Siguria shëndetësore, Shqipëria e 59-ta në botë/ Studimi i "John Hopkins": Asnjë ndryshim pozicioni, por ulje në pikëzim
Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore (GHS) 2021, i publikuar nga "Qendra për Sigurine Shëndetësore", Johns Hopkins, mat në 195 vende të botës sigurinë shëndetësore dhe gjithashtu hapat që duhet të ndërmerren për t'u përgjigjur ndaj kërcënimeve të shumta që mund të vijnë me kohën. Ky edicion i referohet përballjes me rrezikun që përjetuan shtetet kundrejt pandemisë Covid-19. Indeksi tregon se Covid-19, perveç krizës së madhe shëndetësore që solli, ka dhe një anë pozitive, pasi tashmë shtetet e kanë më të qartë se çfarë mund të sjellë mungesa e gatishmërisë për shëndetin dhe prosperitetin e tyre.
Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore
Ky indeks ka të renditur dhe Shqipërinë mes 195 vendeve të tjera dhe të dhënat tregojnë se, krahasuar me vitin 2019, ka pësuar një përkeqësim. Vërehet një rënie në pikësim me -1,2 pikë, duke grumbulluar 45 në total për vitin 2021. Shqipëria shihet e pozicionuar në vend të 59-të nga 195 vende në total. Ky indeks mbështetet në disa aspeke të sigurisë siç janë parandalimi, zbulimi dhe raportimi, sistemi shendetësor si dhe përgjigja e shpejtë. Siç e tregojnë dhe të dhënat e raportit, vendi ynë sa i përket aspektit të parandalimit, nuk ka ndryshuar krahasuar me vitin 2019, kur u publikua për herë të fundit indeksi. Me përkeqësim paraqitet detektimi apo zbulimi, i cili ka një rënie të pikëve me 5.4. Brenda kësaj kategorie është mbikëqyrja, aksesi në të dhëna dhe transparenca që kanë bërë hapa pas. Shqipëria ka bërë hapa para sa i përket indikatorit të shëndetit që lidhet me infrastrukturën e nevojshme, pra për numrin e klinikave dhe spitaleve si dhe të stafit mjekësor në dispozicion. Ky indikator është rritur me 9.6 pikë krahasuar me vitin 2019.
Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore
Indeksi Global i Sigurisë Shëndetësore
Po si paraqitet Shqipëria krahasuar me vendet e rajonit në "Indeksin Global të Sigurisë Shëndetësore? Të dhënat tregojnë se vendi ynë qëndron para vendeve të rajonit në renditjen e përgjithshme, përveç Serbisë, e cila regjistron të njëjtat pikë me vendin tonë. Mali i Zi renditet në vend të 62, ndjekur nga Maqedonia e Veriut në vend të 69-të. Më keq në renditje pozcionohet Bosnje Hercegovina në vend të 96-të.
Klikoni këtu për të parë raportin e plotë

Huatë me probleme zbresin në 6.35%/ Muaji i 9-të me radhë në rënie dhe niveli më i ulët në 13 vite
Treguesi i kredive me probleme është regjistruar në rënie për të 9-tin muaj me radhë gjatë tetorit, duke zbritur kështu pranë 6.35%, nga 6.49%. Ky tregues,......

Inflacioni ngjitet në 3.1%/ Shifra më e lartë që prej vitit 2011. Ushqimet, 5.4% më të “kripura” se vjet
Inflacioni ka kapërcyer nivelin 3% gjatë nëntorit, tregojnë shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave. Kështu, norma e inflacionit gjatë nëntorit ka......

Biznesi i elektroshtëpiakeve/ Shqiptarët shpenzojnë 105 mln euro në vit në 4 kompanitë më të mëdha
“Scan Intelligence Unit” vijon sërish me analizën e tregjeve. Këtë herë në fokus vjen performanca financiare e kompanive të cilat operojnë në fushën e......

Rriten çmimet e prodhimit dhe ato të importit, - Me 4.3% dhe 3.3% gjatë tremujorit të tretë të vitit 2021
Instituti i Statistikave ka publikuar “Indeksin e çmimeve të prodhimit” që mat çmimet me të cilin ato hidhen në treg nga prodhuesit. Sipas INSTAT, në......

Rriten kostot e ndërtimit/ Në T3, 2.2% më të larta, falë materialeve dhe energjisë
Kostot e ndërtimit kanë shënuar rritje në tremujorin e tretë të vitit 2021, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë, por gjithashtu dhe krahasuar......

Personat me aftësi të kufizuar, 1 në 2 në rrezik varfërie, - Eurostat: Shqipëria me normën më të lartë në Europë
"Agjencia Europiane e Statistikave", ka publikuar raportin e rrezikut të varfërisë apo përjashtimit social, këtë herë për personat me aftësi të kufizuar. Këto......

Rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri/ Eurostat: Për familjet e varfëra, në rrezik 1 në 4 fëmijë, për ato me mirëqenie, 1 në 5
“Agjencia Europiane e Statistikave” ka bërë publik së fundmi një studim, i cili flet mbi varfërinë e të rriturve të sotëm si rrjedhojë e financave të prindërve......

Rekord i ri azilkërkuesish nga Shqipëria/ Rriten me 52% në shtator, kërkesat në BE arrijnë në 2130 në një muaj
Shifrat e muajit gusht “flisnin” për një rritje të ndjeshme të numrit të azilkërkuesve shqiptarë në Bashkimin Europian, si dhe një rikthim në nivelet e para......