Drejtori i AMF te “Ekonomia”: Fondet e investimit iu kthyen rritjes, nuk pati probleme likuiditeti

Drejtori i Përgjithshëm i AMF-së Ervin Mete prezantoi Raportin Vjetor të institucionit te Komisioni i Ekonomisë, ku edhe iu përgjigj pyetjeve të deputetëve. Në lidhje me ecurinë e tregjeve, ai theksoi se të dhënat e muajve të parë të vitit 2023 tregojnë se fondet e investimit i janë rikthyer rritjes, pas ndikimeve të vitit të kaluar, të ardhura kryesisht si pasojë e zhvillimeve të tregjeve ndërkombëtare dhe rritjes së normës bazë të interesit. Investimet u orientuan drejt titujve të Qeverisë, ku gjatë vitit 2022 blerjet e individëve arritën në 49.6 miliardë lekë, me një rritje rekord prej 216% krahasuar me një vit më parë.
Ndërsa sa i përket tregut të sigurimeve, Drejtori i AMF tha se se në fund të vitit 2022, në tregun e sigurimeve, dëmet e paguara në numër ishin në nivelin më të lartë historik. Pagesat e dëmeve sollën një ulje të ndjeshme të numrit të dëmeve pezull, të cilat arritën në 13.4% të gjithë dëmeve të trajtuara nga shoqëritë e sigurimit, shifra më e ulët historike. Referuar impaktit të ligjit të ri të sigurimit të detyrueshëm motorik, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv përmendi uljen e mëtejshme të komisioneve të ndërmjetësimit deri në një mesatare prej 16%, daljen e Byrosë së Sigurimeve nga monitorimi 10-vjeçar i Këshillit të Byrove, kryesisht si pasojë e përmirësimeve ligjore, pagesën e dëmeve Fond Kompensimi në rreth 87% të rasteve përmes siguruesit të drejtpërdrejtë me procedura më të përshpejtuara, si edhe përdorimin në rreth 23% të rasteve të dëmeve të Raportit Evropian të Aksidenteve.
Në tregjet e kapitalit, Mete veçoi emetimin e parë me ofertë publike të një shoqërie tregtare në Bursë si një moment të rëndësishëm, i cili mund t’i hapë rrugën edhe emetimeve të tjera në të ardhmen. Zgjerimi i shërbimeve të investimit të subjekteve që operojnë në tregun e kapitaleve, si edhe rritja e mëtejshme e emetimit të obligacioneve me ofertë private janë sinjale pozitive për zhvillimin e mëtejshëm të këtij tregu.
Drejtori u ndal edhe te zhvillimet sa i përket procesit të negociatave, ku tha se gjatë takimeve Bilaterale, ekspertët e Komisionit Evropian vlerësuan progresin e bërë në kuadër të përafrimit me Direktivat Evropiane dhe angazhimet e marra për plotësimin e rekomandimeve në Kapitullin 9, të drejtuar nga Autoriteti.
Më tej, Drejtori i Përgjithshëm evidentoi avancimin e bërë nga Autoriteti në vlerësimin e bërë nga Organizata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve në Sigurime (IAIS) mbi përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare. Në raportin e grupit të vlerësimit, rezulton se niveli i përputhshmërisë është rritur në 77.9%, krahasuar me 47.4% që ishte mesatarisht në vlerësimin e fundit që është bërë nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në vitin 2014. Në vitin 2022, AMF u bë rregullatori i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që aderon në Memorandumin Shumëpalësh të Mirëkuptimit të IAIS për shkëmbim informacioni dhe mbikëqyrje efektive në sigurime.
SCAN

Pse një parcelë e zbrazët rëre u shit për një rekord prej 34 milionë dollarë?!
Ka shumë gjëra që mund të blini për 34 milionë dollarë. Në pjesë të ndryshme të botës, kështjella të larta, mega pallate buzë plazhit ose prona madhështore që......

Këto qytete pak të njohura janë disa nga pikat më të bukura të Mesdheut!
Bregdeti i Egjeut të Turqisë është personifikimi i verës. Të banuara nga një komunitet kryesisht grek nën Perandorinë Osmane përpara krijimit të republikës......

Pemët diellore që së shpejti mund të karikojnë makinën tuaj!
Pemët metalike me një tendë prej shtatë metrash panelesh diellore që prodhojnë energji elektrike mund të vijnë së shpejti në parkingjet e makinave dhe qendrat......

A ka nevojë Europa të shpallë një 'ekonomi lufte’'?
Termat e këmbyeshëm "ekonomia e luftës" ose "ekonomia e kohës së luftës" sjellin në mendje masa dramatike nga ditët e errëta të shkuara: Qeveritë......

Franca inauguron të parën nga katër gjigafabrikat e baterive në veri të vendit!
Franca do të përurojë të martën një gjigafabrikë për prodhimin e baterive, e para nga katër fabrikat e tilla që kompanitë europiane dhe aziatike planifikojnë......

Importe saudite të naftës nga Rusia - Eksportet drejt Singaporit shënojnë rekord të ri
Eksportuesi kryesor i naftës së papërpunuar, Arabia Saudite, po shënon fitime rekord nga rafinimi duke importuar sasi të paprecedentë të naftës së lirë ruse......

Befason ekonomia zvicerane - Rritja në 3-mujorin e parë regjistroi ritme më të shpejta se parashikimet
Ekonomia zvicerane u rrit me një normë më të shpejtë se sa pritej në fillim të vitit, sipas të dhënave zyrtare të konfirmuara nga qeveria. Kjo e mbështetur nga......

60% e profesioneve nuk kërkojnë diplomë universiteti - Kompanitë në SHBA ofrojnë paga të larta deri në 167 mijë dollarë në vit
Sipas një sondazhi të fundit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, numri i vendeve të punës që kërkojnë ndonjë diplomë tjetër përveç diplomës së shkollës së......