PBB për frymë sipas BB, ku renditen Shqiptarët? Vetëm $5215, të parafundit në rajon, në 15 vite është dyfishuar distanca me të tjerët

Të dhënat e fundit të bëra publike nga Banka Botërore, tregojnë se Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë në Shqipëri, për vitin 2020 ka prekur vlerën e 5215 dollarë, ku në vitin 2019 prekte vlerat më të larta në 10 vjeçarin e fundit. Duket se pandemia ka kryer punën e saj, duke bërë që ky tregues të pësojë ulje me 2.62% kundrejt vitit të mëparshëm, kur PBB për frymë regjistrohej në 5355 dollarë. Nësë e shohim në planin 10 vjeçar, PBB për frymë është rritur me rreth 21.49%, ose shprehur në mjete monetare, rreth 1120 dollarë.
Në arenën rajonale për vitin 2020, kjo normë për vendet e rajonit fiksohet në rënie me vitin e mëparshëm. Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë në Shqipëri është 11.43% më i ulët se në Maqedoninë e Veriut, 31.97% më i ulët se në Serbi, 32.15% më i ulët se në Malin e Zi dhe 13.5% më i ulët se në Bosnje Hercegovinë. Ndërsa në krahasim me Kosovën, PBB për frymë është rreth 17.80% më i lartë në vendin tonë. Nga ana tjetër, duke parë ecurinë ndër vite, vihet re se Shqipëria ka bërë progres më të dobët se vendet e tjera. Në vitin 2005 diferenca e PBB për frymë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ishte vetëm 307 dollarë, ndërkohë që në 2020-ën rezulton plot 673 dollarë, pra dy herë më shumë. Kjo tendencë vihet re qartë edhe në grafik, ku në vitet 2000 nivelet e PBB për frymë mes vendeve të rajonit ishin mjaft të përafërta, ndërsa sot distancat janë të ndjeshme.
Vendet që janë pjesë e Bashkimit Europian regjistrojnë një nivel të PBB për frymë në vlerat e 37,712 dollarë. Krahasuar me Shqipërinë, vendet e Bashkimit Europian e kanë këtë tregues rreth 86% më të lartë. Në Europë janë të pakta shtetet të cilat janë më të varfëra se Shqipëria, dhe ato janë: Ukraina, Azerbaixhani, Armenia, Gjeorgjia, Moldavia dhe Kosova. Sipas një raporti të Bankës Botërore, me një rritje ekonomike prej 4 - 4.2%, Shqipërisë i duhen rreth 36 vite që të arrijë mesataren e PBB-së për frymë të vendeve të BE-së, ndërkohë që me një rritje ekonomike të qëndrueshme prej 6% i duhen rreth 25 vite.
Sondazh

Kreditë me probleme prekin minimum të ri, - Për herë të parë pas gati 13 vitesh zbresin nën nivelin e 7%
Treguesi i kredive me probleme gjatë gushtit është regjistruar në rënie për të 8-tin muaj me radhë, duke prekur një nivel të ri minimal, tregojnë shifrat më të......

Pandemia i dha “hov” parasë jashtë sistemit, - Gjatë krizës u rrit me një hap dy herë më të shpejtë se para saj
Të dhënat më të fundit në dispozicion nga Banka e Shqipërisë sa i përket agregatëve monetarë tregojnë se sasia e parasë në qarkullim jashtë sistemit bankar ka......

Pakësohen lejet e qëndrimit të shqiptarëve, - Pandemia ul shifrat gjatë 2020-ës, por jemi të parët në rajon për "bashkim familjar"
Agjencia Europiane e Statistikave ka bërë publike së fundmi të dhënat mbi lejet e para të qëndrimit të dhëna nga vendet e Bashkimit Europian, për qytetarët e......

Inflacioni ngjitet në 2.5%, - Norma më e lartë në gati 5 vite, ushqimet “udhëheqin” shtrenjtimin e çmimeve
Norma e inflacionit ka arritur në 2.5% gjatë shtatorit, tregojnë shifrat më të fundit mbi indeksin e çmimeve të konsumit të bëra publike nga Instituti i......

Shqipëria, hapa pas me energjinë, - Raporti i Këshillit Botëror të Energjisë, humbet 4 pozicione në renditjen globale të qendrueshmërisë energjetike
Shqipëria ka rënë me katër pozicione në renditjen globale të qëndrueshmërisë energjitike për vitin 2021. Këtë tregojnë të dhënat më të fundit të Indeksit......

Sa mund të kursejë një familje shqiptare? Mesatarisht, 2 mijë euro në vit. Do i duheshin 30 vite për të blerë një shtëpi, 7 vite e gjysëm për një makinë
“Scan Intelligence Unit”, nisur nga të dhënat më të fundit të Anketës së buxhetit të familjes, analizoi ndryshimin vjetor të shpenzimeve të konsumit sipas......

Ekonomia do "shpërthejë", por pa "bereqet" për qytetarët- BB: Rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit në 7.2%, por do ketë rritje çmimesh, dhe qeveria i ka "duart e lidhura" për të ndërhyrë
Rritja ekonomike prej 17.89% në tremujorin e dytë të këtij viti ka shtyrë Bankën Botërore të rishikojë ndjeshëm projeksionet për rritjen ekonomike të vendit......

Depozitat prekin rekord 9 vjeçar, - Gjatë gushtit rriten me hapin më të shpejtë që prej 2012-ës, arrijnë në 1.17 trln lekë
Niveli i depozitave në sektorin bankar ka prekur shifrën e 1.17 trilionë lekëve, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Përveç faktit që kjo......