Europa Postuar më 30 Maj 2023, 09:58

Bursat europiane, në rënie - Fokusi te tavani i borxhit, disa republikanë kundërshtojnë marrëveshjen

Nga SCAN TV
Bursat europiane, në rënie - Fokusi te tavani i borxhit, disa

Tregjet europiane janë hapur në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa fokusi është te zhvillimet në SHBA, në lidhje me tavanin e borxhit. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.1%, ndërsa sektori bankar kryeson humbjet, në rënie me 0.7%. Një grup ligjvënësish republikanë nga e djathta ekstreme e partisë thanë të hënën se do të kundërshtonin marrëveshjen e arritur nga Presidenti Joe Biden dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Kevin McCarthy gjatë fundjavës.

Tashmë do të nevojiten manovra politike për të kaluar projektligjin në Dhomën e Përfaqësuesve, që kontrollohet nga republikanët dhe në Senat, i cili kontrollohet nga demokratët, përpara afatit të 5 qershorit. Diku tjetër në sferën politike, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri thirrje për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme që do të mbahen më 23 korrik, pasi Partia Socialiste në pushtet, pësoi humbje të mëdha në zgjedhjet rajonale.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat