Qeveria mori 150 mln euro të paplanifikuara! Vetëm nga të ardhurat tatimore deri në shtator, falë sigurimeve shoqërore dhe TVSH

Qeveria shqiptare ka mbledhur 5.8% më shumë të ardhura tatimore gjatë 9-mujorit të parë të vitit. Por si përkthehet kjo përqindje? Në 18.9 mld lekë, ose rreth 150 milionë euro. Kjo diferencë nuk është krahasuar me një vit më parë, por me planin e rishikuar të buxhetit të këtij viti. Pra, 150 milionë euro më shumë ka mbeldhur qeveria shqiptare nga të gjitha burimet tatimore në nëntë muajt e parë të këtij viti, krahasuar me planin buxhetor. Por kush e ka dhënë kontributin më të madh në këtë tejkalim të ndjeshëm të planit? “Scan Intelligence Unit” ka analizuar me hollësi shifrat zyrtare. Në vend të parë, me një kontribut prej 27%, vëmë re të ardhurat nga sigurimet shoqërore, çka sinjalizon një performancë mbi pritshmëritë të tregut të punës. Bëhet fjalë për 5.1 miliardë lekë, ose rreth 42 milionë euro më shumë se plani buxhetor. Në vend të dytë, me një kontribut prej 22% në rritjen e të ardhurave tatimore me 150 milionë euro këtë vit, gjejmë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Kjo rritje mund të ketë ardhur nga konsumi mbi pritshmëritë këtë vit, por edhe nga rritja e çmimeve. Taksat nacionale kanë dhënë gjithashtu një kontribut të ndjeshëm, prej 16% në këtë rritje, ndërsa prej 11% fiksohet kontributi i akcizës. Vetëm tatimi mbi të ardhurat personale ka dhënë një kontribut negativ në këtë rritje.
Rreth 150 milionë euro të ardhura të paplanifikuara në buxhet vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti, nuk e kanë ndalur planin e qeverisë shqiptare që të dalë në tregjet ndërkombëtare për një financim të jashtëm, përkundrazi. Qeveria madje e ka çuar në 700 milionë euro, nga 500 milionë euro që ishte fillimisht, kërkesën për Eurobond. Dalja në tregjet ndërkombëtare pritet të bëhet brenda këtij viti.
Sondazh

Sa taksa i paguajmë shtetit? Mesatarisht, 86.5 euro çdo muaj, na kthehen mbrapsht vetëm 30 euro si investim
Taksat janë burimi kryesor i të ardhurave të një shteti, që shkojnë për mbarëvajtjen e administratës si dhe për shpenzime kapitale, pra investime. “Scan......

Industria fasone tejkalon krizën, -Eksportet afër rekordit historik në shtator, importet me rekord
Muaji shtator i vitit 2021 duket se paraqet të dhëna jo pak interesante sa i takon Tregtisë së Jashtme të mallrave. Gjatë këtij muaji, sipas të dhënave të......

Çmimet “mashtrojnë” tregtinë e jashtme, - Eksportet dhe importet rriten me mbi 30% gjatë shtatorit, por u nxitën nga inflacioni
Tregtia e jashtme vijon të zgjerohet me ritme të shpejta. Kështu, shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave për shtatorin tregojnë se eksportet arritën......

Raporti i urisë, Shqipëria humbet një pozicion, - Indeksi 2021, renditet e fundit në rajon
Shqipëria bie me një pozicion nga viti i kaluar në Indeksin Global të Urisë të publikuar së fundmi. Ky ndryshim është i ndikuar nga pandemia, e cila ka bërë që......

Aleat, konçesioni më fitimprurës në Shqipëri, - Fitoi 17 mln euro në 2020-ën, lista e plotë e 174 konçesioneve sipas bilanceve
Analiza e fundit e “Scan Intelligence Unit” është ndalur te Shoqëritë Konçensionare në vendin tonë dhe bazohet në të dhënat e OpenCorporates.al dhe QKB (Qëndra......

Përmirësohet sundimi i ligjit në Shqipëri, - Rritemi me dy pozicione nga viti i kaluar në raportin global, megjithatë jemi në fund të vendeve të rajonit
Sundimi i ligjit është përmirësuar këtë vit në Shqipëri, sipas të dhënave më të fundit të edicionit të Indeksit të Sundimit të Ligjit për vitin 2021, i......

Ku renditet Posta Shqiptare në botë? Raporti global, jemi të parafundit në rajon dhe në vendin e 94-tët në botë
Unioni Postar Universal (UPU) ka publikuar renditjen e tij vjetore të zhvillimit postar për vitin 2021, duke renditur vendet me sistemet më të mira postare në......

Në gusht bie përdorimi i parasë, - Shifrat e BSH, në rënie tërheqjet në ATM dhe pagesat në POS
Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë sa i përket instrumentave të pagesave tregojnë se numri i transaksioneve nëpër terminalet POS gjatë gushtit ka rënë......