Spitalet private dalin me humbje, - Pandemia thellon "gropën", 6 spitale me humbje 20 mln euro në 4 vitet e fundit

Vijon analiza e tregjeve në Shqipëri, të kryera nga “Scan Intelligence Unit”, ku këtë herë është marrë në studim performanca financiare e spitaleve private, jo vetëm për vitin pandemik, por gjithashtu edhe për tre vitet e tjera paraardhëse. Në analizë janë marrë gjashtë ndë spitalet kryesore private në vend, dhe që kanë të dhëna të rregullta në “Qendrën Kombëtare të Biznesit”. Spitalet e analizuara nga “Scan Intelligence Unit” janë: "Spitali Amerikan", "Spitali Gjerman", "Spitali Salus", "Spitali Kontinental", "Spitali Europian"(Villa Maria) dhe "International Hospital" ose ndryshe "Spitali Hygeia". Si fillim le të shohim performancën financiare të këtyre spitaleve për vitin 2020, për të parë se si ka ndikuar pandemia në këtë sektor. Për vitin 2020, të ardhurat më të larta nga të gjashtë spitalet i regjistron “Spitali Amerikan” me rreth 5.9 mld lekë ose shprehur në valutë rreth 48.5 mln euro. “Spitali Amerikan” ndiqet nga “Hygeia” sa i përket të ardhurave më të larta për vitin 2020, me 2.7 mld lekë. I fundit në renditje me të ardhurat më të ulta është “Spitali Europian” (Villa Maria) me të ardhura në rreth 176 mln lekë. Krahasuar me vitin 2019, të ardhurat e spitaleve private paraqiten me rritje. Rritjen më të madhe të të ardhurave e regjistron “Spitali Europian”, me 114%, i ndjekur nga “Spitali Gjerman’ me 45.8%. Spitali “Hygeia” regjistron rritjen më të ulët të të ardhurave për vitin 2020, krhahasuar me vitin 2019, me vetëm 4.5%.
Po në rast se analizojmë fitimet neto të këtyre gjashtë spitaleve private, si paraqiten të dhënat për vitin 2020? Nga bilancet e analizuara shohim se të gjithë spitalet kanë dalë me humbje, përveç “Spitalit Gjerman”, i cili ka regjistruar fitim për vitin 2020, edhe pse shifra paraqitet e ulët. Fitimi i këtij spitali është 392 mijë lekë përgjatë të gjithë vitit. Po të shohim dhe paraqitjen grafike, humbjet paraqiten më të mëdha në vitin 2019 sesa gjatë vitit 2020. Vetëm “Spitali Salus” ka thelluar humbjen e tij gjatë vitit 2020, me 6.3% më shumë. Humbjen më të madhe për vitin 2020 e ka regjistruar “Spitali Europian” me 161 mln lekë, ose rreth 1.3 milionë euro. Kjo shifër ndiqet nga ajo e “Spitalit Amerikan” me humbje deri në 70 mln lekë, ose rreth 570 mijë euro.
Po nëse llogarisim totalin e fitimeve për spitalet private për katër vitet e marra në studim, si paraqitet kjo shifër? Totali i humbjes për të gjashtë spitalet private të marra bashkë, për katër vite kap shifrën e 2.5 miliardë lekë, ose e shprehur në valutë rreth 20 mln euro. Humbjen më të madhe nga të gjashtë spitalet, për katër vite bashkë e ka “Spitali Europian” me 736 mln lekë.
Le ta kalojmë fokusin e analizës të performancës së këtyre spitaleve ndër vite. Nga të dhënat del se është “Spitali Amerikan” ai që gjeneron të ardhurat më të larta se pesë spitalet e tjera të marra në studim, që nga viti 2018 deri në vitin 2020. Spitalet të cilët paraqiten me të ardhura më të ulta për këto katër vite janë: “Spitali Europian” dhe “Spitali Gjerman”.
Nga ana tjetër, po të flasim për fitimet e këtyre spitaleve, të shtrira në katër vite, vemë re se gati të gjithë spitalet private, në të gjithë vitet e marra në studim paraqiten me humbje. I vetmi që regjistron fitim, pëveç vitin 2018, është “Spitali Gjerman”. Nisur dhe nga të dhënat grafike, shohim se mes këtyre viteve, humbjen më të madhe e ka pësuar “Spitali Hygeia” në vitin 2018-të me një humbje prej 481 mln lekësh, ose 3.9 mln euro. Humbja e dytë më e lartë regjistrohet nga “Spitali Amerikan” në vitin 2017, humbje e cila prek një shifër prej 313 mln lekë.
Sondazh

Kreditimi “ringjallet” me vjeshtën,- Huaja për blerje banesash, rekord 6 vjeçar. Ndërtimi dhe energjia elektrike gjithashtu me rekord
Pas një kontraktimi gjatë gushtit, kryesisht si rrjedhojë e efektit sezonal, kreditimi i është rikthyer termave të rritjes gjatë shtatorit, tregojnë shifrat më......

Më shumë pasagjerë dhe mallra gjatë Shtatorit, - Rreth 1 mln pasagjerë më shumë në Janar-Shtator, krahasuar një vit më parë
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave mbi shifrat e transportit tregojnë se në muajin Shtator të këtij viti shihet një rritje e numrit të......

TVSH e brendshme “ngel në klasë” tatimet, - Rënie me 5.7% e arkëtimeve krahasuar me 2020-ën dhe 107 mln euro më pak se plani
Projekt-buxheti për vitin e ardhshëm dhe relacioni shoqërues i ligjit më të rëndësishëm vjetor të shtetit, veç asaj që pritet të ndodhë vitin e ardhshëm,......

7 koncesionet e planifikuara për 2022-shin/ “Kolaudimi” do t`i rikthehet privatit, do firmoset “Milot-Fier”, edhe siguria rrugore dhe lagjet e Elbasanit me koncesion
Projekt-buxheti i vitit të ardhshëm parashikon edhe 7 kontrata të reja koncesionare apo të skemave të partneritetit publik privat (PPP). Të 7-ta këto kontrata......

Pagat u rritën 5 herë më pak se në rajon, - Raporti i Institutit të Vienës për 2020-ën, rritja reale në vendin tonë, 0.8%. Në rajon, 4%
Pagat reale në Shqipëri gjatë 2020-ës, pra vitit të pandemisë, janë rritur me një normë prej 0.8%. Rritja reale e pagave mat rritjEn e pagave të zhveshur nga......

Shqipëri vs Gjermani, si ndryshojnë çmimet? Produktet e bulmetit dhe pijet alkoolike i paguajmë më shtrenjtë
Sipas të dhënave të Zyrës Gjermane të Statistiave (Destatis), niveli i çmimeve në Shqipëri është sa 53% e nivelit të çmimeve në Gjermani. Shifrat tregojnë se......

Çmimet u rritën më pak se në Europë, - Në Shqipëri, inflacioni në 2.6%, ndërsa në BE, 3.6%
Metodologjia e Eurostat sinjalizon një normë inflacioni në 2.6% gjatë muajit shtator të vitit 2021 në vendin tonë, ndërkohë që Istituti i Statistikave e......

Qeveria mori 150 mln euro të paplanifikuara! Vetëm nga të ardhurat tatimore deri në shtator, falë sigurimeve shoqërore dhe TVSH
Qeveria shqiptare ka mbledhur 5.8% më shumë të ardhura tatimore gjatë 9-mujorit të parë të vitit. Por si përkthehet kjo përqindje? Në 18.9 mld lekë, ose rreth......