Europa Postuar më 31 Maj 2023, 10:14

“Tkurren” pagat reale në Gjermani - Inflacioni në vend mbetet i lartë

Nga SCAN TV
“Tkurren” pagat reale në Gjermani - Inflacioni në vend

Inflacioni i lartë në Gjermani dhe pse u duk se justifikoi rritjen e pagave në ekonominë më të madhe të Europës, në fakt bëri që pagat reale të bien me 2.3% në tre muajt e parë të këtij viti. Të dhënat u konfirmuan nga Zyra Federale e Statistikave  - Destatis.

Pagat nominale në Gjermani u rritën me 5.6 % nga viti në vit në tremujorin e parë të 2023 - shit, rritja më e madhe që nga 2008, sipas të dhënave më të fundit të Destatis.

Megjithatë, ashtu si në vitin 2022, pagat nuk po rriteshin aq shpejt sa për të vazhduar me inflacionin, dhe si rezultat, pagat reale në vend ranë me 2.3 % në tremujorin e parë të këtij viti.

Ekspertët parashikojnë se me inflacion kaq të lartë në fillim të vitit, pagat reale mesatare mund të bien më tej në vitin 2023, i cili do të ishte viti i katërt radhazi i rënies së të ardhurave reale në Gjermani.

Në Gjermani, ashtu si në vendet e tjera të Europës, negociatat e marrëveshjeve kolektive dhe grevat kanë paralizuar vazhdimisht vendin gjatë muajve të fundit. Punonjësit e hekurudhave, për shembull, kërkojnë 12 % rritje page, ose një rritje prej 650 euro në muaj.

Ekziston rreziku që kërkesat e tepërta të pagave dhe rritja prej 12 % do të nxisë inflacionin edhe më tej dhe se spiralja e çmimit të pagave do të vazhdojë të rrotullohet në mënyrë të pashmangshme, sipas paralajmërimeve të ekspertëve.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat