Çmimet tkurrin kursimet e shqiptarëve, - Barometri Ekonomik Scan: 55% nuk arrijnë të kursejnë dot, pesimist edhe për të ardhmen
“Barometri Ekonomik Scan dhe Indeksi i Besimit Konsumator” për tremujorin e tretë të vitit, fokusohet edhe te kursimet. Anketa mbi 1 mijë individë, sipas një kampionimi gjithpërfshirës, edhe gjeografikisht në territorin e Republikës, tregon se, 55% e shqiptarëve e ka të pamundur të kursejë. Krahasuar me tremujorin paraardhës, kjo shifër është rritur lehtë. Në tremujorin e dytë të vitit, kjo normë fiksohej në 53%, ndërsa në tremujorin e parë të vitit fiksohej në 47%. Më pak se një e treta e të anketuarve shprehen se aktualisht po arrijnë që të kursejnë. Rreth 6% prej tyre shprehen se familja e tyre po kursen shumë dhe 24% po kursejnë pak. Ashtu si në tremujorin e dytë të vitit, janë vetëm 30%, më pak se 1 në 3, shqiptarët të cilët po arrijnë të kursejnë.
Nga ana tjetër 15% prej tyre shprehen se po shfrytëzojnë kursimet e mëparshme ose janë në situatën që po marrin borxh ose kredi.
Sa i përket pritshmërive për të ardhmen, anketa tregon se përqindja e atyre që shprehen se nuk ka gjasa që të kursejnë në 12 muajt e ardhshëm fiksohet në 46%, po aq sa në tremujorin e dytë të vitit. Rreth 39% shprehen se ka pak gjasa të kursejnë, gjithashtu e njëtë me tremujorin paraardhës, e ndërsa 10% e të anketuarve shprehen se ka shumë gjasa që të kursejnë gjatë 12 muajve të ardhshëm. Kjo shifër ka rënë lehtë krahasuar me tremujoruin paraardhës, kur fiksohej pranë 11%, ndërkohë që në tremujorin e parë të vitit fiksohej pranë 14%.
Kjo situatë duket se vjen kryesisht nga inflacioni i çmimeve, çka ka tkurrur kursimet e shqiptarëve, dhe ka ndikuar në planet dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen. Barometri Ekonomik Scan për këtë tremujor të tretë të vitit tregon gjithashtu se, problemtika numër një e shqiptarëve është ajo e çmimeve të konsumit, çka e mbështet edhe rënien e kursimeve dhe pritshmërive për të ardhmen.
Klikoni këtu për raportin e plotë
Sondazh

Barometri Ekonomik Scan: Më pak shqiptarë planifikojnë të kryejnë blerje të mëdha, si pronë apo automjet
Edicioni i tretë i Barometrit Ekonomik Scan, ashtu si dy edicionet e tjera para tij, veç Indeksit të Besimit Konsumator përfshin edhe një sërë çështjesh të......

Çmimet e konsumit, problemi kryesor i shqiptarëve. Barometri Ekonomik Scan: Ndjekin taksat dhe tatimet, situata politike më pak shqetësuesja
Një ndër çështjet që është prekur në Barometrin Ekonomik Scan për tremujorin e tretë të vitit është edhe ajo e problematikave kryesore të shqiptarëve, ku......

Publikohet “Barometri Ekonomik Scan”/ Indeksi i Besimit Konsumator zbret në 40.1 pikë në T3, si pasojë e pritshmërive për të ardhmen
“Scan Media” ka publikuar Barometrin Ekonomik Scan dhe Indeksin e Besimit Konsumator për tremujorin e tretë të vitit. Ky podukt është një bashkëpunim mes......

Korrupsioni, Shqipëria e 125-ta në botë/ E parafundit në rajon dhe ndër vendet e fundit në Europë
Eshtë publikuar së fundmi edicioni i katërt i Indeksit Global të Korrupsionit për vitin 2021. Ky indeks mbulon 196 vende dhe territore dhe ofron një pasqyrë të......

"Fatura" e pandemisë për bizneset/ Raportojnë 951 mln euro më pak xhiro se 2019
Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve e publikuar nga Instituti i Statistikave, paraqet një panoramë të saktë të impaktit të pandemisë në biznesin shqiptar, duke......

Biznesi i ujit të pijshëm/ Tre kompani dominojnë tregun, xhiro rreth 35 mln euro në vit, dhe fitime neto në 3.3 mln euro
“Scan Intelligence Unit” e ka ndalur fokusin e analizës së saj në një tjetër treg, kësaj radhe, të shkëputur nga efektet e pandemisë; tregun e ujit të......

Kreditë me probleme tkurren sërish/ Bien pranë 6.49%, niveli më i ulët që prej vitit 2008
Niveli i kredive me probleme ka shënuar një tjetër tkurrje gjatë shtatorit, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, duke zbritur pranë 6.49%,......

Sa pasuri kanë shqiptarët? $64,355 për frymë sipas BB, por nuk bëhet fjalë për pasuri financiare
Banka Botërore ka publikuar së fundmi raportin me titull “Ndryshimi i pasurive të Kombeve për vitin 2021 (The Changing Wealth of Nations 2021). Ky raport......