën e tregut/ Eksportet dominohen nga industria, në masën 80%
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar tregtinë e jashtme të mallrave këtë herë duke u ndalur sipas karakteristikave të ndërmarrjeve si dhe partnerëve kryesorë.......

Turizmi, vjeshta rikthehen efektet e pandemisë/ Në Tetor, 22.8% më pak turistë se në 2019, për 10-mujorin "mungojnë" 600 mijë turistë
Statistikat e lëvizjes së shtetasve për muajin tetor të këtij viti, të publikuara nga Instituti i Statistikave, paraqesin një rritje të këtij treguesi......

Rritja e çmimeve shtyn tregtinë e jashtme, - Eksport/import, rritje me thuajse 30%, por vetëm në vlerë, jo në volum
Shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave vijojnë të konfirmojnë “boom-in” e tregtisë së jashtme. Në tetor, eksportet prekën vlerën e 34 miliardë......

Sezoni veror, hoteleria "thyen" edhe 2019/ Tejkalon krizën, akomodimet në T3, më të larta se 2019, edhe pse ka pasur më pak vizitorë
Treguesit statistikorë mbi strukturat akomoduese paraqiten pozitive për tremujorin e tretë të vitit 2021, krahasuar më një vit më parë, tregojnë shifrat më të......

Prosperiteti, Shqipëra humb një pozicion. Zë vendin e 69-të në renditje, mes vendeve të fundit në Europë
Raporti ndërkombëtar i Indeksit të Prosperitetit për 2021, i publikuar nga “Legatum Institute” e rendit Shqipërinë në vend të 69-të nga 167 vende në total. Ky......

Vetëm 4 në 10 shqiptarë pushuan në verë/ Mes atyre që bënë pushime, 89% në Shqipëri, 40% shpenzuan deri në 50 mijë lekë
Barometri Ekonomik Scan, në këtë edicion të tretë, ka ofruar ndër të tjera dhe një modul pyetjesh ndaj të anketuarve lidhur me pushimet verore. A kanë bërë......

Përkeqësohet "të bërit biznes" në Shqipëri/ 44% e shqiptarëve mendojnë se është më keq se një vit më parë, shtohet edhe pesimizmi
Të bërit biznes është një ndër temat në të cilat fokusohet Barometri Ekonomik Scan. Një mijë të anketuarit janë pyetur edhe këtë tremujor të tretë të vitit se......