Paketa fiskale nxit rritje tjetër të çmimeve/ Karburantet, kafja, birra, vera, prej 1 janarit do të shtrenjtohen edhe nga qeveria
Projektligji i buxhetit të vitit të ardhshëm, i cili përbën ligjin më të rëndësishëm vjetor të një shteti, ka ngjallur shumë debate, kryesisht sa i përket “paketës fiskale”, pra ndryshimeve fiskale/taksave. “Scan Intelligence Unit” ka analizuar me hollësi një pjesë të kësaj pakete, më saktësisht projektligjin për “disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 61/2012 ‘për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”. Por çfarë parashikon ky projektligj? Indeksimin e akcizës mbi mallrat e parashikuara në ligj që janë: karburantet, duhani, kafja dhe produktet alkoolike. Më saktësisht, indeksimi i akcizës do të thotë se, çdo vit, taksimi i këtyre mallrave të prodhuara në vend apo të importuara do të pësojë një rritje, bazuar në normën e inflacionit të vitit paraardhës. Përjashtim të vetëm bën duhani, për të cilin rritja e akcizës është e parashikuar vit pas viti, jo e bazuar në rritjen e çmimeve të konsumit. Norma e akcizës në vendin tonë aktualisht është fikse, dhe jo e variueshme, dhe ky ndryshim sjell në kushtet aktuale një rritje të pashmangshme të normave, e cila më pas do të transmetohet te konsumatori final në formën e rritjes së çmimeve të këtyre produkteve.
Këto ndryshime në ligjin mbi mallrat e akcizës në Republikën e Shqipërisë vijnë në një kohë që çmimet e konsumit në vendin tonë por edhe në të gjithë globin po rriten me ritme mjaft të shpejta, duke kërcënuar edhe rimëkëmbjen ekonomike, por edhe duke rritur alarmin për një krizë tjetër. Madje, përpara depozitimit të projektbuxhetit dhe ndryshimeve fiskale për vitin e ardhshëm, qeveria shqiptare dhe kryeministri Rama janë angazhuar që të mbrojnë shtresat më vulnerabël nga kjo rritje e çmimeve. Ndryshimet e fundit, në fakt pritet të kenë efektin e kundërt.
Projektiligji për ndryshime në ligjin e akcizave në Republikën e Shqipërisë parashikon që çdo vit, rritja e akcizës për këto kategori produktesh të jetë në linjë me rritjen e çmimeve të konsumit gjatë vitit paraardhës. “Duke patur parasysh se indeksi vjetor i çmimeve në 10 vitet e fundit është rritur mesatarisht 1.5% - 2.2%, me këtë përqindje parashikohet të rriten edhe nivelet e akcizave të mallrave të akcizueshme, me përjashtim të grupit të duhaneve për të cilat është parashikuar rritje specifike në 5 vitet e ardhshme”-thuhet mes reshtave në relacionin shoqërues të projektligjit. Por, në kushtet aktuale, norma e inflacionit është ndjeshëm më e lartë se çfarë thotë qeveria shqiptare, e cila është bazuar në mesataren e 10 viteve të fundit, ndërkohë që sot, rrethanat janë krejt të tjera. Në shtator, norma e inflacionit në vendin tonë u ngjit në 2.5% sipas metodës së INSTAT dhe në 2.6% sipas metodës së Eurostat, ndërkohë që Banka Botërore parashikon një normë pranë 2.4% për të gjithë vitin, në 2.8% vitin e ardhshëm, dhe në 3% për 2023. Pra, norma e inflacionit në vitet në vijim, sipas Bankës Botërore, të cilës qeveria i referohet shpeshherë në projektligjin e buxhetit, parashikohet të jetë thuajse dy herë më e lartë se norma që referohet në këtë relacion.
Por, çdo të thotë kjo? Në një kohë që çmimet pritet të rriten ndjeshëm në muajt dhe vitet në vijim, duke u kthyer në një prej kërcënimeve më madhore të cilësisë së jetesës në vendin tonë, indeksimi i tarifave të akcizës pritet t`i japë edhe një shtytje tjetër çmimeve të produkteve si: karburantet, pijet alkoolike dhe kafja. Madje, për karburantet, situata mund të projektohet edhe më e zymtë, duke qenë se bëhet fjalë për një produkt me luhatje të mëdha në treg, dhe që aktualisht regjistron një rritje të ndjeshme të çmimeve. Ndër të tjera, çmimi i karburanteve jep një efekt zinxhir në të gjithë ekonominë, duke qenë se impakton shumë sektorë.
Ligji hyn në fuqi që prej 1 janarit të vitit të ardhshëm, çka do të thotë se rritja e çmimeve do të reflektohet menjëherë, bazuar në normën e inflacionit të vitit aktual, për të cilin duhet pritur deri në fund të vitit ecuria.
Por si do ndryshojnë çmimet e disa prej produkteve të akcizës duke filluar prej vitit të ardhshëm? “Scan Intelligence Unit” ka analizuar disa produkte si: kafja, karburanti, birra, rakia, vera, bazuar në projeksionet e Bankës Botërore për normën e inflacionit këtë vit, për të kuptuar se si do të ndryshojnë tarifat.
Kërcënimi i rritjes së çmimeve edhe si pasojë e rritjes së akcizës në tregun vendas, bëhet edhe më i ndjeshëm po të kemi parasysh kapacitetet e ulta mbikqyrëse të tregut dhe konsumatorit, në rastet e rritjes së çmimeve për produkte të caktuara. Gjithsesi, kërcenimi më madhor që rrjedh nga ky projektligj është ai i rritjes së presioneve inflacioniste edhe më tej, çka mund të sjellë një normë inflacioni ndjeshëm më të lartë, e cila do të ndihet dy herë nga qytetarët dhe bizneset, si nga rritja e çmimeve ashtu edhe nga reflektimi i rritjes së akcizës në çmimin final.
Klikoni këtu për relacionin e plotë të projektligjit
Sondazh

