57% e shqiptarëve, kundër vaksinimit të detyrueshëm/ 35% janë plotësisht kundër, vetëm 23% janë plotësisht dakord
Vaksina anti-covid, si dhe debatet mbi vaksinimin e detyruar, kanë qenë dhe vijojnë të jenë temat më të diskutuara të kohëve të fundit. Risi e Barometrit Ekonomik Scan për edicionin e tretë është pyetja drejtuar të anketuarve mbi vaksinimin kundër COVID-19. Të anketuarit janë pyetur rreth mendimit që ata kanë mbi vaksinimin e detyrueshëm për çdo person të moshës 18 vjeç e lart. Të dhënat tregojnë se më shumë se gjysma janë kundër vaksinimit të detyrueshëm. 57% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk janë dakord. Kjo shifër përfshin 35% të të anketuarve që janë plotësisht kundër dhe 22% e të anketuarve që janë më së shumti kundër. Nga ana tjetër 43% e të anketuarve janë shprehur se janë dakort me këtë pohim. Gjithashtu kjo shifër përmban brenda saj 23% e të anketuarve që janë plotësisht dakort me pohimin se vaksina kundër COVID-19 duhet të bëhet e detyrueshme dhe 20% që janë më së shumti dakord. Po t`i vendosim dy skajet ekstreme kundër njëra tjetrës, pra plotësisht kundër, kundrejt plotësisht dakord, shohim se janë më të shumtë në përqindje të anketarit që janë plotësisht kundër vaksinimit të detyrueshëm.
Sa dakord jeni me pohimin: Vaksina kundër COVID-19 duhet të bëhet e detyrueshme, pra të vaksinohet çdo person që është 18 vjeç e sipër?
Sondazh

Kriza e çmimeve anashkalon Shqipërinë/ Inflacioni në BE, 4.4%, në Shqipëri sipas Eurostat, 2.5%, norma e 4-t më e ulët në Europë
Rritja e çmimeve të konsumit gjatë tetorit, sipas metodologjisë së Eurostat fiksohet në 2,5% në terma vjetorë, nga 2,4% që tregonte metodologjia e Instat.......

Ryshfeti në biznes, Shqipëria e 110-ta në botë/ E parafundit në rajon dhe mes vendeve të fundit në Europë
Shqipëria renditet në vend të 110-të në "Indeksin e Rrezikut të Ryshfetit", i publikuar së fundmi nga “Matrica e rrezikut të ryshfetit TRACE” (TRACE Matrix),......

6 në 10 shqiptarë, të pakënaqur me jetesën/ Vetëm 3% janë plotësisht të kënaqur. Situata, më e zymtë se tremujori i dytë
Kenaqesia me nivelin e jetesës është një prej çështjeve kryesore të Barometrit Ekonomik Scan dhe Indeksit të Besimit Konsumator. Të dhënat e tremujorit të......

43% e shqiptarëve planifikojnë emigrimin, - 2% janë me valixhet gati, kanë kryer dokumentacionin
Ashtu si në dy edicionet e kaluara, Barometri Ekonomik Scan, është ndalur edhe gjatë edicionit të tretë te planet që kanë shqiptarët për të emigruar. Nga......

Çmimet tkurrin kursimet e shqiptarëve, - Barometri Ekonomik Scan: 55% nuk arrijnë të kursejnë dot, pesimist edhe për të ardhmen
“Barometri Ekonomik Scan dhe Indeksi i Besimit Konsumator” për tremujorin e tretë të vitit, fokusohet edhe te kursimet. Anketa mbi 1 mijë individë, sipas një......

Barometri Ekonomik Scan: Më pak shqiptarë planifikojnë të kryejnë blerje të mëdha, si pronë apo automjet
Edicioni i tretë i Barometrit Ekonomik Scan, ashtu si dy edicionet e tjera para tij, veç Indeksit të Besimit Konsumator përfshin edhe një sërë çështjesh të......

Çmimet e konsumit, problemi kryesor i shqiptarëve. Barometri Ekonomik Scan: Ndjekin taksat dhe tatimet, situata politike më pak shqetësuesja
Një ndër çështjet që është prekur në Barometrin Ekonomik Scan për tremujorin e tretë të vitit është edhe ajo e problematikave kryesore të shqiptarëve, ku......

Publikohet “Barometri Ekonomik Scan”/ Indeksi i Besimit Konsumator zbret në 40.1 pikë në T3, si pasojë e pritshmërive për të ardhmen
“Scan Media” ka publikuar Barometrin Ekonomik Scan dhe Indeksin e Besimit Konsumator për tremujorin e tretë të vitit. Ky podukt është një bashkëpunim mes......