Shqipëria Postuar më 29 Maj 2023, 14:52

“Kompensimi i pronave, brenda vitit 2026” - Drejtori i ATP, Geraldo Durdaj: Kemi rreth 8 mijë dosje për njohje pronësie

Nga SCAN TV
“Kompensimi i pronave, brenda vitit 2026” - Drejtori i ATP, Geraldo

Brenda vitit 2024, Agjencia e Trajtimit të pronave duhet të japë vendim për  njohjen ose jo të pronësisë së tokës për rreth 8 mijë dosje. Pas vendimit të fundit të qeverisë, proceduarat e kompensimit pritet të mbyllen deri në fund të vitit 2026.

I ftuar në emisionin scAn Update, drejtuesi i Agjencisë së trajtimit të pronave, Geraldo Durdaj tha se aktualisht janë 5 mijë e 400 dosje në shqyrtim. Ndërkohë ai 1522 dosjet që janë në gjykatë, pas pezullimit të procesit nga gjykata kushtetuese, ai fton qytetarët t’i risjellin në agjenci.

Kompensimi i pronave do të bëhet nëpërmjet dy mënyrave, atë financiare dhe fizike Aktualisht fondi i miratuar për kompensim financiar është 116.15 miliardë lekë. Sipas Durdajt për kompensimin fizik janë në dispozicion rreth 7.1 hektarë tokë e lirë.

Qarqet Gjirokatës, Elbasan, Berat dhe Korçë janë katër qarqet me tokat e lira për kompensimin fizik.

Ligji për pronat ndryshoi në nëntor 2022 dhe me vkm-t e fundit pritet të bëhet I  mundur zbatimi I tij në praktikë, duke mbyllur kështu problemin 30-vjeçar të pronave në shqipëri. Vendimet plotësojnë ligjin e pronës, që u kthye pas nga Gjykata Kushtetuese, pas vendimit të marrë në Strasburg.

Blerta Lata/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat