Importe saudite të naftës nga Rusia - Eksportet drejt Singaporit shënojnë rekord të ri

Eksportuesi kryesor i naftës së papërpunuar, Arabia Saudite, po shënon fitime rekord nga rafinimi duke importuar sasi të paprecedentë të naftës së lirë ruse dhe nga ana tjetër duke dërguar sasi rekord në Singapor, ku karburanti mund të arrijë marzhe më të larta. Lajmi është konfirmuar nga të dhënat e gjurmimit të anijeve.
Pasi Bashkimi Europian ndaloi importet e produktit të naftës në shkurt si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës nga Moska, Rusisë iu desh të devijonte vëllimet e shitura në Europë, më parë tregu kryesor i produkteve të saj.
Tregtarët dhe analistët thanë se një situatë e tillë i lejoi gjigantit shtetëror të naftës ‘Saudi Aramco’ të rriste importet e tij në Singapor në nivele rekord, si dhe të fitonte më shumë para Lindje sesa në Europë.
Shefja e analizës së Vortexa për rajonin e Azi - Paqësor, Serena Huang tha se Singapori aktualisht ka furnizim relativisht të ulët me naftë për shkak të mirëmbajtjes së rafinerisë rajonale, ndërsa furnizimet në Lindjen e Mesme janë në rritje, duke ofruar mundësi arbitrazhi në vend për tregtarët që kërkojnë të lëvizin ngarkesën që mund të prodhojë Singapori.
Arabia Saudite brenda muajit maj importoi 500 mijë ton - 3.7 milionë fuçi ose më shumë naftë ruse, ku pjesa më e madhe e saj mbërriti në Ras Tanura, ku ndodhet një rafineri saudite Aramco.
Në të njëjtën kohë, nafta që vjen në Singapor nga Arabia Saudite është vendosur të arrijë në 400 mijë tonë - një nivel i paprecedentë. Burimet thanë se një rritje në furnizimet saudite mund të kompensojë stoqet e Singaporit pasi eksportet nga Azia verilindore bien gjatë sezonit të riparimit të rafinerisë midis majit dhe korrikut.
Sidoqoftë, është e paqartë nëse Arabia Saudite po ruante një pjesë të prodhimit të saj dhe në vend të kësaj po dërgonte shumicën e furnizimeve ruse përmes tregtisë së shkëmbimit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Befason ekonomia zvicerane - Rritja në 3-mujorin e parë regjistroi ritme më të shpejta se parashikimet
Ekonomia zvicerane u rrit me një normë më të shpejtë se sa pritej në fillim të vitit, sipas të dhënave zyrtare të konfirmuara nga qeveria. Kjo e mbështetur nga......

60% e profesioneve nuk kërkojnë diplomë universiteti - Kompanitë në SHBA ofrojnë paga të larta deri në 167 mijë dollarë në vit
Sipas një sondazhi të fundit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, numri i vendeve të punës që kërkojnë ndonjë diplomë tjetër përveç diplomës së shkollës së......

Reforma tatimore në Itali - Parlamenti pritet ta miratojë këtë verë
Lamtumirë taksës së automjeteve të luksit dhe taksë e sheshtë për profesionistët nën 35 vjeç. Qeveria në Itali synon miratimin e parë në parlament për ligjin......

Aksion kundër piraterisë IPTV - Bllokohen 300 servera, të cilët vidhnin edhe kanalet e DigitAlb!
Në kuadër të procesit të veprimeve kundër piraterisë televizive, nga organet ligjzbatuese në Evropë, udhëhequr nga Interpol, së fundmi është ndërmarrë një......

Nafta, e qëndrueshme pranë 77 USD - Në fokus, tavani i borxhit në SHBA dhe takimi i OPEC+
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa në fokus të tregjeve është votimi i marrëveshjes për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA, që......

Blerje pa taksa për të huajt në Britani? - “Taksa turistike” po redukton të ardhurat në Mbretërinë e Bashkuar
Ekspertët paralajmërojnë se "taksa turistike" shumë e kritikuar në Britaninë e Madhe po bën që vizitorët e huaj të marrin më pak para’ kur janë në Mbretërinë e......

Dollari, i qëndrueshëm në nivelin më të lartë në 2 muaj - Në fokus të tregjeve votimi i tavanit të borxhit në kongresin amerikan
Dollari amerikan po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare dhe po tregtohet në nivelin më të lartë......

Bursat europiane, në rënie - Fokusi te tavani i borxhit, disa republikanë kundërshtojnë marrëveshjen
Tregjet europiane janë hapur në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa fokusi është te zhvillimet në SHBA, në lidhje me tavanin e borxhit. Indeksi......