Huatë me probleme zbresin në 6.35%/ Muaji i 9-të me radhë në rënie dhe niveli më i ulët në 13 vite

Treguesi i kredive me probleme është regjistruar në rënie për të 9-tin muaj me radhë gjatë tetorit, duke zbritur kështu pranë 6.35%, nga 6.49%. Ky tregues, një prej më të rëndësishmëve për shëndetin e sektorit financiar bankar vijon të qëndrojë kështu pranë niveleve historike minimale të 13 viteve të fundit. Performanca mjaft pozitive e ecurisë së këtij treguesi vjen gjithashtu pas dy krizave të njëpasnjëshme që goditën vendin tonë, atë të tërmetit të vitit 2019, si dhe atë të pandemisë, dhe shumë ekspertë ekonomie paralajmëruan për një rritje të ndjeshme të normës së kredive me probleme. Madje edhe vetë Banka e Shqipërisë nëpërmjet Guvernatorit Sejko, vetëm pak ditë më parë deklaroi se institucioni priste gjithashtu një rritje të ndjeshme të kësaj normë, pranë niveleve dyshifrore, deri në 15%. Duket se krejt e kundërta ka ndodhur, dhe besimi në sektorin bankar vijon të forcohet pas një performance të tillë. Mbi të gjitha, rënia konstante e këtij treguesi përgjatë një periudhe krize flet edhe për një aftësi të mirë paguese të huamarrësve në sektorin bankar në vendin tonë. Përmirësimi i treguesit ka vijuar edhe pas shfuqizimit të masave lehtësuese nga Banka e Shqipërisë në lidhje me pagesën e kësteve të huasë për ata që ishin në vështirësi si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia.
Sondazh

Inflacioni ngjitet në 3.1%/ Shifra më e lartë që prej vitit 2011. Ushqimet, 5.4% më të “kripura” se vjet
Inflacioni ka kapërcyer nivelin 3% gjatë nëntorit, tregojnë shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave. Kështu, norma e inflacionit gjatë nëntorit ka......

Biznesi i elektroshtëpiakeve/ Shqiptarët shpenzojnë 105 mln euro në vit në 4 kompanitë më të mëdha
“Scan Intelligence Unit” vijon sërish me analizën e tregjeve. Këtë herë në fokus vjen performanca financiare e kompanive të cilat operojnë në fushën e......

Rriten çmimet e prodhimit dhe ato të importit, - Me 4.3% dhe 3.3% gjatë tremujorit të tretë të vitit 2021
Instituti i Statistikave ka publikuar “Indeksin e çmimeve të prodhimit” që mat çmimet me të cilin ato hidhen në treg nga prodhuesit. Sipas INSTAT, në......

Rriten kostot e ndërtimit/ Në T3, 2.2% më të larta, falë materialeve dhe energjisë
Kostot e ndërtimit kanë shënuar rritje në tremujorin e tretë të vitit 2021, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë, por gjithashtu dhe krahasuar......

Personat me aftësi të kufizuar, 1 në 2 në rrezik varfërie, - Eurostat: Shqipëria me normën më të lartë në Europë
"Agjencia Europiane e Statistikave", ka publikuar raportin e rrezikut të varfërisë apo përjashtimit social, këtë herë për personat me aftësi të kufizuar. Këto......

Rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri/ Eurostat: Për familjet e varfëra, në rrezik 1 në 4 fëmijë, për ato me mirëqenie, 1 në 5
“Agjencia Europiane e Statistikave” ka bërë publik së fundmi një studim, i cili flet mbi varfërinë e të rriturve të sotëm si rrjedhojë e financave të prindërve......

Rekord i ri azilkërkuesish nga Shqipëria/ Rriten me 52% në shtator, kërkesat në BE arrijnë në 2130 në një muaj
Shifrat e muajit gusht “flisnin” për një rritje të ndjeshme të numrit të azilkërkuesve shqiptarë në Bashkimin Europian, si dhe një rikthim në nivelet e para......

Transporti ajror kalon nivelet e para pandemisë/ Në Tetor 2021, regjistrohen rreth 20 mijë pasagjerë më shumë se në 2019-ën
Të dhënat më të fundit të "Institutit të Statistikave" referuar shifrave të transportit tregojnë se në muajin Tetor të këtij viti shihet një rritje e numrit të......