Shqipëria Postuar më 4 Tetor 2021, 11:19

Rezerva ndërkombëtare i afrohet rekordit, - Arrin në 4.14 mld euro, vlera më e lartë që prej Qershorit të 2020-ës

Nga SCAN TV
Rezerva ndërkombëtare i afrohet rekordit, - Arrin në 4.14 mld

Për muajin Gusht të vitit 2021, stoku i rezervës ndërkombëtare të Bankës së Shqipërisë vlerësohet në 4.1 mld euro, 221 mln euro më shumë se muaji Korrik i këtij viti. Në muajin Gusht të një viti më parë, stoku i rezervës ndërkombëtare prekte vlerat e 4.07 mld euro. Kjo do të thotë se në terma vjetorë, rezervat ndërkombëtare u rritën me rreth 71 mln euro, një rritje vjetore që fiksohet në 1.7%. Nga paraqitja grafike tregohet se vlera e stokut të rezervës ndërkombëtare i është afruar ndjeshëm nivelit të stokut të muajit Qershor 2020, e cila fiksohej në vlerat e 4.16 mld euro, dhe kur prekej rekordi historik.

Për sa i përket mjeteve të rezervës të shprehura në ar monetar, fiksohen në vlerat e 135.3 mld lekë ose 3% e totalit të rezervës, ku në krahasim me muajin Gusht 2020 kjo vlerë ka pësuar rënie me 1%, duke u shfaqur si e qëndrueshme. Ndërsa ato të shprehura në tituj borxhi mbetën në nivele pothuajse të njëjta, duke pësuar një rritje prej 7 mln euro, krahasuar me muajin Korrik.

Peshën më të madhe të rezervës ndërkombëtare e mban treguesi i mjeteve të tjera të rezervës, me 88% të totalit, ku zëri me ndikim më të madh është ai i titujve të borxhit. Për muajn Gusht titujt e borxhit preknin vlerën e 1.8 mld eurove, kundrejt 2.1 mld euro që llogaritej një vit më parë.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......