Shtresa e mesme me pagë mbi 1200 euro në muaj?! E thotë vetë qeveria, por janë vetëm 5900 individë, ose 0.86% e totalit
Me ndryshimet në tatimin mbi të ardhurat nga paga, qeveria shqiptare synon të zbusë disi barrën fiskale të të punësuarve në vend. Sipas shifrave të fundit në dispozicion, që i referohen këtij viti, në vendin tonë janë rreth 686 mijë të punësuar me pagë. Me ndryshimet që pritet të hyjnë në fuqi, përfituesit nga zbutja e fashave të tatimit pritet të jenë rreth 135 mijë, pra, vetëm 19.6% e totalit, ose rreth 1 në 5 të punësuar. Por, ajo që bie në sy nga relacioni i projektligjit për ndryshimin e tatimit mbi të ardhurat, është fakti se qeveria shqiptare i referohet si shtresë e mesme kategorisë me paga mbi 150 mijë lekë në muaj (1200 euro)), pra fashës më të mirëpaguar. “Në kuadër të lehtësimit të shtresës së mesme të popullsisë, në këtë projektligj është parashikuar ndryshimi i fashës së sipërme të taksimit progresiv”-thuhet shprehimisht në projektligjin e depozituar në kuvend nga Këshilli i Ministrave. “Tatimi 23% parashikohet të fillojë të aplikohet në pagat mbi 200,000 lekë/muaj, nga 150,000 lekë/muaj që është aktualisht. Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 5,900 dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 23,000 lekë për tatimpagues/vit ose në total 135 000 000 lekë për të gjithë tatimpaguesit”-vijon më tej relacioni.
Pra, sipas vetë qeverisë shqiptare, shtresa e mesme në vend, mes të punësuarve, përfaqësohet nga vetëm 5900 individë. Por, sa peshë zënë këta të punësuar mbi totalin? Vetëm 0.86%! Pra, individët me pagë nga 150 mijë lekë, deri në 200 mijë lekë në muaj, përbejnë më pak se 1% të rreth 686 mijë të punësuarve me pagë në vendin tonë. Në rast se këtë llogari do ta bënim mbi totalin e të punësuarve në vendin tonë, sipas Instat, ku flitet për mbi 1.2 milionë individë, ku thuajse gjysma janë pa pagë, atëherë, kjo normë bie nën 0.5%. Sipas vetë qeverisë shqiptare, bazuar në relaionin e projektligjit të depozituar në kuvend, shtresa e mesme në vendin tonë nuk i kalon 1% të të punësuarve.
Po sipas të dhënave më të fundit në dispozicion, të punësuarit me pagë minimale në vendin tonë, prej 30 mijë lekësh në muaj, janë afërsisht rreth 250 mijë, ose rreth 36% e totalit, pra më shumë se 1 në 3. Krahasuar me shtresën e mirëpaguar, atë së cilës qeveria shqiptare i referohet si shtresë e mesme, me paga nga 150 mijë lekë, deri në 200 mijë lek në muaj, diferenca është 42-fish.
Sondazh

Azilkërkuesit shqiptarë "pushtojnë" Europën, - Rikthehen nivelet e para pandemisë, jemi të 4-tit në BE, pas turqve, afganëve dhe sirianëve
Të dhënat nga “Zyra Europiane për Mbështetjen e Azilantëve” tregojnë se Gushti i vitit 2021 rikthen në shifra alarmante aplikimet e shqiptarëve për azil. Për......

Lista e projekteve të qeverisë për 2022/ Tuneli i Llogarasë, Rruga e Arbrit, Teatri Kombëtar, Unaza e Tiranës, me impaktin më të madh në buxhet
Projekt-buxheti i vitit të ardhshëm i hartuar nga qeveria shqiptare përmban edhe listën e të gjitha investimeve publike me financim të brendshëm, sipas viteve,......

Shqiptarët, më të "ndriçuar" se europianët, - Vetëm 4.6% e shtëpive pa dritë të mjaftueshme, norma ngjitet në 5.9% në BE
Publikimi më i fundit i "Agjencisë Europiane të Statistikave" (EUROSTAT) jep të dhëna mbi përqindjen e individëve të cilët raportojnë nëse banesat e tyre janë......

Analiza e tregut të automjeteve në Shqipëri/ Koncesionarët, 21 mln euro më pak xhiro me pandeminë, bilanci i 15 kompanive
Viti pandemik bëri që çdo njësi ekonomike, qoftë biznes i madh apo i vogël të ndjente një tkurrje në nivelin e të ardhurave, e cila rrjedhimisht sjell edhe......

53.9% e fëmijëve shqiptarë në rrezik për të qenë të varfër, jemi vendi me përqindjen më të lartë në Europë
Agjencia Europiane e Statistikave (EUROSTAT) ka publikuar së fundmi raportin, i cili flet mbi përqindjen e individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër......

Depozitat vijojnë të “fryhen”, - Arrijnë në 1.18 trln lekë në shtator. Lezha “udhëheq” rritjen, me 6.2%
Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, depozitat në sektorin bankar kanë vijuar rritjen edhe përgjatë shtatorit, për të 17-tin muaj me radhë.......

Spitalet private dalin me humbje, - Pandemia thellon "gropën", 6 spitale me humbje 20 mln euro në 4 vitet e fundit
Vijon analiza e tregjeve në Shqipëri, të kryera nga “Scan Intelligence Unit”, ku këtë herë është marrë në studim performanca financiare e spitaleve private, jo......

Kreditimi “ringjallet” me vjeshtën,- Huaja për blerje banesash, rekord 6 vjeçar. Ndërtimi dhe energjia elektrike gjithashtu me rekord
Pas një kontraktimi gjatë gushtit, kryesisht si rrjedhojë e efektit sezonal, kreditimi i është rikthyer termave të rritjes gjatë shtatorit, tregojnë shifrat më......