Rritja e çmimeve shtyn tregtinë e jashtme, - Eksport/import, rritje me thuajse 30%, por vetëm në vlerë, jo në volum
Shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave vijojnë të konfirmojnë “boom-in” e tregtisë së jashtme. Në tetor, eksportet prekën vlerën e 34 miliardë lekëve, çka përkthehet në një rritje me 26.3% krahasuar me tetorin e një viti më parë, si dhe një rritje me 2.5% krahasuar me muajin shtator të këtij viti. Sa i përket importeve ndërkohë, gjatë tetorit regjistrohen në 77 miliardë lekë, në rritje me 29.2% në terma vjetorë, dhe me 11.2% në terma mujorë. Defiçiti tregtar ndërkohë regjistrohet në 43 mld lekë gjatë tetorit, në rritje me 31.6% krahasuar me tetorin e një viti më parë dhe me 19.1% krahasuar me muajin paraardhës. Sa i përket 10-mujorit të plotë të këtij viti, shifrat flasin për eksporte në 300 miliardë lekë, në rritje me 35.2%, ndërsa importet prekën 632 mld lekë, në rritje me 29.5%. Deficiti tregtar i vitit deri më tani fiksohet në 333 mld lekë, në rritje me 24.8%, krahasuar me një vit më parë.
Por, ky “kapërcim” domethënës i shifrave të tregtisë së jashtme, duket se është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e rritjes së çmimeve, në thuajse të gjithë sektorët. “Scan Intelligence Unit” ka përpunuar shifrat zyrtare të tregtisë së jashtme, duke diferencuar tregtinë në vlerë me atë në volum, për të kuptuar ndikimin e luhatjes së çmimeve. Kështu, sa i përket importeve, ndërkohë që në vlerë rritja krahasuar me një vit më parë fiksohet në 29.2%, në peshë, rritja është vetëm 10.1%. Edhe më domethënëse bëhet kjo diferencë në drejtim të eksporteve. Ndërkohë që në terma vjetorë, në vlerë eksportet janë rritur me 26.3% në tetor, në peshë, regjistrohen në rënie me 10.7%. Pra, në tetor, Shqipëria nuk ka eksportuar më shumë mallra, përkundrazi, por, ka përfituar më shumë nga këto eksporte. Kjo do të thotë se, rritja e çmimeve i ka dhënë një shtysë të ndjeshme tregtisë së jashtme gjhatë tetorit, një tendencë kjo e vënë re edhe përgjatë muajve të kaluar, sidomos gjatë shtatorit. Gjithsesi, edhe këtu kemi një lajm të mirë, pasi duket se rritja e çmimeve po prek ndjeshëm edhe produktet “Made in Albania”.
Sa i përket ndikimit të grupeve kryesore në rritjen e eksporteve gjatë tetorit ndërkohë, shifrat tregojnë se peshën më të madhe e mban grupi “Materiale ndërtimi dhe metale”, me më shumë se gjysmën, ose 14.3 pikë përqindje. Edhe “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” kanë dhënë një kontribut të ndjeshëm, me 8 pikë përqindje. “Ushqime, pije, duhan” si dhe “tekstile dhe këpucë” ndërkohë, kanë dhënë një kontribut negativ. Pra, rritja e ndjeshme e eksporteve gjatë tetorit, në vlerë, duket se merr shtysë nga mineralet, hidrokarburet, dhe materialet e ndërtimit si dhe metalet, pra, produktet e nëntokës.
Edhe në drejtim të importeve, vëmë re të njëjtën gje, me “materialet e ndërtimit, metalet”, si dhe me “mineralet, lëndët djegëse dhe energjinë elektrike”, që kanë nxitur rritjen e importeve në vlerë gjatë tetorit të këtij viti, krahasuar me tetorin e një viti më parë.
Sakaq, në drejtim të ecurisë së tregtisë së jashtme sipas vendeve partnere, në tetor të këtij viti, sa i përket eksporteve, rritjen më të madhe e regjistrojnë: Italia, Kosova dhe Spanja, ndërkohë që, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar regjistrojnë rënien më të madhe. Në drejtim të importeve ndërkohë, me rritjen më të madhe vihen re Italia, Turqia dhe Greqia, ndërsa Gjermania, Zvicra dhe Austria regjistrojnë rënien më të madhe.
Sondazh

Sezoni veror, hoteleria "thyen" edhe 2019/ Tejkalon krizën, akomodimet në T3, më të larta se 2019, edhe pse ka pasur më pak vizitorë
Treguesit statistikorë mbi strukturat akomoduese paraqiten pozitive për tremujorin e tretë të vitit 2021, krahasuar më një vit më parë, tregojnë shifrat më të......

Prosperiteti, Shqipëra humb një pozicion. Zë vendin e 69-të në renditje, mes vendeve të fundit në Europë
Raporti ndërkombëtar i Indeksit të Prosperitetit për 2021, i publikuar nga “Legatum Institute” e rendit Shqipërinë në vend të 69-të nga 167 vende në total. Ky......

Vetëm 4 në 10 shqiptarë pushuan në verë/ Mes atyre që bënë pushime, 89% në Shqipëri, 40% shpenzuan deri në 50 mijë lekë
Barometri Ekonomik Scan, në këtë edicion të tretë, ka ofruar ndër të tjera dhe një modul pyetjesh ndaj të anketuarve lidhur me pushimet verore. A kanë bërë......

Përkeqësohet "të bërit biznes" në Shqipëri/ 44% e shqiptarëve mendojnë se është më keq se një vit më parë, shtohet edhe pesimizmi
Të bërit biznes është një ndër temat në të cilat fokusohet Barometri Ekonomik Scan. Një mijë të anketuarit janë pyetur edhe këtë tremujor të tretë të vitit se......

57% e shqiptarëve, kundër vaksinimit të detyrueshëm/ 35% janë plotësisht kundër, vetëm 23% janë plotësisht dakord
Vaksina anti-covid, si dhe debatet mbi vaksinimin e detyruar, kanë qenë dhe vijojnë të jenë temat më të diskutuara të kohëve të fundit. Risi e Barometrit......

Kriza e çmimeve anashkalon Shqipërinë/ Inflacioni në BE, 4.4%, në Shqipëri sipas Eurostat, 2.5%, norma e 4-t më e ulët në Europë
Rritja e çmimeve të konsumit gjatë tetorit, sipas metodologjisë së Eurostat fiksohet në 2,5% në terma vjetorë, nga 2,4% që tregonte metodologjia e Instat.......

Ryshfeti në biznes, Shqipëria e 110-ta në botë/ E parafundit në rajon dhe mes vendeve të fundit në Europë
Shqipëria renditet në vend të 110-të në "Indeksin e Rrezikut të Ryshfetit", i publikuar së fundmi nga “Matrica e rrezikut të ryshfetit TRACE” (TRACE Matrix),......

6 në 10 shqiptarë, të pakënaqur me jetesën/ Vetëm 3% janë plotësisht të kënaqur. Situata, më e zymtë se tremujori i dytë
Kenaqesia me nivelin e jetesës është një prej çështjeve kryesore të Barometrit Ekonomik Scan dhe Indeksit të Besimit Konsumator. Të dhënat e tremujorit të......