Rriten kostot e ndërtimit/ Në T3, 2.2% më të larta, falë materialeve dhe energjisë

Kostot e ndërtimit kanë shënuar rritje në tremujorin e tretë të vitit 2021, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë, por gjithashtu dhe krahasuar me tremujorin pararendës, pra tremujorin e dytë të vitit 2021. Të dhënat e “Institutit të Statitikave”, mbi “Indeksin e kushtimit në ndërtim për banesa”, tregojnë së kosotot e ndërtimit janë rritur me 2.2% krahasuar me vitin 2020 dhe me 0.6% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021. Tremujori i tretë i këtij viti regjistron ndryshimin më të lartë vjetor që nga tremujori i tretë i vitit 2018-të.
Nëse do të flasim për ndryshimet vjetore të grupeve kryesore, krahasuar me të njejtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e kostove vërehet në grupin “Shpënzime materiale” me 2.9%. Ky grup pasohet nga “Kosto të tjera” me 2.4%, “Shpenzime për paga” me 2.1%, dhe “Shpenzime transporti” me 2%. Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale ndërtimi” shihet të ketë shënuar rritjen më të lartë.
Nga ana tjetër, po të flasim për ndryshimet tremujore të grupeve kryesore, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, rritja më e madhe e kostove vërehet në grupin, “Shpenzime energjie” me 1.3%, ndjekur nga “Shpenzime makinerie" me 1.1%. Rritje vërehet edhe në grupe të tjera si, “Shpenzime materiale” me 0.9%. Në ndryshimet tremujore të grupeve, shihet se ka grupe ku vërehet një rënie e kostove të ndërtimit. Këto grupe që kanë pësuar rënie për tremujorin e tretë të vitit 2021, krahasuar me tremujorin e dytë të po këtij viti janë: “Shpenzimet për paga”, “Shpenzime transporti” dhe “Kosto të tjera” me 0,3% secili.
Sondazh

Personat me aftësi të kufizuar, 1 në 2 në rrezik varfërie, - Eurostat: Shqipëria me normën më të lartë në Europë
"Agjencia Europiane e Statistikave", ka publikuar raportin e rrezikut të varfërisë apo përjashtimit social, këtë herë për personat me aftësi të kufizuar. Këto......

Rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri/ Eurostat: Për familjet e varfëra, në rrezik 1 në 4 fëmijë, për ato me mirëqenie, 1 në 5
“Agjencia Europiane e Statistikave” ka bërë publik së fundmi një studim, i cili flet mbi varfërinë e të rriturve të sotëm si rrjedhojë e financave të prindërve......

Rekord i ri azilkërkuesish nga Shqipëria/ Rriten me 52% në shtator, kërkesat në BE arrijnë në 2130 në një muaj
Shifrat e muajit gusht “flisnin” për një rritje të ndjeshme të numrit të azilkërkuesve shqiptarë në Bashkimin Europian, si dhe një rikthim në nivelet e para......

Transporti ajror kalon nivelet e para pandemisë/ Në Tetor 2021, regjistrohen rreth 20 mijë pasagjerë më shumë se në 2019-ën
Të dhënat më të fundit të "Institutit të Statistikave" referuar shifrave të transportit tregojnë se në muajin Tetor të këtij viti shihet një rritje e numrit të......

Cilat biznese po marrin më shumë kredi? Shifrat e tetorit, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me rritjen më të madhe
Shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë në lidhje me aktivitetin kreditues gjatë muajit tetor të këtij viti, tregojnë edhe ecurinë sipas sektorëve të......

Valuta “fryn” depozitat bankare/ Totali arrin në 1.194 trilionë lekë në tetor, falë monedhës së huaj
Totali i depozitave në paranë e gjerë në vendin tonë gjatë tetorit ka prekur shifrën e 1.194 trilionë lekëve, nga 1.186 trilionë lekë që ishte gjatë muajit......

Kreditimi prek rekorde të reja në tetor/ Rritet me 7.8%, shifra më e lartë në 5 vite. Por, sinjale ndryshimi vijnë nga kredia për blerje shtëpie
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se huaja re e sektorit bankar gjatë tetorit ka prekur vlerën e 22.6 miliardë lekëve, në rritje me 7.8%......

Sa vlejnë eksportet shqiptare? Deri në 10 herë më të shtrenjta se importi, për të njëjtin produkt
Shifrat e tregtisë së jashtme vijnë në dy dimensione, atë të vlerës dhe atë të peshës, nga ku mund të arrijmë edhe në përfundime të tjera, veç atyre të termave......