Barometri Ekonomik Scan: Më pak shqiptarë planifikojnë të kryejnë blerje të mëdha, si pronë apo automjet
Edicioni i tretë i Barometrit Ekonomik Scan, ashtu si dy edicionet e tjera para tij, veç Indeksit të Besimit Konsumator përfshin edhe një sërë çështjesh të tjera, të cilat lidhen drejtpërdrejtë apo edhe indirekt me konsumin. Një ndër çështjet që lidhet direkt me konsumin është edhe ai i blerjeve të mëdha. Barometri i ka analizuar blerjet e mëdha në dy pjesë. Së pari, të anketuarit janë pyetur nëse në situatën aktuale a mendojnë se është momenti i duhur për të bërë blerje të mëdha dhe së dyti çfarë lloj blerje janë të gatshëm të bëjnë në gjashtë muajt e ardhshëm.
Sa i përket pyetjes nëse në situatën aktuale ekonomike, a mendojnë se është momenti i duhur që të bëjnë blerje të mëdha shtëpiake si mobilje, pajisje elektroshtëpiake të mëdha, televizor apo pajisje të tjera elektronike, për tremujorin e tretë, 73% e të anketuarve, ose e thënë ndryshe 7 në 10 të anketuar, janë përgjigjur se nuk është momenti i duhur. Më pak se një në katër të anketuar ose e shprehur në përqindje rreth 22% e tyre, kanë zgjedhur të jenë neutral dhe 4% mendojnë se është momenti i duhur. Krahasuar me dy edicionet e mëparshme, është rritur lehtë përqindja e të anketuarve të cilët mendojnë se nuk është momenti i duhur për të bërë blerje të mëdha. Gjatë tremujorit të parë ky tregues ishte 71%, ndërsa në tremujorin e dytë paraqitet 72%.
Indeksi i besimit të konsumatorit – Situata aktuale
Nga ana tjetër, le të shohim se si kanë qenë përgjigjet e të anketuarve lidhur me planet për të bërë blerje të mëdha apo investim në 6 muajt e ardhshëm. Nga të dhënat shohim se vetëm një pjesë e vogël e të anketuarve shprehen se kanë në plan të bëjnë blerje si pajisje shtëpiake, ose 15% e tyre, nga 19% në tremujorin paraardhës, 7% janë shpehur se kanë në plan të blejnë automjet, nga 10% në T2, dhe vetëm 5% kanë ndërmend që në gjashtë muajt e ardhshëm të blejnë shtëpi ose pronë, nga 7% në tremujorin pararendës. Ndërsa për investimet në obligacione, fonde private pensioni ose investime të tjera financiare rreth 2-4% e të anketuarve planifikojnë t’i kryejnë në 6 muajt e ardhshëm. Për blerjet e mëdha si pajisje shtëpiake, automjet apo pronë në 6 muajt e ardhshëm, vihet re një rënie e normës së atyre që e planifikojnë diçka të tillë, krahasuar me tremujorin paraardhës. Investimet në fonde private pensioni shihet se nuk kanë pësuar ndryshime.
Blerjet në 6 muajt e ardhshëm
Klikoni këtu për raportin e plotë
Sondazh

Çmimet e konsumit, problemi kryesor i shqiptarëve. Barometri Ekonomik Scan: Ndjekin taksat dhe tatimet, situata politike më pak shqetësuesja
Një ndër çështjet që është prekur në Barometrin Ekonomik Scan për tremujorin e tretë të vitit është edhe ajo e problematikave kryesore të shqiptarëve, ku......

Publikohet “Barometri Ekonomik Scan”/ Indeksi i Besimit Konsumator zbret në 40.1 pikë në T3, si pasojë e pritshmërive për të ardhmen
“Scan Media” ka publikuar Barometrin Ekonomik Scan dhe Indeksin e Besimit Konsumator për tremujorin e tretë të vitit. Ky podukt është një bashkëpunim mes......

Korrupsioni, Shqipëria e 125-ta në botë/ E parafundit në rajon dhe ndër vendet e fundit në Europë
Eshtë publikuar së fundmi edicioni i katërt i Indeksit Global të Korrupsionit për vitin 2021. Ky indeks mbulon 196 vende dhe territore dhe ofron një pasqyrë të......

"Fatura" e pandemisë për bizneset/ Raportojnë 951 mln euro më pak xhiro se 2019
Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve e publikuar nga Instituti i Statistikave, paraqet një panoramë të saktë të impaktit të pandemisë në biznesin shqiptar, duke......

Biznesi i ujit të pijshëm/ Tre kompani dominojnë tregun, xhiro rreth 35 mln euro në vit, dhe fitime neto në 3.3 mln euro
“Scan Intelligence Unit” e ka ndalur fokusin e analizës së saj në një tjetër treg, kësaj radhe, të shkëputur nga efektet e pandemisë; tregun e ujit të......

Kreditë me probleme tkurren sërish/ Bien pranë 6.49%, niveli më i ulët që prej vitit 2008
Niveli i kredive me probleme ka shënuar një tjetër tkurrje gjatë shtatorit, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, duke zbritur pranë 6.49%,......

Sa pasuri kanë shqiptarët? $64,355 për frymë sipas BB, por nuk bëhet fjalë për pasuri financiare
Banka Botërore ka publikuar së fundmi raportin me titull “Ndryshimi i pasurive të Kombeve për vitin 2021 (The Changing Wealth of Nations 2021). Ky raport......

Inflacioni zbret në 2.4%, - Ushqimet u shtrenjtuan me 4.1%, falë “bukës”, “frutave”, “vajrave” dhe “ëmbëlsirave”
Inflacioni është ngadalësuar lehtë gjatë tetorit të këtij viti, krahasuar me një muaj më parë. Kështu, norma e inflacionit gjatë tetorit fiksohet në 2.4%, nga......