Shëndeti "zëvendëson" argëtimin, - Pandemia ridimensionon shpenzimet e familjeve shqiptare. Elbasani, Dibra dhe Gjirokastra, qarqet me rritjen më të madhe të shpenzimeve

Instituti i Statistikave ka publikuar Anketën e Buxhetit të Familjes, një prej publikimeve që tregon një nivel real të mirëqënies së shqiptarëve, duke matur shpenzimet, shpërndarjen e tyre sipas kategorive dhe sipas qarqeve. Po çfarë tregojnë të dhënat e anketës për vitin 2020? Shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje të përbërë mesatarisht nga 3.6 persona janë regjistruar 83.475 lekë, për vitin 2020. Gjatë këtij viti regjistrohen 768 mijë e 963 familje, ku për këto familje totali i shpenzimeve për konsum është llogaritur në 64.2 mld lekë.
Shpenzimet mesatare gjithsej vlerësohet të jenë rritur me 1.5% vitin 2020, krahasuar me vitin 2019. Po të shohim strukturën e shpenzimeve, pra shpenzimet e familjeve shqiptare sipas zërave, shohim se krahasuar me vitin 2019, kanë rënë ndjeshëm shpenzimet për kategorinë “Argëtim dhe Kulturë” me 26.4% si dhe shpenzimet për “Veshje dhe Këpucë” me 9.7%. Rritje prej 28% kanë shënuar shpënzimet për “Shëndet”, kjo si pasojë e pandemisë.
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar përmes të dhënave ndryshimin vjetor të shpenzimeve në lekë për secilin nga grupet, nga familjet shqiptare. Për kategorinë “Shëndetësi” janë shpenzuar 9 mld lekë më shumë gjatë vitit 2020, krahasuar me vitin 2019, ose rreth 74.7 mln euro. Vlera në lekë e rënies së shpenzimeve për kategorinë “Argëtim dhe Kulturë” llogaritet në 7.6 mld lekë. Nga ana tjetër për kategotinë “Ushqim dhe pije jo-alkoolike gjithashtu ka paatur rritje të shpenzimeve, ku vlera në lekë e kësaj rrije paraqiet në rreth 7 mld lekë.
Le të shohim se cili nga qarqet ka rritur apo ulur shpenzimet për vitin 2020, krahasuar me vitin 2019. Nga të dhënat e përpunuara nga “Scan Intelligence Unit”, shohim se të gjitha qarqet kanë rritur shpenzimet e tyre për vitin 2020. Rritjen më të madhe e regjistron qarku i Elbasanit me 7%, i ndjekur nga qarku i Dibrës me 4.9% dhe Gjirokastra me 4.3%. Qarku i Tiranës rregjistron një rritje në shpenzimet e familjeve prej 0.3%, ndërsa qarku me rritjen më të vogël është Durrësi, me 0.2%.
Sondazh

Rezerva ndërkombëtare i afrohet rekordit, - Arrin në 4.14 mld euro, vlera më e lartë që prej Qershorit të 2020-ës
Për muajin Gusht të vitit 2021, stoku i rezervës ndërkombëtare të Bankës së Shqipërisë vlerësohet në 4.1 mld euro, 221 mln euro më shumë se muaji Korrik i......

Tkurret kreditimi gjatë gushtit. - Pas muajsh me radhë, bie huaja e re për blerje banesash, rritet ajo konsumatore
Kreditimi gjatë gushtit është tkurrur, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Gjatë këtij muaji, huaja e re fiksohet në 19.79 miliardë lekë, nga......

Kush e vizitoi Shqipërinë këtë vit? 1 në 2, nga Kosova. 79 mijë serbë. Bangladeshi, Egjipti, India dhe Arabia Saudite, me rritje disa shifrore
Me pandeminë, shumë gjëra kanë ndryshuar rrënjësisht, e shumë aspekte të tjera janë ridimensionuar. Turizmi është padiskutim një prej sektorëve më të prekur.......

Rritja ekonomike prek 17.89%, - Industria kthehet në lokomotivë të ekonomisë, bujqësia, "delja e zezë"
Shifrat e Institutit të Statistikave lajmërojnë në publikimin e tyre më të fundit se Produkti i Brendshëm Bruto ka shënuar rritje me 17.89% në tremujorin e......

Ulet norma mesatare e interesit për kredi në lekë. E kundërta ndodh me ato në euro
Të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë për një rënie të normave mesatare të interesit për kredi të reja për të gjitha afatet e maturimit, duke......

Rritet kriminaliteti gjatë pandemisë, rritje me 3.6% e veprave penale në 2020-ën
Instituti i Statistikave në publikimin “Shqipëria në shifra” paraqet të dhëna veç të tjerave mbi veprat penale kundër personit për vitin që lamë pas, pra vitin......

Dështimi i ndërmarrjeve publike, - Miliona euro humbje në vit, kryeson “Hekurudha Shqiptare”, me mbi 16 mln euro humbje. Pandemia, “goditja e fundit”
“Scan Intelligence Unit” është ndalur kësaj here te ndërmarrjet shtetërore, duke bërë një analizë të thelluar mbi numrin e tyre, statusin, të ardhurat apo......

Sezoni veror nuk e “mposhti” dot 2019-ën, - 289 mijë turistë më pak hynë në vend, mungojnë emigrantët. Rekord turistësh nga Kosova
Ky sezon veror, për këdo që ka pasur mundsëinë të bëjë pushime në Shqipëri, ka qenë i mbingarkuar me pushues. Por, të dhënat më të fundit për hyrjet e......