Shqiptarët, më të "ndriçuar" se europianët, - Vetëm 4.6% e shtëpive pa dritë të mjaftueshme, norma ngjitet në 5.9% në BE

Publikimi më i fundit i "Agjencisë Europiane të Statistikave" (EUROSTAT) jep të dhëna mbi përqindjen e individëve të cilët raportojnë nëse banesat e tyre janë të ndriçuara gjatë ditës në vendet e ndryshme të Europës. Gjatë vitit 2020, 5.9% e individëve në Bashimi Europian raportuan se nuk kishin dritë të mjaftueshme diellore në banesën e tyre. Kjo do të thotë se gjatë ditës banesa e tyre ishte shumë e errët dhe kjo shihej si një problem për familjen. Në këtë publikim gjejmë të dhëna edhe për vendin tonë për vitin 2019. Këto të dhëna tregojnë se 4.6% e individëve në Shqipëri kanë raportuar se nuk kanë patur dritë mjaftueshëm diellore në banesën e tyre. Për vitin 2019 mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues ishte 4.8%. Nga të dhënat për 35 vende të Europës në total, për vitin 2019, Shqipëria renditet në vend të 21, pra mes vendeve që kanë një përqindje të ulët të mungesës së ndriçimit në banesat e tyre gjatë ditës.
Krahasuar me vendet e rajonit, vendi ynë paraqitet me përqindjen më të ulët. Për vitin 2019, Serbia është vendi i cili ka përqindjen më të lartë të njerëzve që raportojnë se banesat e tyre nuk ndriçohen nga dielli. Ky tregues për Serbinë ëshët 7.9%. Pas Serbisë renditet Maqedonia e Veriut me 5.2%. Me një pozicion pas vendit tonë renditet Mali i Zi, i cili e regjistron këtë tregues në 4.7%.
Po të flasim për vendet e Europës, gjatë vitit 2019, Turqia ka përqindjen më të lartë të individëve që raportojnë se shtëpia e tyre nuk është e ndriçuar, e ndjekur nga Malta. Gjatë vitit 2020 është Spanja me përqindjen më të lartë të këtij treguesi, me 10.6%. Nga ana tjetër vendet me banesat më të ndriçuara nga dielli janë Italia, Sllovakia si dhe Norvegjia. Raporti ndër të tjera tregon se qasja në dritën e diellit gjatë ditës në banesa ndihmon në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies, por gjithashtu i ndihmon qytetarët që të kursejnë dhe energjinë elektrike duke reduktuar nevojën për ndriçim artificial.
Sondazh

Analiza e tregut të automjeteve në Shqipëri/ Koncesionarët, 21 mln euro më pak xhiro me pandeminë, bilanci i 15 kompanive
Viti pandemik bëri që çdo njësi ekonomike, qoftë biznes i madh apo i vogël të ndjente një tkurrje në nivelin e të ardhurave, e cila rrjedhimisht sjell edhe......

53.9% e fëmijëve shqiptarë në rrezik për të qenë të varfër, jemi vendi me përqindjen më të lartë në Europë
Agjencia Europiane e Statistikave (EUROSTAT) ka publikuar së fundmi raportin, i cili flet mbi përqindjen e individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër......

Depozitat vijojnë të “fryhen”, - Arrijnë në 1.18 trln lekë në shtator. Lezha “udhëheq” rritjen, me 6.2%
Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, depozitat në sektorin bankar kanë vijuar rritjen edhe përgjatë shtatorit, për të 17-tin muaj me radhë.......

Spitalet private dalin me humbje, - Pandemia thellon "gropën", 6 spitale me humbje 20 mln euro në 4 vitet e fundit
Vijon analiza e tregjeve në Shqipëri, të kryera nga “Scan Intelligence Unit”, ku këtë herë është marrë në studim performanca financiare e spitaleve private, jo......

Kreditimi “ringjallet” me vjeshtën,- Huaja për blerje banesash, rekord 6 vjeçar. Ndërtimi dhe energjia elektrike gjithashtu me rekord
Pas një kontraktimi gjatë gushtit, kryesisht si rrjedhojë e efektit sezonal, kreditimi i është rikthyer termave të rritjes gjatë shtatorit, tregojnë shifrat më......

Më shumë pasagjerë dhe mallra gjatë Shtatorit, - Rreth 1 mln pasagjerë më shumë në Janar-Shtator, krahasuar një vit më parë
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave mbi shifrat e transportit tregojnë se në muajin Shtator të këtij viti shihet një rritje e numrit të......

TVSH e brendshme “ngel në klasë” tatimet, - Rënie me 5.7% e arkëtimeve krahasuar me 2020-ën dhe 107 mln euro më pak se plani
Projekt-buxheti për vitin e ardhshëm dhe relacioni shoqërues i ligjit më të rëndësishëm vjetor të shtetit, veç asaj që pritet të ndodhë vitin e ardhshëm,......

7 koncesionet e planifikuara për 2022-shin/ “Kolaudimi” do t`i rikthehet privatit, do firmoset “Milot-Fier”, edhe siguria rrugore dhe lagjet e Elbasanit me koncesion
Projekt-buxheti i vitit të ardhshëm parashikon edhe 7 kontrata të reja koncesionare apo të skemave të partneritetit publik privat (PPP). Të 7-ta këto kontrata......