Shqipëria Postuar më 29 Maj 2023, 14:54

Ndryshojnë kriteret për programet e strehimit - Ligji i ri në Kuvend, debate për sipërfaqen që duhet të japin ndërtuesit

Nga SCAN TV
Ndryshojnë kriteret për programet e strehimit - Ligji i ri në

Ndryshimet në ligjin “Për strehimin social” parashikojnë që aplikues për programet e strehimt mund të jenë familjet, ku njëri nga partnerët nuk është më shumë se 38 vjeç.

Gjatë prezantimit në komisionin parlamentar të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, ministrja Delina Ibrahimaj foli dhe për programet e reja të strehimit, sikur është kredia e butë për punonjësit e administratës publike.

Ndërkaq, deputetët e opozitës kundërshtuan parashikimet e reja për sipërfaqen që duhet të japin ndërtuesit, me qëllim krijimin e fondit të banesave sociale, pasi sipas tyre reduktohet ndjeshëm sipërfaqja, që jepet për këtë qëllim.

Gjatë diskutimeve, Ibrahimaj tha se aktualisht nuk dihet numri I familjeve të pastreha, ndërkohë që sipas Vasilit kjo situatë është e pazakontë, pasi ligji duhet të bazohet në shifra konkrete për të orientuar qëllimin dhe politikat përkatëse.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat