Trafiku, do të monitorohen 200 km rrugë - Balluku: Përfshihen 3 akse, të dhënat do shërbejnë edhe për projektet e ardhshme rrugore

Ola Mitre / SCAN
Në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut po kryhen punimet e fundit për instalimin e sistemeve kompjuterike, përmes së cilave do të kryhet monitorimi 24 orë në 7 ditë të javës i disa prej akseve rrugore kryesore të vendit. Do të nisë fillimisht monitorimi i 200 kilometrave të para ku përfshihet aksi rrugor Tiranë-Elbasan, i gjithë aksi nga Tirana deri në Vlorë, si dhe segmenti Vorë - aeroporti i “Nënë Tereza”, për të vijuar më tej edhe me segmentet e tjera rrugore.
“Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut, një nukël e re e cila do të përfshijë brenda saj 4 nga ministritë kryesore me agjencitë përkatëse që ndikojnë në trafikun rrugor shqiptar, por edhe në disa komponentë të tjerë që sigurisht kanë të bëjnë me sigurinë rrugore. Bëhet fjalë për një Qendër model, një Qendër moderne e cila do të kontrollojë trafikun në akset kombëtare. E kemi nisur me 200 kilometrat e parë dhe bëhet fjalë për akset më të rëndësishme”, - u shpreh Balluku.
Kjo Qendër do të ketë pjesë të saj punonjës nga ARRSH, DPSHTRR, Policia e Shtetit, Ministria e Mbrojtjes, AKSHI dhe Urgjenca Kombëtare, të cilët do të përpunojnë në kohë reale të gjitha të dhënat që do të vijnë përmes kamerave, që do të instalohen në disa nga pika kyçe të akseve rrugore. Ndërkohë që të dhënat e administruara prej saj do të shërbejnë edhe si një udhërrëfyes për projektet e ardhshme në infrastrukturën rrugore, si dhe do të evidentojë edhe pikat ku duhet ndërhyrë për të përmirësuar parametrat e sigurisë.
“I gjithë procesi që do të ndodhë këtu do të shërbejë edhe si një udhërrëfyes i bazuar në raporte, në data dhe në fakte, për të përmirësuar cilësinë e sistemit tonë rrugor dhe nga ana tjetër për të përmirësuar edhe të gjithë punën e njësive operacionale, qofshin këto të Policisë Rrugore apo të drejtorive rajonale të ARRSH-së. Kështu që këtu kemi disa komponentë të rëndësishëm që do të na ndihmojnë në punën tonë për të rritur sigurinë rrugore, por nga ana tjetër për të bërë investime në mënyrën e duhur dhe për të eliminuar të gjithë ato problematika që sot mund të ketë sistemi rrugor”, - tha Balluku.
Krahas punimeve në godinën e QKMT po punohet edhe në akset rrugore ko do të vendosen kamerat dhe monitorët.
Sondazh

Ҫelet ekspozita e fotografisё sociale nё galerinё “Gocat” - “Fondacioni Mane” mbёshtet komunitetin e artistёve
Saimira Dako/ SCAN Galeria e re e artit bashkëkohor në Tiranë, krijuar nga Fondacioni Mane, është tashmë një destinacion i rëndësishëm për artistët dhe ata......

Zhvillimi i turizmit nxiti konsumin e cigareve në vend - 257 ton, të zhdoganuara gjatë gushtit. Shuperka: Po importohen produkte të reja
Hamit Yzeiraj/ SCAN TV Shqiptarë të etur për të konsumuar cigare dhe turistë të huaj të shumtë në vend ka nxitur importin e cigareve në vend. (Grafik 1)......

Licencohen 198.6 MW energji diellore - Prodhimi i energjisë nga centralet fotovoltaike, 8 licenca të reja gjatë vitit 2024
Ola Mitre / SCAN Viti 2024 ka shënuar zhvillime në drejtim të licencave të dhëna për prodhimin e energjisë nga dielli dhe kapacitetit që pritet të......

Administrata publike bëhet më e “lakmuar” - Rritet numri i të punësuarve. Cilat institucione kanë shtuar staf?
Elisabeta Dosku/ SCAN Administrata publike është “rritur” me mbi 600 punonjës që nga muaji shkurt i këtij viti. Në aktin normativ të miratuar së fundmi nga......

Shpallet lista e fituesve të subvencioneve në bujqësi - Nga mbi 15 mijë aplikantë që kaluan fazën e parë, financohen rreth 4300 fermerë
Elisabeta Dosku/ SCAN Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka shpallur listën përfundimtare të aplikantëve që do të përfitojnë mbështetje me......

“Filtër kontrolli klientëve të subjekteve financiare jobanka” - Sejko: Kemi rishikuar rregulloren e riskut operacional. Synojmë uljen e normës së interesit
Ledina Elezi/SCAN Banka e Shqipërisë ka parashikuar kontrolle më të rrepta ndaj institucioneve financiare jobanka dhe klientëve të tyre. Si rezultat i......

Prodhimi vendas, më i shtrenjtë se importi - Energjia, faktori kryesor për luhatjen e kostove në tremujorin e dytë
Armela Duka/ SCAN Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, dy tregues kryesorë, Indeksi i Çmimit të Prodhimit dhe Indeksi i Çmimit të Importit, janë......

Rritet konsumi nga familjet shqiptare - BSH: Të ardhurat nga turizmi dhe investimet e reja ndikuan në zhvillimin ekonomik
Ledina Elezi/SCAN Veprimtaria e sistemit financiar ka pasur një ecuri pozitive në gjysmën e parë të këtij viti. Pavarësisht efektit të mbiçmimit të kursit......