Shqipëria Postuar më 9 Tetor 2021, 12:02

Pandemia i dha “hov” parasë jashtë sistemit, - Gjatë krizës u rrit me një hap dy herë më të shpejtë se para saj

Nga SCAN TV
Pandemia i dha “hov” parasë jashtë sistemit, - Gjatë

Të dhënat më të fundit në dispozicion nga Banka e Shqipërisë sa i përket agregatëve monetarë tregojnë se sasia e parasë në qarkullim jashtë sistemit bankar ka vijuar rritjen edhe përgjatë Gushtit, për të arritur në 362.6 mld lekë, nga 362.1 mld lekë që ishte gjatë Korrikut. Kjo shumë përkthehet në rreth 3 miliardë euro. Kaq është sasia e lekut shqiptar që qarkullon në sistem, jashtë depozitave bankare dhe jashtë rezervës së Bankës së Shqipërisë. Në terma mujorë, pra krahasuar me korrikun e këtij viti, rritja e këtij indikatori fiksohet në 0.14%, ndërkohë që në korrik rritej me më shumë se 2%, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Ndër të tjera, rritja është më e ulta që prej majit të këtij viti, kur fiksohej në 0.02%.

Që prej marsit të vitit 2020, kur edhe filluan efektet e pandemisë në ekonominë shqiptare, deri në gusht të këtij viti, rritja mesatare mujore e treguesit të parasë jashtë sistemit fiksohet në 1.25%. Gjatë së njëjtës periudhë kohore, pararendëse të pandemisë, pra shkurt 2018-gusht 2019, rritja mesatare mujore e këtij treguesi ndërkohë, fiksohet në 0.6%. Kështu, me ardhjen e krizës së shkaktuar nga pandemia në ekonominë shqiptare, hapi i rritjes së treguesit është dyfishuar, sinjalizojnë të dhënat zyrtare, të përpunuara dhe analizuara nga “Scan Intelligence Unit”. Treguesi i parasë jashtë sistemit sinjalizon një informalitet të lartë në ekonomi por edhe burime jo të pastra të parasë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat