Euro “zhyt” edhe kreditimin - Huaja e re bie në prill, për biznesin dhe për individët

Kreditimi është ngadalësuar ndjeshëm gjatë muajit prill të këtij viti, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë në lidhje me huadhënien e sektorit bankar. Gjatë muajit prill janë dhënë në total 22.7 miliardë lekë kredi e re, në të gjitha valutat, nga 27.9 miliardë lekë që ishte kjo shifër në mars, në rënie me 18.6%. Edhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kredia e re rezulton në rënie, me 3.4%. Në prill të vitit 2022 bankat jepnin 23.5 miliardë lekë kredi të re. Madje, shifrat e analizuara nga “Scan Intel” tregojnë se niveli i kreditimit në prill të këtij viti është edhe më i ulët se në muajt prill të viteve 2017 dhe 2018.
Ajo që bie në sy nga shifat është fakti se kreditimi regjistrohet në rënie për të dy segmentet kryesore, biznesin dhe individët. Sa i përket kredisë së re për biznesin, gjatë muajit prill regjistrohet në 13.9 miliardë lekë, nga 15.6 miliardë lekë në muajin mars dhe 15.9 miliardë lekë gjatë prillit të vitit të kaluar. Në terma vjetorë rënia fiksohet pranë 13.6%, sinjalizonë shifrat.
Sa i përket kredisë së re për individët, gjatë prillit bankat kanë dhënë 6.3 miliardë lekë, nga 8.8 miliardë lekë në marsin e këtij viti, apo 7.3 miliardë të prillit të vitit të kaluar. Në terma vjetorë rënia fiksohet pranë 13.7%. Tkurrja e kreditimit gjatë muajit të kaluar duket të jetë me ritme të njëjta si për biznesin ashtu edhe për individët, sinjalizojnë shifrat.
Por, ndryshe duket situata sa i përket kredisë së re sipas monedhës. Kredia e re në lekë fiksohet pranë 13.4 miliardë lekëve, në rritje si në terma mujorë ashtu edhe në terma vjetorë. Në mars të këtij viti, kredia e re në lekë fiksohej pranë 11.5 miliardë lekëve ndërsa në prillin e vitit 2022 pranë 10.7 miliardë lekëve. Goditjen kreditimit duken se i`a ka dhënë euro. Kredia e re në euro ka zbritur në vetëm 8.6 miliardë lekë në prill, nga 16.4 miliardë lekë në mars, apo 11.9 milardë në prill të vitit të kaluar. Kreditimi në euro ka prekur nivelin më të ulët që prej janarit të vitit të kaluar. Rënia e ndjeshme e kredisë së re në euro mund t`i atribuohet edhe konvertimit në lekë për arsye të statistikave publike, por nuk mund ta justifikojë tërësisht.
Me rënien e ndjeshme të euros në tregun vendas, që ka prekur nivele rekord minimale gjatë dy muajve të fundit, duket se është ngadalësuar edhe kërkesa por edhe oferta për kredi në monedhën e përbashkët europiane. Madje, edhe kredia e re për blerje banese ka regjistrur rënie të konsiderueshme gjatë prillit, pranë 3.2 miliardë lekëve, nga 5 miliardë lekë në mars, apo 3.8 miliardë lekë në prillin e vitit të kaluar.
Roel Korkuti/SCAN
Sondazh

Institucionet, 90 mld lekë dëm ekonomik buxhetit - KLSH: Parregullsitë në përdorimin e fondeve publike, shkelje të disiplinës buxhetore
Mbi 90 mld lekë është dëmi ekonomik dhe efeketet negative për shkak të parregullsive, të shkaktuara nga institucionet publike, gjatë vitit 2022. Konstatimi......

Ligji i ri i sigurimeve, dëmet u paguan më shpejt - Raporti i AMF për vitin 2022, aktivet neto të pensionve private arritën 5.7 mld lekë
Në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, Kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Ervin Mete, prezantoi raportin e veprimtarisë së institucionit që ai......

Drejtori i AMF te “Ekonomia”: Fondet e investimit iu kthyen rritjes, nuk pati probleme likuiditeti
Drejtori i Përgjithshëm i AMF-së Ervin Mete prezantoi Raportin Vjetor të institucionit te Komisioni i Ekonomisë, ku edhe iu përgjigj pyetjeve të deputetëve. Në......

Pse një parcelë e zbrazët rëre u shit për një rekord prej 34 milionë dollarë?!
Ka shumë gjëra që mund të blini për 34 milionë dollarë. Në pjesë të ndryshme të botës, kështjella të larta, mega pallate buzë plazhit ose prona madhështore që......

Këto qytete pak të njohura janë disa nga pikat më të bukura të Mesdheut!
Bregdeti i Egjeut të Turqisë është personifikimi i verës. Të banuara nga një komunitet kryesisht grek nën Perandorinë Osmane përpara krijimit të republikës......

Pemët diellore që së shpejti mund të karikojnë makinën tuaj!
Pemët metalike me një tendë prej shtatë metrash panelesh diellore që prodhojnë energji elektrike mund të vijnë së shpejti në parkingjet e makinave dhe qendrat......

A ka nevojë Europa të shpallë një 'ekonomi lufte’'?
Termat e këmbyeshëm "ekonomia e luftës" ose "ekonomia e kohës së luftës" sjellin në mendje masa dramatike nga ditët e errëta të shkuara: Qeveritë......

Franca inauguron të parën nga katër gjigafabrikat e baterive në veri të vendit!
Franca do të përurojë të martën një gjigafabrikë për prodhimin e baterive, e para nga katër fabrikat e tilla që kompanitë europiane dhe aziatike planifikojnë......