Inflacioni ngjitet në 2.5%, - Norma më e lartë në gati 5 vite, ushqimet “udhëheqin” shtrenjtimin e çmimeve

Norma e inflacionit ka arritur në 2.5% gjatë shtatorit, tregojnë shifrat më të fundit mbi indeksin e çmimeve të konsumit të bëra publike nga Instituti i Statistikave. Kjo është norma më e lartë që prej janarit të vitit 2017. Muajin paraardhës, në gusht të këtij viti, inflacioni fiksohej në 2.4%, ndërsa në qershor pranë 2.2%. Shtatori është muaji i tretë me radhë me normën e inflacionit në rrije. Kështu, rritja e çmimeve të konsumit prej 2.5% gjatë shtatorit të këtij viti, krahasuar me shtatorin e një viti më parë, i mëshon edhe më shumë tendencës për një rritje të çmimeve të konsumit në vendin tonë. Krahasuar me muajin guaht ndërkohë, çmimet e konsumit rezultojnë të jenë 0.5% më të shtrenjta. Ndërkohë, në shtator të vitit të kaluar, norma e inflacionit në vend fiksohej në 1.5%, pra 1 pikë përqindje nën nivelin aktual.
Shifrat tregojnë se kontributin kryesor në rritjen e çmimeve vijon ta japi grupi i “ushqimeve dhe pijeve joalkoolike”, me 1.6 pikë përqindje, duke kontribuar me më shumë se 60% në rritjen e çmimeve gjatë shtatorit. Më pas ndjekin çmimet e transportit, me një kontribut prej 0.24 pikë përqindje në normën e inflacionit gjatë shtatorit. Asnjë prej grupeve kryesore nuk kanë dhënë kontribut negativ. Përjashtim bën vetëm grupi “mallra dhe shërbime të tjera”, me një kontribut negativ prej 0.01 pikë përqindje.
E njëjta panoramë duket po t`i shohim grupimet kryesore se si janë luhatur çmimet në harkun e një viti, pra nga shtatori 2020, në shtatorin e këtij viti. Rezulton se, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike janë shtrenjtuar me 4.6%, ndërkohë që ndjek transporti, me 4.5% rrritje vjetore të çmimeve. Komunikimi ndërkohë, regjistron rritjen e 3-të më të madhe të çmimeve mes grupimeve, me 3% në terma vjetorë. Edhe grupi i veshjeve dhe këpucëve regjistron një rritje të ndjeshme, prej 1.9%, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Instituti i Statistikave. Edhe në terma mujorë, pra krahasimi me gushtin e këtij viti, tregon se ushqimet dhe pijet joalkoolike, së bashku me veshjet dhe këpucët, regjistrojnë rritjen më të madhe, me nga 1.1%.
Ndërkohë, po t`i zbërthejmë këto grupime, vëmë re detaje të tjera sa i përket përmasave të rritjes së çmimeve në vend sipas nën-kategorive. Kështu në grupimin e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, shohim se vetëm kategoria e ushqimeve regjistron 4.9% rritje. Mes ushqimeve ndërkohë, bien në sy zarzavatet, rreth 13.6%. Nga ana tjetër, rritja e çmimit të bukës është reflektuar edhe në shifra, pasi buka dhe drithërat rezultojnë 4.7% më të shtrenjta se e njëjta periudhë e një viti më parë. Kjo normë prej 4.7% shënon një rekord të ri për këtë kategori.
Ndërkohë, brenda ushqimeve, vajrat rezultojnë 6.6% më të shtrenjta, ndërsa frutat 4.1% më të shtrenjta se shtatori i një viti më parë.
Ndërkohë, për të tretin muaj me radhë regjistrohen në rritje të ndjeshme çmimet e shërbimit të sërvisit të makinave. Gjatë shtatorit, rritja vjetore fiksohet pranë 6.3%.
Nga ana tjetër, vetëm pak ditë më parë, Banka e Shqipërisë, nëpërmjet Guvernatorit Sejko paralajmëroi për rritjen e presioneve inflacioniste, duke nënvizuar se rritja e çmimeve mund të detyrojë institucionin të shtrëngojë politikat monetare.

Shqipëria, hapa pas me energjinë, - Raporti i Këshillit Botëror të Energjisë, humbet 4 pozicione në renditjen globale të qendrueshmërisë energjetike
Shqipëria ka rënë me katër pozicione në renditjen globale të qëndrueshmërisë energjitike për vitin 2021. Këtë tregojnë të dhënat më të fundit të Indeksit......

Sa mund të kursejë një familje shqiptare? Mesatarisht, 2 mijë euro në vit. Do i duheshin 30 vite për të blerë një shtëpi, 7 vite e gjysëm për një makinë
“Scan Intelligence Unit”, nisur nga të dhënat më të fundit të Anketës së buxhetit të familjes, analizoi ndryshimin vjetor të shpenzimeve të konsumit sipas......

Ekonomia do "shpërthejë", por pa "bereqet" për qytetarët- BB: Rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit në 7.2%, por do ketë rritje çmimesh, dhe qeveria i ka "duart e lidhura" për të ndërhyrë
Rritja ekonomike prej 17.89% në tremujorin e dytë të këtij viti ka shtyrë Bankën Botërore të rishikojë ndjeshëm projeksionet për rritjen ekonomike të vendit......

Depozitat prekin rekord 9 vjeçar, - Gjatë gushtit rriten me hapin më të shpejtë që prej 2012-ës, arrijnë në 1.17 trln lekë
Niveli i depozitave në sektorin bankar ka prekur shifrën e 1.17 trilionë lekëve, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Përveç faktit që kjo......

Shëndeti "zëvendëson" argëtimin, - Pandemia ridimensionon shpenzimet e familjeve shqiptare. Elbasani, Dibra dhe Gjirokastra, qarqet me rritjen më të madhe të shpenzimeve
Instituti i Statistikave ka publikuar Anketën e Buxhetit të Familjes, një prej publikimeve që tregon një nivel real të mirëqënies së shqiptarëve, duke matur......

Rezerva ndërkombëtare i afrohet rekordit, - Arrin në 4.14 mld euro, vlera më e lartë që prej Qershorit të 2020-ës
Për muajin Gusht të vitit 2021, stoku i rezervës ndërkombëtare të Bankës së Shqipërisë vlerësohet në 4.1 mld euro, 221 mln euro më shumë se muaji Korrik i......

Tkurret kreditimi gjatë gushtit. - Pas muajsh me radhë, bie huaja e re për blerje banesash, rritet ajo konsumatore
Kreditimi gjatë gushtit është tkurrur, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Gjatë këtij muaji, huaja e re fiksohet në 19.79 miliardë lekë, nga......

Kush e vizitoi Shqipërinë këtë vit? 1 në 2, nga Kosova. 79 mijë serbë. Bangladeshi, Egjipti, India dhe Arabia Saudite, me rritje disa shifrore
Me pandeminë, shumë gjëra kanë ndryshuar rrënjësisht, e shumë aspekte të tjera janë ridimensionuar. Turizmi është padiskutim një prej sektorëve më të prekur.......