Kreditë me probleme tkurren sërish/ Bien pranë 6.49%, niveli më i ulët që prej vitit 2008

Niveli i kredive me probleme ka shënuar një tjetër tkurrje gjatë shtatorit, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, duke zbritur pranë 6.49%, nga 6.96% që ishte në muajin Gusht. Shtatori shënon gjithashtu muajin e 8-të me radhë që ky tregues regjistrohet në rënie. Kjo perfromancë tejet pozitive e një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit financiar vjen në një kohë që vendi po del nga një krizë e tejazgjatur, si ajo e shkaktuar nga pandemia. Kjo rënie progresive e treguesit, që tashmë ka zbritur në nivelet para krizës financiare globale, ka qenë e papritur për të gjithë, madje edhe për vetë Bankën Qendrore. Vetëm pak ditë më parë, gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë ku dha opinionet e institucionit në lidhje me buxhetin 2022, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko theksoi se, vetë institucioni priste që pandemia të nxiste jo një ulje të treguesit të kredive me probleme, por një rritje të ndjeshme të tij, deri në 15%. Krejt e kundërta ka ndodhur.
Në Shtator, rënia e treguesit pranë nivelit të 6.49%, shënon rezultatin më të mirë që prej vitit 2008. Në terma mujor ky tregues ka rënë me 0.47 pikë përqindje, që është rënia më e madhe që prej qershorit të këtij viti, kur tkurrej me 0.68 pikë përqindje. Ky tregues është me rëndësi të veçantë jo vetëm për sektorin bankar, por për të gjithë ekonominë, pasi sinjalizon një aftësi të mirë paguese, dhe sidomos hapësira për vijimin e kreditimit ndaj bizniesit dhe individëve.
Sondazh

Sa pasuri kanë shqiptarët? $64,355 për frymë sipas BB, por nuk bëhet fjalë për pasuri financiare
Banka Botërore ka publikuar së fundmi raportin me titull “Ndryshimi i pasurive të Kombeve për vitin 2021 (The Changing Wealth of Nations 2021). Ky raport......

Inflacioni zbret në 2.4%, - Ushqimet u shtrenjtuan me 4.1%, falë “bukës”, “frutave”, “vajrave” dhe “ëmbëlsirave”
Inflacioni është ngadalësuar lehtë gjatë tetorit të këtij viti, krahasuar me një muaj më parë. Kështu, norma e inflacionit gjatë tetorit fiksohet në 2.4%, nga......

Cilat bashki shpallin më shumë tendera? Korça në vend të parë, me mbi 6 tendera mesatarisht në ditë
"Scan Intelligence Unit" ka analizuar 61 bashkitë e vendit bazuar në aktivitetin e tyre tenderues, sipas të dhënave të OpenProcurement.al, portali i Institutit......

Sa ka shpenzuar Shqipëria në Afganistan? Rreth 3.4 milionë euro në vit. 2019 shënon rekord, me 6.14 mln euro
Rreth dy muaj më parë, në fillim të shtatorit të këtij viti, aleatët u tërhoqën përfundimisht nga Afganistani, duke ngjallur edhe shumë debat në opinionin......

Buxheti 2022 sipas qarqeve/ Tirana me rritjen më të madhe. Qeveria më e kursyer me Gjirokastrën
Projektligji i buxhetit për vitin e ardhshëm përfshin edhe transfertat e pakushtëzuara sipas qarqeve, ku në total përllogariten 560 milionë lekë (4.56 mln......

BERZH rrit projeksionet për Shqipërinë/ Rritja ekonomike këtë vit parashikohet në 8%, e dyta më e lartë në rajon
Pas Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, tashmë edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rritur ndjeshëm projeksionet për rritjen......

Paketa fiskale nxit rritje tjetër të çmimeve/ Karburantet, kafja, birra, vera, prej 1 janarit do të shtrenjtohen edhe nga qeveria
Projektligji i buxhetit të vitit të ardhshëm, i cili përbën ligjin më të rëndësishëm vjetor të një shteti, ka ngjallur shumë debate, kryesisht sa i përket......

Dekurajohen aplikimet për llotarinë amerikane, - 240 mijë shqiptarë provuan fatin, rënie me 30.2% krahasuar me 2020-ën
Sipas të dhënave nga “Departamenti Amerikan i Shtetit” ka rënë numri i apilikimeve për Llotarinë Amerikane nga shqiptarët për vitin 2021, krahasimisht me vitin......