Në gusht bie përdorimi i parasë, - Shifrat e BSH, në rënie tërheqjet në ATM dhe pagesat në POS

Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë sa i përket instrumentave të pagesave tregojnë se numri i transaksioneve nëpër terminalet POS gjatë gushtit ka rënë krahasuar me korrikun, pranë 656 mijë, nga rreth 668 mijë që ishin në korrik. Rënia fiksohet kështu në 1.73% në terma mujorë. Ky indikator vlerësohet si ndër më të rëndësishmit në tranzicionin drejt parasë elektronike. Përdorimi i gjerë i parasë fizike në ekonominë shqiptare, sipas vetë Bankës së Shqipërisë, i kushton ekonomisë rreth 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vit. Rënia nuk regjistrohet vetëm në numër transaksionesh, por edhe në vlerë. Kështu, gjatë gushtit vlera e transaksioneve në pagesat nëpërmjet terminaleve POS është regjistruar gjithashtu në rënie, me 3.25%. Madje, kjo rënie është më e madhe se ajo në numër transaksionesh.
Madje, shifrat janë në rënie pavarësisht se bëhet fjalë për muajin gusht, kur zakonisht flukset e larta të turistëve rrisin ndjeshëm përdorimin e pagesave nëpërmjet terminaleve POS. Por, shifrat e tjera sinjalizojnë se kjo rënie e këtij treguesi gjatë gushtit nuk lidhet domosdoshmërisht me mospreferencën e parasë elektronike si mjet pagese, pasi në rënie regjistrohen edhe tërheqjet e parasë fizike nëpër pikat ATM, si në numër transaksionesh, ashtu edhe në vlerë. Në numër transaksionesh rënia fiksohet në 7.89%, ndërsa në vlerë në 3.46%. Të dy këta tregues sinjalizojnë se, gjatë gushtit, përdorimi i parasë ka rënë krahasuar me korrikun, të paktën sa i përket parasë së kanalizuar në sektorin bankar. Vetëm pak ditë më parë, të tjera të dhëna nga Banka e Shqipërisë sinjalizonin se rritja e parasë jashtë sistemit bankar ka vijuar me ritme të larta edhe gjatë gushtit. Madje, gjatë pandemisë, rritja mesatare e këtij treguesi ka qenë dy herë më e lartë se periudha para pandemisë.
Sondazh

Sa borxh për frymë kanë shqiptarët? $3804, krahasimi me rajonin dhe Europën, bazuar në shifrat e fundit të BB
Raporti i fundit i bërë publik nga Banka Botërore, përmban të dhëna në lidhje me Borxhin Publik në të cilin përfshihen 122 shtete, ndër to edhe Shqipëria.......

Shqipëria, larg të qënit shtet social! ILO nxjerr raportin: vetëm 59% e popullsisë gëzojnë mbulim shëndetësor, vetëm 1 në 4 të punësuar kontribuojnë në skemën e pensioneve
Pandemia COVID-19 ka lënë pasoja të mëdha socio-ekonomike mes vendeve. Shumë prej tyre në përgjigje të krizës kanë përdorur politikat e mbrojtjes sociale për......

PBB për frymë sipas BB, ku renditen Shqiptarët? Vetëm $5215, të parafundit në rajon, në 15 vite është dyfishuar distanca me të tjerët
Të dhënat e fundit të bëra publike nga Banka Botërore, tregojnë se Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë në Shqipëri, për vitin 2020 ka prekur vlerën e 5215......

Kreditë me probleme prekin minimum të ri, - Për herë të parë pas gati 13 vitesh zbresin nën nivelin e 7%
Treguesi i kredive me probleme gjatë gushtit është regjistruar në rënie për të 8-tin muaj me radhë, duke prekur një nivel të ri minimal, tregojnë shifrat më të......

Pandemia i dha “hov” parasë jashtë sistemit, - Gjatë krizës u rrit me një hap dy herë më të shpejtë se para saj
Të dhënat më të fundit në dispozicion nga Banka e Shqipërisë sa i përket agregatëve monetarë tregojnë se sasia e parasë në qarkullim jashtë sistemit bankar ka......

Pakësohen lejet e qëndrimit të shqiptarëve, - Pandemia ul shifrat gjatë 2020-ës, por jemi të parët në rajon për "bashkim familjar"
Agjencia Europiane e Statistikave ka bërë publike së fundmi të dhënat mbi lejet e para të qëndrimit të dhëna nga vendet e Bashkimit Europian, për qytetarët e......

Inflacioni ngjitet në 2.5%, - Norma më e lartë në gati 5 vite, ushqimet “udhëheqin” shtrenjtimin e çmimeve
Norma e inflacionit ka arritur në 2.5% gjatë shtatorit, tregojnë shifrat më të fundit mbi indeksin e çmimeve të konsumit të bëra publike nga Instituti i......

Shqipëria, hapa pas me energjinë, - Raporti i Këshillit Botëror të Energjisë, humbet 4 pozicione në renditjen globale të qendrueshmërisë energjetike
Shqipëria ka rënë me katër pozicione në renditjen globale të qëndrueshmërisë energjitike për vitin 2021. Këtë tregojnë të dhënat më të fundit të Indeksit......