Bota Postuar më 31 Maj 2023, 10:02

Nafta humb mbi 4%, bie drejt 73 USD - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës

Nga SCAN TV
Nafta humb mbi 4%, bie drejt 73 USD - Investitorët, të shqetësuar

Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e konsiderueshme të një dite më parë. Në fokus të tregjeve është votimi i projektiligjit për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 73 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 69 dollarë për fuçi. Në sesionin e kaluar, të dyja kontratat ranë me mbi 4%.

Gjatë këtij muaji, ndërkohë, nafta Brent ka rënë me rreth 7% dhe nafta Bruto me rreth 9%. Gjithashtu, në fokus të tregjeve është edhe takimi i OPEC+, që zhvillohet më 4 qershor. Ndërkohë që marrëveshja e tavanit të borxhit ka nxitur blerjen e aktiveve me risk, prodhuesit kryesorë të naftës do të takohen më 4 qershor dhe është e paqartë nëse do të ulin sërish kuotat e prodhimit, për shkak të një rënie të përgjithshme të çmimeve, që nga mesi i prillit.

Për më tepër, pritshmëritë janë që normat e interesit të SHBA të rriten më tej, duke ulur potencialisht rritjen ekonomike dhe rrjedhimisht kërkesën për naftë. Gjatë ditëve të fundit, Rusia është shprehur kundër propozimit të Arabisë Saudite për të ulur më tej kuotat e prodhimit, në takimin e javës së ardhshme.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat