Ryshfeti në biznes, Shqipëria e 110-ta në botë/ E parafundit në rajon dhe mes vendeve të fundit në Europë
Shqipëria renditet në vend të 110-të në "Indeksin e Rrezikut të Ryshfetit", i publikuar së fundmi nga “Matrica e rrezikut të ryshfetit TRACE” (TRACE Matrix), për vitin 2021. Ky indeks mat rrezikun e ryshfetit të biznesit në 194 shtete të botës. Rezultati i përgjithshëm i rrezikut të ryshfetit është një rezultat i kombinuar dhe i ponderuar i katër fushave që janë: ndërveprimet e biznesit me qeverinë, parandalimi dhe zbatimi kundër ryshfetit, transparenca e Qeverisë dhe Shërbimit Civil, si dhe kapaciteti për Mbikëqyrjen e Shoqërisë Civile, duke përfshirë rolin e medias. Gjithashtu vlerësimi në këtë indeks matet me një nivel pikësh nga 1 deri në 100, ku 1 pikë përfaqëson nivel të ulët rreziku dhe 100 pikë përfaqëson nivel të lartë rreziku.
Indeksi i rrezikut ndaj ryshfetit
Shqipëria ka arritur të mbledhë 50 pikë në indeksin e rrezikut të ryshfetit për vitin 2021. Të dhënat tregojnë se për këtë vit, Shqipëria është përmirësuar me 5 pozicione. Po ta analizojmë vendin tonë në të katër fushat e përmendura më lart shohim se për ndërveprimet e biznesit me qeverinë, ne vlerësohemi me 55 pikë. Sa i përket parandalimit dhe zbatimit kundër ryshfetit, vlerësohemi me 54 pikë, ndërsa për transparencën e Qeverisë dhe Shërbimit Civil jemi vlerësuar me 51 pikë. Ndërsa për kapacitetin e Mbikëqyrjes së Shoqërisë Civile, duke përfshirë këtu dhe rolin e medias, Shqipëria është vlerësuar me 39 pikë. Pikërisht kjo është edhe fusha e fundit ku vendi ynë ka arritur dhe rezultatin më të mirë në pikëzim.
Por si paraqitet gjendja e vendit tonë krahasuar me vendet e rajonit? Nga të dhënat e indeksit, shohim se renditemi të parafundit. Në vend të fundit kemi Bosnje Hercegovinën, e cila renditet në vend të 132-të. Mali i Zi ka rrezikun më të ulët ndaj ryshfetit në biznes, në rajon, pasi renditet në vend të 80-të nga 194 vende në total. Mali i Zi ndiqet nga Maqedonia e Veriut dhe nga Kosova, e cila renditet në vend të 93-të. Nga ana tjetër Serbia shihet të jetë pozicionuar në vend të 106-të. Të dhënat tregojnë se krahasuar me vendet e Europës, Shqipëria qëndron në renditje para vendeve si Moldavia, Bjellorusia dhe Azerbajxhani. Vendet që kryesojnë renditjen janë vende si Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Finlanda.
Indeksi i rrezikut ndaj ryshfetit
Klikoni këtu për të parë të dhënat
Sondazh

6 në 10 shqiptarë, të pakënaqur me jetesën/ Vetëm 3% janë plotësisht të kënaqur. Situata, më e zymtë se tremujori i dytë
Kenaqesia me nivelin e jetesës është një prej çështjeve kryesore të Barometrit Ekonomik Scan dhe Indeksit të Besimit Konsumator. Të dhënat e tremujorit të......

43% e shqiptarëve planifikojnë emigrimin, - 2% janë me valixhet gati, kanë kryer dokumentacionin
Ashtu si në dy edicionet e kaluara, Barometri Ekonomik Scan, është ndalur edhe gjatë edicionit të tretë te planet që kanë shqiptarët për të emigruar. Nga......

Çmimet tkurrin kursimet e shqiptarëve, - Barometri Ekonomik Scan: 55% nuk arrijnë të kursejnë dot, pesimist edhe për të ardhmen
“Barometri Ekonomik Scan dhe Indeksi i Besimit Konsumator” për tremujorin e tretë të vitit, fokusohet edhe te kursimet. Anketa mbi 1 mijë individë, sipas një......

Barometri Ekonomik Scan: Më pak shqiptarë planifikojnë të kryejnë blerje të mëdha, si pronë apo automjet
Edicioni i tretë i Barometrit Ekonomik Scan, ashtu si dy edicionet e tjera para tij, veç Indeksit të Besimit Konsumator përfshin edhe një sërë çështjesh të......

Çmimet e konsumit, problemi kryesor i shqiptarëve. Barometri Ekonomik Scan: Ndjekin taksat dhe tatimet, situata politike më pak shqetësuesja
Një ndër çështjet që është prekur në Barometrin Ekonomik Scan për tremujorin e tretë të vitit është edhe ajo e problematikave kryesore të shqiptarëve, ku......

Publikohet “Barometri Ekonomik Scan”/ Indeksi i Besimit Konsumator zbret në 40.1 pikë në T3, si pasojë e pritshmërive për të ardhmen
“Scan Media” ka publikuar Barometrin Ekonomik Scan dhe Indeksin e Besimit Konsumator për tremujorin e tretë të vitit. Ky podukt është një bashkëpunim mes......

Korrupsioni, Shqipëria e 125-ta në botë/ E parafundit në rajon dhe ndër vendet e fundit në Europë
Eshtë publikuar së fundmi edicioni i katërt i Indeksit Global të Korrupsionit për vitin 2021. Ky indeks mbulon 196 vende dhe territore dhe ofron një pasqyrë të......

"Fatura" e pandemisë për bizneset/ Raportojnë 951 mln euro më pak xhiro se 2019
Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve e publikuar nga Instituti i Statistikave, paraqet një panoramë të saktë të impaktit të pandemisë në biznesin shqiptar, duke......