Depozitat vijojnë të “fryhen”, - Arrijnë në 1.18 trln lekë në shtator. Lezha “udhëheq” rritjen, me 6.2%

Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, depozitat në sektorin bankar kanë vijuar rritjen edhe përgjatë shtatorit, për të 17-tin muaj me radhë. Për shtatorin, totali i depozitave në paranë e gjerë fiksohet në 1.18 trilionë lekë, nga 1.17 trilionë lekë që ishte në muajin gusht. Rritja në terma nominalë fiksohet pranë 0.8%, nga 1.8% që ishte në gusht. Hera e fundit që depozitat fiksoheshin në rënie ishte prilli i vitit 2020. Për të gjithë muajt në vijim indikatori është vënë re në rritje, duke kulmuar në dhjetor të vitit 2020, me një rritje mujore prej 2.6%.
Rritja gjatë shtatorit vihet re për depozitat si në lekë ashtu edhe në valutë. Në total, depozitat Në monedhën vendase fiksohen në 530 mld lekë, ndërsa ato në valutë në 654 miliardë lekë.
Banka e Shqipërisë ka përditësuar të dhënat e depozitave edhe sipas rretheve për tremujorin e tretë të vitit, që përkon pikërisht me fundin e muajit shtator. Shifrat zyrtare, të përpunuara dhe analizuara nga “Scan Intelligence Unit” tregojnë se, Lezha është rrethi me rritjen më të madhe të depozitave në sektorin bankar në tremujorin e tretë të vitit, krahasuar me tremujorin paraardhës, me plot 6.2% rritje. Në këtë renditje ndjek Tirana, me një rritje të depozitave në masën 5.1%. edhe Vlora me Durrësin regjistrojnë një rritje domethënëse, prej 4.4% dhe 3.1% rritje respektivisht. Me një rritje më të vogël ndjekin Fieri, Elbasani dhe Shkodra. Ndërkaq, në vend të fundit në terma të rritjes gjejmë Korçën, me vetëm 0.3%. Asnjë prej rretheve të pasqyruara nga Banka e Shqipërisë nuk regjistron rënie të depozitave bankare gjatë tremujorit të tretë të vitit. Ajo që vihet re nga shifrat është fakti se rrethet/qarqet me rritjen më të madhe te depozitave janë ato turistike për sezonin e verës, përfshirë kryeqytetin, që kanalizon një pjesë të konsiderueshme të vizitorëve. Vlora, Durrësi dhe Lezha janë në krye të listës, dhe janë të treja qytete bregdetare me flukse mjaft të larta të turistëve gjatë sezonit veror. Turizmi duket se ka dhënë një kontribut të ndjeshëm në këtë drejtim.
Sondazh

Spitalet private dalin me humbje, - Pandemia thellon "gropën", 6 spitale me humbje 20 mln euro në 4 vitet e fundit
Vijon analiza e tregjeve në Shqipëri, të kryera nga “Scan Intelligence Unit”, ku këtë herë është marrë në studim performanca financiare e spitaleve private, jo......

Kreditimi “ringjallet” me vjeshtën,- Huaja për blerje banesash, rekord 6 vjeçar. Ndërtimi dhe energjia elektrike gjithashtu me rekord
Pas një kontraktimi gjatë gushtit, kryesisht si rrjedhojë e efektit sezonal, kreditimi i është rikthyer termave të rritjes gjatë shtatorit, tregojnë shifrat më......

Më shumë pasagjerë dhe mallra gjatë Shtatorit, - Rreth 1 mln pasagjerë më shumë në Janar-Shtator, krahasuar një vit më parë
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave mbi shifrat e transportit tregojnë se në muajin Shtator të këtij viti shihet një rritje e numrit të......

TVSH e brendshme “ngel në klasë” tatimet, - Rënie me 5.7% e arkëtimeve krahasuar me 2020-ën dhe 107 mln euro më pak se plani
Projekt-buxheti për vitin e ardhshëm dhe relacioni shoqërues i ligjit më të rëndësishëm vjetor të shtetit, veç asaj që pritet të ndodhë vitin e ardhshëm,......

7 koncesionet e planifikuara për 2022-shin/ “Kolaudimi” do t`i rikthehet privatit, do firmoset “Milot-Fier”, edhe siguria rrugore dhe lagjet e Elbasanit me koncesion
Projekt-buxheti i vitit të ardhshëm parashikon edhe 7 kontrata të reja koncesionare apo të skemave të partneritetit publik privat (PPP). Të 7-ta këto kontrata......

Pagat u rritën 5 herë më pak se në rajon, - Raporti i Institutit të Vienës për 2020-ën, rritja reale në vendin tonë, 0.8%. Në rajon, 4%
Pagat reale në Shqipëri gjatë 2020-ës, pra vitit të pandemisë, janë rritur me një normë prej 0.8%. Rritja reale e pagave mat rritjEn e pagave të zhveshur nga......

Shqipëri vs Gjermani, si ndryshojnë çmimet? Produktet e bulmetit dhe pijet alkoolike i paguajmë më shtrenjtë
Sipas të dhënave të Zyrës Gjermane të Statistiave (Destatis), niveli i çmimeve në Shqipëri është sa 53% e nivelit të çmimeve në Gjermani. Shifrat tregojnë se......

Çmimet u rritën më pak se në Europë, - Në Shqipëri, inflacioni në 2.6%, ndërsa në BE, 3.6%
Metodologjia e Eurostat sinjalizon një normë inflacioni në 2.6% gjatë muajit shtator të vitit 2021 në vendin tonë, ndërkohë që Istituti i Statistikave e......