Shqipëria, larg të qënit shtet social! ILO nxjerr raportin: vetëm 59% e popullsisë gëzojnë mbulim shëndetësor, vetëm 1 në 4 të punësuar kontribuojnë në skemën e pensioneve

Pandemia COVID-19 ka lënë pasoja të mëdha socio-ekonomike mes vendeve. Shumë prej tyre në përgjigje të krizës kanë përdorur politikat e mbrojtjes sociale për t’u siguruar qytetarëve shëndet, vendet e punës dhe të ardhurat e tyre. Megjithatë, përsëri duhet pranuar se në situata të tilla nuk mund të arrihet mbulimi maksimal i popullsisë.
Organizata Ndërkombëtare e Punës ka bërë publik Raportin e Mbrojtjes Sociale, për vitin 2020-22, për vendet e botës. Ky raport përmban disa të dhëna mbi punën që kanë bërë shtetet për t'u garantuar qytetarëve mbrojte sociale e shëndetësore. Gjithashtu ky raport jep të dhëna mbi përqindjen e popullsisë të mbuluara nga përfitimet shoqërore. Në këtë renditje bën pjesë dhe vendi ynë. Referuar të dhënave të vitit 2020, raporti tregon se janë 6.9% e personve të papunë në Shqipëri marrin mbështetje sociale. Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se janë 24.1% e forcës punëtore të cilët kontribuojnë në mënyrë aktive në një skemë pensioni.
Krahasuar me vendet e rajonit, vendi ynë është në vend të dytë me shifrën më të ulët. Në vend të parë renditet Bosnje Hercegovina, e cila ka vetëm 2.7% të fuqisë puntore të cilët kontribuojnë një skemë pensioni. Normën më të lartë në rajon e ka Maqedonia e Veriut me 44.7%. Po të shohim të dhënat përtej rajonit shohim se Kroacia ka gjithashtu një normë të ulët të përqindjes së popullsisë të cilët kontribuojnë në një skemë pensioni, me 4.3%. Duhet thënë se “ILO” thekson se në raport ka vende me skema të ndryshme pensioni.
Sa i përket mbrojtjes shëndetësore ku përfshihen shërbimet thelbësore, të cilat përfshijnë sëmundjet infektive, shëndetin riprodhues, të porsalindurit, fëmijët si dhe aksesin e shërbimit, Shqipëria ka normën më të ulët në rajon me 59%. Normën më të lartë të mbulimit e ka Maqedonia e Veriut me 72%. Mali i Zi e ka këtë normë 68%, ndërsa Serbia 65%. Ndër vendet e Europës, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia kanë mbulimin më të gjerë të popullsisë sa i përket shërbimeve shëndetësore.
Klikoni këtu për të parë raportin e plotë
Sondazh

PBB për frymë sipas BB, ku renditen Shqiptarët? Vetëm $5215, të parafundit në rajon, në 15 vite është dyfishuar distanca me të tjerët
Të dhënat e fundit të bëra publike nga Banka Botërore, tregojnë se Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë në Shqipëri, për vitin 2020 ka prekur vlerën e 5215......

Kreditë me probleme prekin minimum të ri, - Për herë të parë pas gati 13 vitesh zbresin nën nivelin e 7%
Treguesi i kredive me probleme gjatë gushtit është regjistruar në rënie për të 8-tin muaj me radhë, duke prekur një nivel të ri minimal, tregojnë shifrat më të......

Pandemia i dha “hov” parasë jashtë sistemit, - Gjatë krizës u rrit me një hap dy herë më të shpejtë se para saj
Të dhënat më të fundit në dispozicion nga Banka e Shqipërisë sa i përket agregatëve monetarë tregojnë se sasia e parasë në qarkullim jashtë sistemit bankar ka......

Pakësohen lejet e qëndrimit të shqiptarëve, - Pandemia ul shifrat gjatë 2020-ës, por jemi të parët në rajon për "bashkim familjar"
Agjencia Europiane e Statistikave ka bërë publike së fundmi të dhënat mbi lejet e para të qëndrimit të dhëna nga vendet e Bashkimit Europian, për qytetarët e......

Inflacioni ngjitet në 2.5%, - Norma më e lartë në gati 5 vite, ushqimet “udhëheqin” shtrenjtimin e çmimeve
Norma e inflacionit ka arritur në 2.5% gjatë shtatorit, tregojnë shifrat më të fundit mbi indeksin e çmimeve të konsumit të bëra publike nga Instituti i......

Shqipëria, hapa pas me energjinë, - Raporti i Këshillit Botëror të Energjisë, humbet 4 pozicione në renditjen globale të qendrueshmërisë energjetike
Shqipëria ka rënë me katër pozicione në renditjen globale të qëndrueshmërisë energjitike për vitin 2021. Këtë tregojnë të dhënat më të fundit të Indeksit......

Sa mund të kursejë një familje shqiptare? Mesatarisht, 2 mijë euro në vit. Do i duheshin 30 vite për të blerë një shtëpi, 7 vite e gjysëm për një makinë
“Scan Intelligence Unit”, nisur nga të dhënat më të fundit të Anketës së buxhetit të familjes, analizoi ndryshimin vjetor të shpenzimeve të konsumit sipas......

Ekonomia do "shpërthejë", por pa "bereqet" për qytetarët- BB: Rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit në 7.2%, por do ketë rritje çmimesh, dhe qeveria i ka "duart e lidhura" për të ndërhyrë
Rritja ekonomike prej 17.89% në tremujorin e dytë të këtij viti ka shtyrë Bankën Botërore të rishikojë ndjeshëm projeksionet për rritjen ekonomike të vendit......