Dekurajohen aplikimet për llotarinë amerikane, - 240 mijë shqiptarë provuan fatin, rënie me 30.2% krahasuar me 2020-ën
Sipas të dhënave nga “Departamenti Amerikan i Shtetit” ka rënë numri i apilikimeve për Llotarinë Amerikane nga shqiptarët për vitin 2021, krahasimisht me vitin......

Shtresa e mesme me pagë mbi 1200 euro në muaj?! E thotë vetë qeveria, por janë vetëm 5900 individë, ose 0.86% e totalit
Me ndryshimet në tatimin mbi të ardhurat nga paga, qeveria shqiptare synon të zbusë disi barrën fiskale të të punësuarve në vend. Sipas shifrave të fundit në......

Azilkërkuesit shqiptarë "pushtojnë" Europën, - Rikthehen nivelet e para pandemisë, jemi të 4-tit në BE, pas turqve, afganëve dhe sirianëve
Të dhënat nga “Zyra Europiane për Mbështetjen e Azilantëve” tregojnë se Gushti i vitit 2021 rikthen në shifra alarmante aplikimet e shqiptarëve për azil. Për......

Lista e projekteve të qeverisë për 2022/ Tuneli i Llogarasë, Rruga e Arbrit, Teatri Kombëtar, Unaza e Tiranës, me impaktin më të madh në buxhet
Projekt-buxheti i vitit të ardhshëm i hartuar nga qeveria shqiptare përmban edhe listën e të gjitha investimeve publike me financim të brendshëm, sipas viteve,......

Shqiptarët, më të "ndriçuar" se europianët, - Vetëm 4.6% e shtëpive pa dritë të mjaftueshme, norma ngjitet në 5.9% në BE
Publikimi më i fundit i "Agjencisë Europiane të Statistikave" (EUROSTAT) jep të dhëna mbi përqindjen e individëve të cilët raportojnë nëse banesat e tyre janë......

Analiza e tregut të automjeteve në Shqipëri/ Koncesionarët, 21 mln euro më pak xhiro me pandeminë, bilanci i 15 kompanive
Viti pandemik bëri që çdo njësi ekonomike, qoftë biznes i madh apo i vogël të ndjente një tkurrje në nivelin e të ardhurave, e cila rrjedhimisht sjell edhe......

53.9% e fëmijëve shqiptarë në rrezik për të qenë të varfër, jemi vendi me përqindjen më të lartë në Europë
Agjencia Europiane e Statistikave (EUROSTAT) ka publikuar së fundmi raportin, i cili flet mbi përqindjen e individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër......

Depozitat vijojnë të “fryhen”, - Arrijnë në 1.18 trln lekë në shtator. Lezha “udhëheq” rritjen, me 6.2%
Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, depozitat në sektorin bankar kanë vijuar rritjen edhe përgjatë shtatorit, për të 17-tin muaj me radhë.......