Licencohen 198.6 MW energji diellore - Prodhimi i energjisë nga centralet fotovoltaike, 8 licenca të reja gjatë vitit 2024

Ola Mitre / SCAN
Viti 2024 ka shënuar zhvillime në drejtim të licencave të dhëna për prodhimin e energjisë nga dielli dhe kapacitetit që pritet të instalohet nga ndërtimi i parqeve. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, të përpunuara nga TV SCAN, deri në fund të muajit gusht janë licencuar 8 kompani, teksa kapaciteti total për projektet e tyre është 198.6 MW.
Ky trend ndjek atë të 2 viteve të fundit, që është karakterizuar nga një rritje e numrit të kompanive të licencuara në prodhimin e energjisë elektrike nga dielli. Kjo, duke qenë se gjatë vitit 2023 u dhanë 9 licenca për një kapacitet total prej 102 MW, ndërsa gjatë vitit 2022 u licencuan 15 kompani për projekte me kapacitet të instaluar të parashikuar prej 225.143 MW. Licencimi i tyre erdhi pas periudhës 3 - vjeçare 2019-2021 kur nuk u dha asnjë licencë e re. Licencat e para për prodhimin e energjisë nga dielli u dhanë në vitin 2018, ndërsa aktualisht numërohen 44 kompani.
Dhënia e këtyre lejeve merr një rëndësi të veçantë në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, duke qenë se aktualisht vendi është i varur thuajse tërësisht nga energjia ujore. Gjithsesi, në muajt e fundit është shënuar një rritje e lehtë energjisë së prodhuar nga centralet diellore. Sipas të dhënave të fundit të disponueshme nga INSTAT, në 3-mujorin e dytë të vitit impiantet fotovoltaike gjeneruan 6.8% të energjisë totale.
Sondazh

Administrata publike bëhet më e “lakmuar” - Rritet numri i të punësuarve. Cilat institucione kanë shtuar staf?
Elisabeta Dosku/ SCAN Administrata publike është “rritur” me mbi 600 punonjës që nga muaji shkurt i këtij viti. Në aktin normativ të miratuar së fundmi nga......

Shpallet lista e fituesve të subvencioneve në bujqësi - Nga mbi 15 mijë aplikantë që kaluan fazën e parë, financohen rreth 4300 fermerë
Elisabeta Dosku/ SCAN Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka shpallur listën përfundimtare të aplikantëve që do të përfitojnë mbështetje me......

“Filtër kontrolli klientëve të subjekteve financiare jobanka” - Sejko: Kemi rishikuar rregulloren e riskut operacional. Synojmë uljen e normës së interesit
Ledina Elezi/SCAN Banka e Shqipërisë ka parashikuar kontrolle më të rrepta ndaj institucioneve financiare jobanka dhe klientëve të tyre. Si rezultat i......

Prodhimi vendas, më i shtrenjtë se importi - Energjia, faktori kryesor për luhatjen e kostove në tremujorin e dytë
Armela Duka/ SCAN Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, dy tregues kryesorë, Indeksi i Çmimit të Prodhimit dhe Indeksi i Çmimit të Importit, janë......

Rritet konsumi nga familjet shqiptare - BSH: Të ardhurat nga turizmi dhe investimet e reja ndikuan në zhvillimin ekonomik
Ledina Elezi/SCAN Veprimtaria e sistemit financiar ka pasur një ecuri pozitive në gjysmën e parë të këtij viti. Pavarësisht efektit të mbiçmimit të kursit......

Balluku inspekton Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut: Do të nisim me monitorimin e 200 kilometrave të parë
Në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut po kryhen punimet e fundit për instalimin e sistemeve kompjuterike, përmes së cilave do të kryhet monitorimi 24......

Kriza klimatike, vapë rekord në gusht - Rritja e temperaturave ka krijuar një situatë “alarmante”
Kristi Ceta/ SCAN Rekordet e të nxehtit të regjistruara në gusht kanë krijuar një situatë alarmante, është shprehur kreu i Organizatës Botërore......

"IA” që mund të dëgjojë nëse jeni i sëmurë - HeAR, i trajnuar me 300 mln pjesë audio për të dalluar sëmundjet
Kristi Ceta/ SCAN Një model i ri i inteligjencës artificiale, që po zhvillohet nga Google, mund ta bëjë diagnostikimin e tuberkulozit dhe sëmundjeve të......